Ndodhet ne shpatin verior te malit te Lopes (Martanesh), në lartësinë mbi 1800 m të malësisë së Martaneshit, i perket fshatit Lene te komunes Martanesh te rrethit te Bulqizes. Është i vendosur në një cirk të madh kompleks. Përbën një liqen akullnajor, me gjatësi gjate 400 m, gjerësi rreth 200 m, thellesia e 60 m ndersa sipërfaqia rreth 45 ha. Nga tri anë rrethohet me shpate shume te pjerrta, të veshura me pyje ahu e pishe, te cilat i japin peizazhit bukuri te rralle. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Për shkak të thellësisë së madhe dhe depozitimeve të kromiteve në taban të tij ka ngjyrë të zezë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Para viteve ’90 të shekullit të kaluar u ndërtuan prita për të rritur kapacitetin ujëmbajtës të liqenit, ndërsa gjatë verës prej tij u mor ujë për ujitje. Kjo dëmtoi rëndë vlerat e liqenit. Në vitin 2004 filloi ndertimi i nje hidrocentrali, i cili do te perdor ujin e ketij liqeni, por edhe te te tjereve perreth. Kjo do të dëmtojë përsëri vlerat e çmuara të këtij liqeni. Mund te vizitohen sipas intinerarit: nga rruga nacionale Burrel – Peshkopi në qafën e Buallit merret rruga për në Bater Martanesh dhe me pas rruga kembesore per tek Liqeni i Zi
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.