Burimi termomineral i Llixhave të Peshkopisë

Ndodhen në lindje të qytetit të Peshkopisë, në krahun e djathtë të përroit me të njëjtin emër. Njihen më shumë me emrin Llixhat. Janë burime termominerare me temperaturë rreth 400 C, me përmbajtje kripërash dhe gazrash të tretura në to të cilat kurojnë sëmundje të ndryshme: reumatizmë, artrite, poliartrite. Ato frekuentohen shumë nga pacientë që vijnë nga gjithë Shqipëria. Në to ka mjedise hotelerie, shërbim mjekësor etj. Funksionojnë gjatë gjithë vitit. Kohët e fundit investimet kanë përmirësuar kushtet e strehimit, të banjave etj. Kanë rëndësi shkencore, sidomos në fushën e gjeologjisë dhe të hidrogjeologjisë, sepse lidhen me shkëputjen e madhe tektonike krahinore dhe bëjnë fjalë për lëvizje aktive tektonike. Objekti ka edhe vlera didaktike dhe turistike. Vizitohen me lehtësi; mjafton të shkoni në qytetin e Peshkopisë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.