Qarri i Gjinovecit
Ndodhet në lartësinë rreth 1500 m mbi nivelin e detit, në fshatin Gjinovec, komuna Klenjë e rrethit të Bulqizës. Përfaqëson një dru të veçuar qarri. Ka kurorë asimetrike, lartësi mbi 15 m, diametër të trungut mbi 80 cm e perimetër të tij mbi 150 cm. Kurora me perimetër mbi 50 m formohet nga 18 degë. Ruhet në gjëndje mesatare, pasi ka degë të dëmtuara nga faktorët atmosferikë. Ka vlera biologjike, estetiko – kulturore e historike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – fshatrat Ostren – Klenjë – Gjinovec, ose qyteti i Librazhdit – fshatrat Klenjë – Gjinovec.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.