Sterra e Borës

Ndodhet në afërsi të qafës së Dëvrisë, në lartësinë 1940 m mbi nivelin e detit; në kordinatat gjeografike 40°35’38”gjerësi gjeografike veriore dhe 20°14’42” gjatësi gjeografike lindore. Kjo sterrë pret speleologët për t’u eksploruar. 
Emrin e ka marrë që prej dhjetra vitesh më parë nga banorët, sepse në të bora e grumbulluar gjatë dimrit qëndronte pa u shkrirë deri vonë në verë. Madje kishte disa persona nga Çorovoda apo fshati pranë sterrës që merrnin borën të mbështjellë me kashtë brenda koshave e transportonin dhe e shisnin në qytet.
Është formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Ka hyrje vertikale dhe vlera shkencore, didaktike dhe turistike. Mund të vizitohet nga turistë të specializuar, të përgatitur për ngjitje e zbritje me litar në shpella: speleologë, alpinistë, etj. Për të vizituar këtë monument duhet ndjekur rruga automobilistike rurale Çorovodë – Radësh – qafa e Dëvrisë dhe pastaj vazhdohet më këmbë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.