Arra e Madhe e Zhepës
Ndodhet në fshatin e Zhepës, pranë Gurrazezit, rreth 650 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung dhe kurorë të veçantë me lartësi 35 m, perimetër të kurorës 100 m, ndërsa trungu i saj arrin diametrin rreth 4 m. Është dru shumë i vjetër (mbi 100 vjeçar). Nën hijen e saj janë zhvilluar kuvende të rëndësishme të banorëve të fshatit. Ka vlera biologjike, estetike e historike, të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument duhet ndjekur, përreth 2 orë, rruga automobilistike rurale Çorovodë –Gjerbës – Zhepë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.