Transgesioni i Paleogjenit të sipërm në qafën e Dëvrisë
Ndodhet në qafën e Dëvrisë, në anë të rrugës automobilistike Çorovodë - Gjerbës. Përfaqëson një dukuri interesante dhe të rrallë gjeologjike, që shpreh një kontakt litologjik me ndryshim të këndit të shtrirjes së formacioneve gjeologjike të moshave dhe të përbërjes jo të njëjtë gjeologjike. Ka dalje në sipërfaqe rreth 130 m të gjatë, 15 m të gjerë. Ka vlera shkencore (gjeologjike), kulturore, didaktike dhe turistike të karakterit vendor. Ai mund të vizitohen, duke ndjekur rrugën automobilistike rurale Çorovodë – Gjerbës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.