Sterra Uvlen

Ndodhet në kurrizin e malit të Kulmakut, pranë sterrës së Kakrukës; midis kordinatave gjeografike 40° 35’ 37’’ gjerësi gjeografike dhe veriore dhe 20°14’45’’gjatësi gjeografike lindore; në lartësinë 1990 m mbi nivelin e detit.
Është eksploruar në gushtin e vitit 1996 nga grupet speleologjike italiane “Puglia Grotte” dhe “Dauno” të shoqëruar nga zoti Suat Bracellari, drejtues i grupit speleologjik të Skraparit. Eksplorimi nga një pjesë e grupit të vendosur me çadra pranë hyrjes së sterrës, arriti deri në thellësinë -227 m.
Ajo është shumë e ngjajshme me sterrën e Kakrukës: formohet në shkëmbinjtë gëlqerorë të kretës së sipërme, është vertikale, ka ngushtime, zgjerime dhe zhvillohet sipas shkëputjes tektonike. Hyrja vertikale e kësaj sterre ndodhet në rrëzën e një rrëpire shkëmbore me lartësi deri në 20 m.
Ka disa ngushtime e zgjerime, stalaktite e stalagmite të bukura me ngjyrë të bardhë. Deri në 50 m e para vërehet hyrja dhe, sipas Grochio Alpino, mbetje të sisjokave. Në thellësinë 75 m ka edhe një pus me thellësi rreth 10 m. Në thellësi speleologu italian F. Didonna gjeti disa insekte (colettori). Në thellësinë 227 m sterra vazhdon me një ngushtim të kalueshëm, i cili pritet të eksplorohet përfundimisht nga speleologët. Vizitorët duhet të jenë të specializuar dhe të ndjekin rrugën automobilistike rurale Çorovodë – Gjerbës - Ujanik – Qafa e Kulmakut. Prej këtej, për disa orë, merret rruga e vështirë këmbësore.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.