Lisi i Teqesë së Domit
Gjendet në fshatin Batër, komuna Komsi e rrethit të Matit, 333 m mbi nivelin e detit, pranë Teqesë së fshatit. Përfaqëson një dru të veçuar shparthi me lartësi 8 m, diametër të trungut rreth 50 cm dhe perimetër të tij rreth 130 cm. Ka 4 degë që formojnë kurorë të rregullt ombrellore me perimetër rreth 16 m. Mosha e tij është 220 vjeçare. Është ruajtur, pasi është pranë objektit të kultit. Ka dëmtime jo të vogla nga faktorët natyrorë. Vlerat e tij janë biologjike, didaktike e fetare. Vizitohet sipas rrugës rurale Burrel – Komsi – Batër e Madhe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.