Rrobulli i Lurës

Ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, në lartësinë rreth 1800 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Gurë Lurë e Komunës Lurë në rrethin e Dibrës përfaqësuar nga dru disi i veçuar rrobulli, në park. Druri ka formë ombrellore, lartësi mbi 25 m, diametër të trungut mbi 180 cm dhe perimetër të tij mbi 580 cm, ndërsa mosha mbi 400 vjeçare. Ka rreth 30 degë që formojnë kurorën me perimetër prej 30 m. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetiko – turistike. Gjëndja e tij është relativisht e mirë, pasi ka degë të dëmtuara nga faktorët atmosferikë. Vizitohet sipas intinerarit: qyteti i Peshkopisë – Lurë – Liqeni i Luleve – Fusha e Thatë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.