Qarri i Bardhë, Shoshaj
Gjëndet në fshatin Shoshaj, në rrethin e Matit. Përfaqëson një dru të veçuar qarri, me kurorë të çrregullt, lartësi mbi 14 m, diametër të trungut mbi 60 m e perimetër të tij rreth 200 cm. Ka 7 degë të mëdha që formojnë kurorën me perimetër mbi 34 m. Mosha e këtij monumenti është mbi 200 vjeçare. Ka tharje të degëve nga faktorët natyrorë, vlera shkencore (biologjike), estetike, didaktike e turistike. Vizitohet sipas rrugës këmbësore qyteti i Burrelit – fshati Shoshaj.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.