Ujëvara e Pocestës (Maqellarë)

Ndodhet në shpatin lindor të malit të Deshatit, në afërsi të fshatit Maqellarë, në lartësinë 1500 m. Uji del përgjatë nga një e çarë e madhe në shkëmbin e thepisur gëlqeror, duke formuar kështu një burim të madh karstik dhe ujëvarën e famshme me lartësi 13 m. Zhurma e ujit dëgjohet në një distancë mjaft të madhe. Krijon një pamje me bukuri mahnitëse. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Vizitohet, duke marrë rrugën Peshkopi – Maqellarë - monumenti.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.