Gjëndet në afërsi të fshatit Bllice, komuna Fushë Alisë në rrethin e Dibrës, në lartësinë e rreth 500 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru ahu të veçuar me formë ombrellore. Lartësia e drurit është mbi 15 m, diametri i trungut mbi 210 cm. Perimetri i kurorës është mbi 30 m, ndërsa mosha mbi 160 vjeçare. Ka disa degë të dëmtuara nga faktorët natyrorë. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Peshkopisë – Kastriot – Bllice.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.