Rrobulli i Kulmakut

Ne sipërfaqe 15 ha, gjendet në komunën e Gjerbësit. Shtrihet në shpatin verilindor të malit të Kulmakut, në reliev të thyer, i përbërë nga gëlqerorë të kretakut dhe me lartësi 1660 m – 1910 m mbi nivelin e detit. Përbëhet nga rrobulli (Pinus leucodermis haledrichi), me lartësi mesatare 18 m dhe më e larta 26 m, me diametër mesatar të trungut 38 cm dhe maksimal 52 cm, ndërsa mosha mesatare 140 vjet dhe më e larta 165 vjet. 
Në brendësi të pyllit ka pak livadhe, të vendosura kryesisht në format karstike sipërfaqësore. Bimësia barishtore e kullotave alpine, është e pasur dhe pak e dëmtuar nga veprimtaria e njeriut. E njejta gjë duhet thënë edhe për pyllin e rrobullit. Vlerat e tij janë shkencore, sidomos biologjike, ekologjike, estetike, edukative dhe turistike. Monumenti ruhet në gjendje të mirë. Udhëtimi nëpër pyll ofron ajrin e pastër, qetësi, faunë të pasur dhe surpriza për llojet e bimëve barishtore, shpellat, etj. Për të shkuar atje merret rruga rurale Çorovodë – Gjerbës - Ujanik dhe më pas rrugën këmbësore të vështirë, që ndjek shpatin e malit deri tek Qafa e Qershisë 
Për të shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Çorovodë – Gjerbës.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.