
Gjëndet në lartësinë mbi 700 m mbi nivelin e detit, në qëndrën e fshatit Kërcisht, komuna Maqellarë e rrethit të Dibrës. Përfaqëson një dru rrapi të veçuar me kurorë në formë rrethi. Ka lartësi mbi 25 m, diametër të trungut rreth 200 cm e perimetër të tij rreth 550 cm. Ka 25 degë që formojnë kurorë me perimetër rreth 60 m, ndërsa mosha mbi 180 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, historike – turistike. Ka dëmtime të pjesshme të degëve nga faktorët atmosferikë. Vizitohet sipas intinerarit qytetet Peshkopi ose Bulqizë – Maqellarë – Kërçisht.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.