Vrima e Dragoit
Ndodhet në të majtë të luginës së Osumit, pak më sipër ujëvarës së burimit të Bogovës, në lartësinë 321 m mbi nivelin e detit. Ka formën e një galerie horizontale, sipër asaj të burimit, por në brendësi të tyre komunikojnë me një sifon. Gjatësia e kësaj galerie është rreth 60 m, por ka degëzime, ndër të cilat më e madhja arrin deri në 100 m dhe më tej vazhdon, por galeria është e ngushtë dhe e pakalueshme. Eksplorimi i saj është bërë nga speleologët italianë të “Puglia Grotte” dhe “Dauno” në vitin 1995.
Gjatë stinës së dimrit, kur sasia e reshjeve rritet, ujërat që depërtojnë në brendësi të shkëmbinjve të malit të Kulmakut arrijnë në pellgun e burimit të Bogovës. Dalja e katij burimi nuk e përballon gjithë sasinë e ujit, ndaj sifoni mbushet dhe uji rrjedh përgjatë galerisë së sipërme dhe del me trysni në Vrimën e Dragoit, ashtu si në legjendë që Dragoi nxjerr flakë nga goja. Ka mjaft raste kur së bashku me ujin dalin edhe fruta të egra të pyllit, ose opinga e shapka që i hedhin barinjtë në sterrat e malit të Kulmakës. Për të shkuar tek monumenti duhet të ndjekin rrugën Berat - Çorovodë deri në Bogovë, nga ku merret rruga këmbësore.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.