Rrapi i Vërzhezhës

Gjendet në fshatin me të njejtin emër të komunës Qendër, 540 m mbi nivelin e detit. Është një dru i veçuar me lartësi 26 m, kurorë të madhe, perimetri mbi 8 m, ndërsa perimetri i trungut 140 cm dhe diametri i tij 72 cm. Ka moshë 170 vjeçare. Nën hijen e tij janë zhvilluar kuvende dhe takime të rëndësishme të banorëve të fshatit Vërzhezhë dhe të gjithë krahinës. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike dhe historike. Për ta vizituar merret rruga Çorovodë - Vërzhezhë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.