Liqeni i Luleve ( Lurë)
Ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, në lartësinë mbi 1600 m të malit të Kurorës së Lurës, i vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor. Përbën një liqen akullnajor, me sipërfaqe rreth 45 ha. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë me bukuri të rrallë. Përmëndet për zambakët e mëdhenjë të bardhë, që çelin në muajin qershor, duke e transformuar në një lulishte me bukuri mahnitëse. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë – monumenti.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.