Lisi i Vëseshtës

Gjendet në fshatin me të njejtin emër të komunës Qendër. Përbën një dushk të veçuar të llojit bungbutë me lartësi 16 m, diametër 150 cm dhe moshë 220 vjeçare. Nën hijen e këtij lisi u mblodhën banorët e fshatit Vëseshtë për të caktuar vullnetarët që do të merrnin pjesë në luftën epope të Vlorës të vitit 1920 kundër pushtuesve italianë. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike dhe historike. Për ta vizituar merret rruga Çorovodë – Vëseshtë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.