LUSHNJE

 

Rrethi LUSHNJE

 

Rrethi i Lushnjes ben pjese ne qarkun e Fierit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/Qyteti Lushnje; Karbunare, Saver; KOMUNA Divjake: Divjake, Mize, Xenge, Germenj i Madh, Germenj i Vogel, Hallvaxhias, Bregas, Dushk Cam, Zharnec, Biçukas; KOMUNA Allkaj: Toshkes, Zhekizhan, Delisufaj, Bickaj i vogel, Allkaj, Lifaj i Ri, Çukas i Ri, Mazhaj; KOMUNA Grabjan: Grabjan, Staravec, Ferras; KOMUNA Terbuf: Çerme shkumbin, Çerme Proshke, Sulzotaj, Çerme e Siperme, Terbuf, Shenepremte, Çerme Pasha; KOMUNA Bubullime: Bubullime, Eskaj, Gjonas, Halilaj, Pirre, Kamçishte, Imesht; KOMUNA Hysgjokaj: Hysgjokaj, Kurti, Çanakaj, Kupaj, Lekaj; KOMUNA Golem: Golem i Madh, Allprenaj, Shegas, Hajdaraj, Pluk, Golem i Vogel; KOMUNA Dushk: Gramsh, Dushk Peqin, Konjat, Zham fshat, Dushk i Madh, Zham Sektor, Thanasaj; KOMUNA Remas: Remas, Muçias, Karavasta, Gur, Kryekuq, Kamenice, Karavasta e re; Adriatik; KOMUNA Karbunare: Karbunare e siperme, Mollas, Kasharaj, Kashtebardhe, Stan Karbunare, Zgjane, Balaj, Skilaj, Murriz-Peqin, Bickaj; KOMUNA Ballagat: Ballagat, Gjuzaj, Garunjas, Gjyshaj, Jazexhi, Manasufaj, Xibrake; KOMUNA Fier Shegan: Jeta e Re, Kosove e Vogel, Fier Shegan, Koçaj, Barbullinje, Cinar, Sejmenas, Thane, Çukas i vjeter, Murriz Kozare, Qerret i Vjeter, Qerret i Ri, Biçakaj i ri; KOMUNA Gradishte: Kemishtaj, Merishte, Goricaj, Sopes, Fier Seman, Gradishte, Gungas, Spolet, Babunje; KOMUNA Kolonje: Kolonje, Gorre, Bishqethem, Lumth, Rrapes Fshat, Shakuj, Ardenice, Bitaj, Rrapes sector; KOMUNA Krutje: Krutje e Siperme, Krutje e Poshtme, Fier i Ri, Zhyn, Rupaj, Lifaj i Vjeter, Kadiaj, Ngurres i Madh, Ngurres i Vogel, Arrez, Gjaz.

 

·  Qyteza e Babunjës në fahtin Babunjë. 

·  Vendbanimi i lashtë në fshatin Bishçukë. 

·  Ura në përroin e lingës në fshatin Karbunarë e Madhe. 

·  Ura në përroin e Kosharajt në fshatin Kosharaj. 

·  Manastiri i Sh. Mërisë në fshatin Ardenicë. 

·  Kisha e Sh. Thanasit në fshatin Karavasta. 

·  Kisha e Sh. Kollit në fhstain Toshkëz. 

·  Kisha e Sh. Kollit në fshatin Krutje e sipërme. 

·  Kisha e Sh. Todrit në fshatin Kadipashaj. 

·  Ndërtesa ku u mbajt Kongresi i Lushnjës, qyteti i Lushnjës. 

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Rrapi i Zonjes- Bubullime                             

· Lisi i Koniatit- Bubullime                      

· Pisha e Eger ne oazin e Divjakes                   

· Dushkajat i Senes                                       

· Godulla e Pishes (Divjake)        

· Ishulli i Pelikanit. Ndodhet në lagunën e Divjakës, në lartësinë rreth 0.5 m mbi nivelin e saj. Përbën një ishull interesant të formuar nga akumulimet i mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore. Në të folenizon pelikani kaçurel. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Vizitohet duke marrë rrugën automobilistike Lushnjë – Divjakë - Parku Kombëtar i Pishës së Divjakës.

· Ishulli i Kularit                           

· Kordoni litoral i lagunes se re te Divjakes

· Dunat e Ozait te Divjakes                  

· Burimi termominerar i Karbunares                                    

· Gorica e kodres ne Kryekuq

· Selvite e manastirit Ardenice   

· Dushkajat e Manastirit -Lushnje                   

· Rrepete Ngurrezes

· Vidhat Zharnec

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), është shpallur edhe kjo zonë e mbrojtur si park kombëtar:

 

· Divjakë-Karavasta me sip. 22,230.2 ha, zone e mbrojtur e kategorise se II me VKM nr.687, datë 19.10.2007. Ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës  Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6.4% të popullatës botërore. Ketu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij shpendi ne europe.

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.