Liqeni i Zi (Lurë)

Ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, në lartësinë mbi 1600 m të malit të Kurorës së Lurës i vendosura në një cirk të madh kompleks akullnajor. Përbën një liqen akullnajor, me sipërfaqe rreth 3 ha. Dallohet për thellësinë më të madhe se të liqeneve të tjerë akullnajorë të Lurës, prandaj ka ngjyrë të zezë. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë – monumenti.



No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.