Ujëvara e Duriçit

Ndodhet në shpatin verior të malit të Kaptinës, në afërsi të qytetit të Bulqizës. Uji vjen nga Liqeni i Zi dhe krijon ujëvarën me lartësi 20 m. Zhurma e ujit dëgjohet në një distancë mjaft të madhe. Krijon një pamje me bukuri mahnitëse. Ka vlera të shumta estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – monumenti.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.