Shpella e Rusit (grykë Nokë)

Ndodhet në afësi të fshatit Selishtë, 710 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e triasit të sipërmë - jura e poshtme. Ende nuk është eksploruar. Pjesa që njihet është e gjatë 10-15 metra, e gjerë deri në 2 m. dhe e lartë 2 m. Shpella ka konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Mund të vizitohet duke ndjekur rrugën që lidh qytetin e Peshkopisë me Selishtën dhe Grykë Nokën.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.