POGRADEC

 

Rrethi POGRADEC

Rrethi Pogradec ben pjese ne qarkun Korçe dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Pogradec; KOMUNA Udenisht: Udenisht, Memlisht, Çervenake, Piskupat, Lin, Buqez; KOMUNA Buçimas: Buçimas, Tushemisht, Peshkepi, Gurras, Geshtenjas, Remaj, Verdove, Bahçallek: KOMUNA Çerrave: Çerrave, Blace, Bletas, Alarup, Grapovice, Nishavec, Kodras, Leshnice, Lumas, Pretushe, Qershize; KOMUNA Dardhas: Dardhas, Stropcke, Prenisht, Derdushe, Osnat, Lekas, Nice, Sterkanj, Grunjas; KOMUNA Trebinje: Trebinje, Çezme e Madhe, Çezme e Vogel, Hondisht, Selce e Siperme, Llenge, Plenisht, Hoshtece, Zemce, Potgozhan, Maline, Kalivaç, Pevelan, Dunice, Guri i Bardhe; KOMUNA Proptisht: Proptisht, Rodokal Siper, Rodokal Poshte, Homezh, Slabinje, Somotine, Kriçkove, Selce e Poshtme, Homçan, Verri, Golik, Slatine, Baribardhe, Selishte, Zalltore; KOMUNA Velçan: Velçan, Buzahishte, Shpelle, Bishnice, Jolle, Losnik, Laktesh, Senishte.

· Kalaja në qytetin e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V p.e.s., ndërsa në shek. IV p.e.s. u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme. Enkelejtët kanë qenë fisi që kanë jetuar brenda mureve të kalasë. (5)

· Kalaja në fshatin Bllacë. 

· Kalaja në fshatin Zemçë. 

· Gradishta në fshatin Selcë e Poshtme.  Në bregun e djathtë të lumit Shkumbin në një lartësi prej 1040 m mbi nivelin e detit, shtrihen rrënojat e qytetit antik të Pelionit dhe nekropolit shoqërues me pese varret monumentale te antikitetit. Nga shek IV - I p.e.s. qyteti u be rezidenca mbreterore te mbretërve ilire dhe për këtë arsye, ndoshta edhe një qendër e rëndësishme politike dhe ekonomike. Zbulimet arkeologjike nxorren ne drite 5 varre monumentale mbretërore të vendosura në bazë të Akropolit, gdhendur në shkëmb, qe flasin per nje shoqeri me nivel te larte ekonomiko - kulturor te shekullit IV-III p.e.s.. Ketu mendohet te jete varrosur edhe mbreti ilir Klit, sunduesi i Pelionit te lashte. Keshtjella duke qene ne nje vend dominues per Luginen e Shkumbinit ka luajtur nje rol paresor gjate luftes Iliro - Romake dhe Iliro - Maqedonase. Në vitin 1996, Shqipëria propozoi te përfshihen në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s varret Mbretërore të Selces se Poshtme. (5)

· Gradishta në fshatin Slabinjë. 

· Vendbanimi prehistorik në kodrën e fshatit Zagradia. 

· Ura midis fshatrave Jollë e Llëngë. 

· Ura e GolikutKur ndjek rrugen për në krahinen e Mokres, nderkohe qe ju mund te shijoni luginen piktoreske te lumit Shkumbin, ne afersi te fshatit Golik, 40km larg nga qyteti i Pogradecit, në afërsi të rrugës automobilistike, do te gjeni nje ure te lashte mbi Lumin Shkumbin qe daton shekullin XVII e njohur si Ura e Golikut. Kjo ure elegante eshte ndertuar me nje arkitekture te veçante, me tre harqe, dy qemerë rrethorë, me nga një dritare shkarkuese, e gjatë 17 m, e gjerë 3 m dhe e lartë 10m. Aty kalonte Rruga Romake Via Egnatia, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. (5)

· Ura në fshatin Niçë. 

· Ura në fshatin Çezmë. 

· Ura në fshatin Zgallë. 

· Ura në fshatin Servatinë. 

· Ura e Terziut në fshatin Proptisht. 

· Shkëmbi i qytetit në shpellë të Mokrës. 

· Manastiri i Sh. Marenës në fshatin Llëngë

· Kisha e Shën Thanasit, në fshatin Llëngë

· Kisha e Shën Mitrit, në fshatin Potkozhan.

· Kisha e Shën Mërisë, në fshatin Niçë.

· Rrënojat e Kishës Paleokristiane dhe mozaikët në fshatin Lin. Daton ne fillimet e peridhes se Hekurit, dhe atehere mendohet qe Lini ka qene nje ishull i lulezuar. Ne pjesen e siperme te gadishullit, zbulimet arkeologjike nxorren ne drite nje mozaik shume te vecante qe i perket shekullit te IV-V, kohes se sundimit te Perandorit Romak me origjine ilire Justinianit. Mozaiku i Linit ndodhet ne toke dhe ka disa figura si zogj, peshq e zbukurime te tjera te punuara me shume finese. (4)

· Rrënojat e Kishës Bizantine pranë stacionit të peshkimit në fshatin Lin. 

· Shtëpia  e Maro Mokrës, Fshati Podgozhan, Pogradec.

· Mozaiku në fshatin Tushemisht. 

· Mozaiku i Trenit.

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre(5), shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Burimi i Drilonit

· Guri i Kamjes

· Mullaret e Gurte, Trebinje

· Fragment i shkeputjes tektonike te grabenit te Ohrit, Pogradec

· Shpella e Memlishtit

· Shpella e Radokalit

· Shpella e Baribardhes

· Shpella e Shen Marise

· Mani i Shen Marise

· Kanioni i Llenges

· Selvite e kishes, Pogradec

· Rrepet e Tushemishtit

· Guret "nusja dhe dhenderi", Senisht

· Shpella e Najazmezes, Tushemisht

· Rrapi i Radokalit

· Rrapi i Selces se siperme

· Lisi i Leshnices

· Liqenet e Lukoves

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare.

 

· Pogradec me sip. 27,323.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se V me VKM nr. 80,datë 18.02.1999.

· Guri i Nikës me sip. 2,200.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se VI me VKM nr.102, datë 15.01.1996.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.