Vakufi i Çangës


Ndodhet në afërsi të fshatit Burim (Cangë), komuna Maqellare në rrethin e Dibrës. Përfaqëson një sipërfaqe pyjore prej 0,5 ha me lis. Sipërfaqja pyjore ka formë trapezi, ndërsa drurët kanë lartësi deri 16 m, diametër të trungut deri 20 cm. Mosha e tyre është rreth 30 vjeçare. Ruhet në gjëndje të mirë. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, turistike. Vizitohet sipas intinerarit: qyteti i Peshkopisë (ose Bulqizë) – Maqellarë – Burim (Çangë).


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.