Lisi te varret e Shqypit – Barbullej

Gjëndet në afërsi të fshatit Barbullej, komuna Derjan të rrethit të Matit; në lartësinë rreth 600 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru qarri të veçuar me kurorë të rregullt ombrellore e moshë 230 vjeçare. Ka 8 degë që zënë fill në lartësinë 3 m mbi sipërfaqen e tokës. Lartësia e drurit është 21 m, diametër i trungut 90 cm dhe perimetri i tij 280 cm. Perimetri i kurorës arrin deri 21 m. Gjëndja e monumentit është mesatare, pasi është dëmtuar nga faktorët natyrorë. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike me rëndësi lokale. Vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Burgajet – Barbullej.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.