Rrethi DELVINE
Rrethi Delvine ben pjese ne qarkun Vlore dhe
eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Delvine; KOMUNA Qender
Delvine: Bamatat, Vllahat, Rusan, Lefterhor, Kakodhiq, Sopot, Stjar, Vane;
KOMUNA Finiq: Finiq, Buronje, Çlirim, Vrion, Karahaxhe, Bregas, Blerimas;
KOMUNA Mesopotam: Mesopotam, Kardhikaq, Pece, Muzine, Dhrovjan, Krongj,
Bistrice, Velahove, Livine, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Krane, Ardhasove;
KOMUNA Vergo: Vergo, Tatzat, Kalase, Fushe Verri, Senice, Kopaçez, Qafe Dardhe,
Bajkaj.
· Kalaja në qytetin e
Delvinës.
·
Qyteti antik Foenike në
fshatin Finiq (Qyteti i poshtëm). Ishte qyteti më i pasur, më
i fortifikuar dhe më i fuqishëm në gjithë Epirin. Finiqi shtrihet mbi
platformën e një kodre të përzgjatur, rreth 2 km dhe me gjerësi rreth 420 m.
Fortifikimet ndahen në tri grupe kryesore, që i
përgjigjen dhe konfiguracionit të terrenit në rrafshin e sipërm të kodrës.
Akropoli zë një gjatësi prej 650 m, duke filluar nga skaji lindor. Pas tij
vazhdon dhe për 500 m zgjerimi i akropolit. Një mur i gjatë mbronte anën jugore
të kodrës, duke përfshirë kështu pjesën kryesore të qytetit të fortifikuar,
ndërsa një mur i katërt, më i gjati, rrethonte krejt konturin natyror të
plaformës së kodrës me një gjatësi prej 5 km. Gjerësia e mureve është 3,10 m. I
gjithë ky sistem fortifikimi nuk u realizua në një kohë, por edhe pas
përfundimit të tij pati riparime të pjesshme të mureve. Këto periudha të
ndryshme ndërtimi pasqyrohen në stilet e murëzimit dhe në teknikën e përdorur
për ndërtimin e tyre. Kështu kemi mure të stilit trapezoidal dhe drejtkëndësh. Nga këto të fundit, faza më e
vonë është realizuar me blloqe me përmasa më të vogla. Në muret me blloqe
drejtkëndëshe janë përdorur dy teknika ndërtimi. Në fortifikimet e Finiqit të
bien në sy disa trakte muresh të ndërtuara me blloqe drejtkëndëshe gjigante,
ku përmasat e një guri arrijnë gjatësinë 3,20 m,
lartësinë 2,20 m dhe trashësi 1,60 m. (4)
· Kisha e Manastirit të
Sh. Kollit në Mesopotam.
· Kalaja e Skllapuas në
fshatin Vergo.
·
Varret (Varoshi) në
fshatin Vergo.
·
Ura e gurtë e Tatzatit
mbi lumin e Kalasë, nën shkëmbin pranë fshatit Tatzat - Rrëzomë -
Delvinë.
·
Ura e Çines mbi lumin
Kalasë ndërmjet fshatrave Tatzat dhe kalldrëmi pranë tij në të majtë fshati
Rrëzomë - Delvinë.
·
Ura e Jesir ndërmjet
Lagjes Qendër dhe Fshatari në Rrëzomë.
·
Tempuli antik në Dobër
afër Livadhjasë, Delvinë.
· Kompleksi urbanistik në
Lagjen Lejla Malo në qytetin e Delvinës.
·
Kisha e Sh. Janit në
rrethin e Delvinës.
·
Kisha e Sh.Kollit në
fshatin Dhrovjan i Sipërm.
·
Shtëpia e Vasil Zhupës në fshatin Dhrovjan i
Sipërm.
·
Shtëpia e Evro e Amalia Koçolenit në fshatin Dhrovjan
i Sipërm.
·
Shtëpia e Jorgji e Koço Agorës në fshatin Dhrovjan i
Sipërm.
·
Xhamia Gjin Aleksit në fshatin
Rusanj.
·
(Per te tjerat shih: Sarande)
Gjithashtu gjenden edhe shumë
monumente natyre(3), shume të bukura për t’u vizituar, që janë:
· Rrapi i Muzines
· Rrepet e Rusanit
· Rrepet e Delvines
· Pylli i Lefkes
(Delvine)
· Pylli i Bushecit
· Valanishtet e
Dhrovjanit
· Rrapi i Kalase
· Melleza e Rezomes
· Fosilet e Lerfterhorit
· Bokerimat e Muzines
· Karsti i Delvines
· Rriga e Gjarperit
· Karsti i Bashajve
· Karsti i Gorjanit
· Shpella e Tatzanit
· Ujevara e Kardhikaqit
· Burimi karstik i Oknos
· Syri i kalter
Në
këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së
Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare.
·
Syri i
Kaltër, me sip. 180.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se III me VKM nr.102,
datë 15.01.1996
·
Rrëzomë,
me sip.1,400.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me VKM nr.102, datë
15.01.1996
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.