SKRAPAR

 

Rrethi SKRAPAR

 

Rrethi i Skraparit ben pjese ne qarkun e Beratit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA Çorovode, BASHKIA Poliçan. KOMUNA Qender Poliçan: Zogas, Kalanjas, Dhores, Veseshte, Polene, Osoje, Grepcka, Liqeth, Rehovice, Orizaj, Cerove, Veleshnje, Nishice, Sharove, Cerenishte, Buzuq, Munushtir, Radesh, Korite, Mollas, Gradec, Verzhezhe, Slatinje, Strore. KOMUNA Bogove: Bogove, Kakruke, Dobruzhe, Perparim, Bargullas, Novaj, Nishovaj, Jaupas, Selan. KOMUNA Vendreshe: Lavdar, Spathar, Therepel, Vale, Vendreshe e Madhe1, Vendreshe e Vogel 2, Vendreshe e Malit 3, Ibro. KOMUNA Potom: Potom, Gjergjove, Koprencke, Germenje, Visoçe, Qafa, Helmesi, Backe, Melske, Nikollare, Dyrmish, Staravecke. KOMUNA Leshnje: Turbohove, Kapinove, Kraste, Krushove, Faqe kuqe, Gostrenske, Leshnje, Vlushe. KOMUNA Gjerbes: Melove, Zaloshnje, Gjerbes, Ujanik, Gradeci, Straficke, Vishanji, Barci 1, Barci 2, Kuci, Rehove, Gremsh, Gjergovice, Floq. KOMUNA Çepan: Çepan, Muzhak, Rogu, Zaberzan i Ri, Zaberzan, Blezence, Malind, Zhapokike, Sevrani madh, Sevran i Vogel, Qeshibas, Strenec, Kakos, Prishte. KOMUNA Zhepe Konak: Greve, Posten, Kovaçanj, Gurazez, Çorrotat, Cerice, Zhepe, Leskove, Trebel, Duncke, Rromas, Terrove, Dobrenje, Buranje, Luadh, Shpatanj.

 

 

· Kalaja në Majën e Gorës, Potom.      

· Kalaja e Tomorricës, Gradec, Poliçan

· Kalaja e Çorovodës

· Rrethi i Kalasë, Cepan. Kjo kala është e vendosur në një kodër dominuese, në veri të fshatit Prishtë të njohur me emrin “rrethi i kalasë“. Një pjesë e rëndësishme e mureve rrethues të kësaj kalaje ruhen ende. Ato përbëhen nga blloqe shtufi kuadratikë të përmasave të mëdha dhe mesatare. Përmasat variojnë; gjatësi 1,03m x gjerësi 0,40m x lartësi 0,26m dhe gjatësi 0,44m x gjerësi 1,12m x lartësi 0,25m. Kalaja ka tre kulla (a, b, c) të pozicionuara përkatësisht në veri (a), veri-jug (b) dhe jug (c). E veçantë ishte hyrja e kalasë e vendosur në pjesën jugperëndimore të kodrës, e cila paraqet tipare të një hyrjeje monumentale. Në pjesën e akropolit u gjet një numër i madh fragmentesh qeramike, me forma të ndryshme. (10)

· Kalaja në bregun e Koronit, Bargullas, Bogove. Fortifikimi i Bargullasit ndodhet në një kodër dominuese në perëndim të fshatit Bargullas. Prej kësaj kodre në horizont në veri ndodhet mali Tomorr, vargmali i të cilit vazhdon edhe në drejtimin verilindor. Kjo kodër ka një pozicion dominues, duke krijuar marrëdhënie në hapësirë me një numër fortifikimesh. Në veri ndodhet kalaja e Tomorrit, në veriperëndim kalaja e qytetit të Beratit, në po të njëjtin drejtim, me pak shmangie, në perëndim ndodhet Gradishta e Peshtanit. Kodra e fortifikimit të Bargullasit njihet ndryshe me emrin “Bregu i Koronit” ose “Kisha”. Fortifikimi rrethonte një sipërfaqe prej rreth 600 m2, dhe muri ka një trashësi që nuk i kalonte 1,10 m. Sot gjurmët e mureve rrethuese ruhen vetëm në disa pjesë të kodrës. Më tepër të dukshme ato janë në pjesën jugore e juglindore. Nga këto mbetje shihet qartë se muret kanë qenë ndërtuar me gurë gëlqerorë kuadratikë të përzierë më gurë shtufi, ku më tepër mbizotërojnë këta të fundit. Pjesët e tjera të rrethimit të kodrës janë shkatërruar gjatë hapjes së llogoreve në luftën italo-austriake, në vitet 1917-1918. Blloqet e gurëve të shtufit në fragmentet e ruajtura të murit kanë përmasa mesatare me gjatësi 0,83m x gjerësi 0,50m x lartësi 0,26m; ndërsa ato gëlqerorë shkojnë nga gjatësi 0,36m x gjerësi 0,42m x lartësi 0,36m në gjatësi 0,36 x gjerësi 0,46 x lartësi 0,50m. Mbi sipërfaqen e kodrës u gjetën fragmente qeramike, ku më tipik ishte një fund ene prej qeramike fine. Në pjesën fundore të kodrës së fortifikuar, rreth 700 m larg saj janë vënë re gjurmë varresh, dhe pranë tyre u gjetën disa fragmente qeramike.(10)

· Kalaja e Malindit,

· Fortifikimi antik, Qeshibes, Cepan. Kalaja e Qeshibesit ndodhet në një kodër të vogël në fshatin Qeshibes të rrethit Skrapar. Rruga për në kodrën e kalasë së Qeshibesit fillon me një kalldrëm me gurë të çrregullt të përmasave nga 0,29m – 0,35m në 0,40m – 0,20m, pjesë e një rruge të vjetër e cila sipas banorëve ndiqte itinerarin Qeshibes-Soropull-Frashër-Qafa e Dëllinjës. Gjerësia e kalldrëmit shkon nga 1,50m-1,60m e në pjesët ku ngushtohet edhe në 1,20m. Ky kalldrëm ndjek terrenin e pjerrët e mund të ketë shërbyer si rrugë për karvanët e këmbësorëve. Një pjesë e kalldrëmit sot është shkatërruar nga ndërtimi i rrugës së re tё fshatit, ende të papërfunduar. Kodra e kalasë së Qeshibesit ndodhet në të djathtë të rrugës me kalldrëm në një kodër me lartësi 1047m mbi nivelin e detit (Fig. 7). Në veri të kësaj kodre, në horizont duket mali i Ramijes, gryka e Dëvrisë; në veriperëndim kalaja e Skraparit, në perëndim mali i Kreshovës, në jug gryka e Frashërit dhe në lindje mali i Miçanit. Muret e ruajtura të kalasë janë vendosur mbi shkëmbin natyror të kodrës. Për ndërtim janë përdorur blloqe gurësh gëlqeror kuadratik, pa lidhje llaçi e të punuar pjesërisht, vetëm në faqen e jashtme të tyre Përmasat e gurëve shkojnë në; gjatësi 0,91m x gjerësi 0,63m x lartësi 0,47m në gjatësi 0, 60m x gjerësi 0,53m x lartësi 0,54m. Gjatë kësaj ekspeditë u evidentuan tre kulla të pozicionuara përkatësisht: kulla a në verilindje, kulla b në veriperëndim dhe kulla c në cepin jugperëndimor të fortifikimit. Kulla më mirë e ruajtur është kulla b, lartësia e cepit verior të së cilës është 0,88m ndërsa cepi jugor 0,93m. Pranë kullës c në pjesën jugperëndimore të fortifikimit ndodhet një hapësirë me gjerësi 1,20m, që të lë të mendosh se në këtë rast kemi të bëjmë ndoshta me një hyrje të fortifikimit. Në po të njëjtin drejtim, jashtë murit rrethues u vu re një trakt muri me gjatësi 3,10m dhe lartësi 0,80m. Ky mur i cili ndjek drejtimin jug-veri, mbështet në shkëmbin natyror të kodrës dhe është i ndërtuar me gurë mesatarë e të mëdhenj me përmasa që shkojnë nga, gjatësi 0,44m x gjerësi 0,29m në gjatësi 0,20m x gjerësi 0,25m. Nëse hyrja mund të ketë qëndruar në këtë pjesë të fortifikimit atëherë në këtë rast do të flisnim për ekzistencën e një muri barrierë. Ndërkohë që në pjesën verilindore të kodrës pranë kullës a u evidentua një linjë tjetër muri, e cila zbriste poshtë kodrës në drejtimin lindje -perëndim, duke filluar nga cepi verior i kullës a, me një gjatësi prej 14m dhe gjerësi 2,5m. Qeramika e mbledhur në sipërfaqen e kodrës së kalasë së Qeshibesit është e pakët në numër edhe pse me forma të shumëllojshme.(10)

· Pika prehistorike, Vlushe.        

· Vendbanimi prehistorik, Leshnje.       

· Ura mesjetare, Sharove. Ura e Sharovës ndodhet mbi lumin Osum, sapo kalon fshatin Sharovë. Një studiues e daton këtë urë në periudhën romake, megjithatë brezat e drurit që përshkojnë tërthorazi muraturën prej blloqesh guri të lidhura me llaç tregojnë për një faze rindërtimi në periudhën mesjetare. Nga ura e vjetër sot ruhen vetëm këmbët në të dyja anët e lumit.

· Rrenojat e Urës, Çorovodë

· Kisha e vjetër e Çorovodës

· Hamami, Sllatinjë, Poliçan

· Ish-Teqeja, Backë         

· Ish-centrali telefonik, banesa e Fahri Alilit, Stravecke.       

· Banesa e Pasho Hysit, Verzhezhe, Poliçan.

· Banesa e Riza Ceroves, Skrapar.

· Shtëpia ku u krijua Komiteti i Shpëtimit të Skraparit, Zaloshnje.

· Shtëpia ku ka punuar Shtabi i Ushtrisë N.ÇL., Helmës.           

· Shtëpia ku është vendosur centrali telefonik 1944, Helmës 

Gjenden shumë monumente natyre, shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Stera e Katofiqit

· Stera e Proselçut

· Shpella e Pirogoshit. Pranë fshati Radesh në një lartësi prej 450 metrash gjendet shpella e Pirogoshit e cila është më e madhja në vend. Ajo ka një gjatës prej 1,5 km dhe krahas formave të shumta karstike është e populluar nga kolonitë e lakuriqëve të natës.(6) Shpella ka dy hyrje, në hyrjen e parë të saj aty ku ambienti të lejon mundësinë e një sheshi të jashtëm banimi janë gjetur disa fragmente qeramike. Ndërsa më të pakta ishin këto gjetje në hyrjen e sipërme të shpellës e cila pothuajse nuk kishte hapësirë të jashtme banimi.(10)

· Sterra e Kakurkes

· Bokerimat e Tomorrices

· Lisi i Baba Fetahut. Ndodhet midis fshatrave Gostënckë – Grëmsh, rreth 820 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru me trung dhe kurorë të veçantë me lartësi 14 m, diametër të trungut 62 cm dhe moshë mbi 132 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, kulturore, fetare (se lidhet me Baba Fetahun) dhe turistike, të karakterit vendor. Për të shkuar atje merret rruga rurale Çorovodë – Gostënckë – Grëmsh dhe më pas rrugën këmbësore.(6)

· Arra e Madhe e Zhepes

· Kanioni i Osumit. Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur "Koloradoja e Shqipërisë". Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh "lozonjar" Osumi, duke u "mburrur" me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale, por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh. Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit, nga ku pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit. Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit, madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë. Në muret vertikale të kanionit ka mjaft guva e zgavërime të formuara nga proceset e karstit. Midis tyre dallohet "Vrima e nuses", që ndodhet 800 m në afërsi të fshatit të Bigazit dhe që është një zgavër apo ndoshta një shpellë karstike në formën e një galerie me gjatësi 7 – 8 m dhe diametër rreth 2 m. Me siguri në muret vertikale gëlqerore ka edhe shpella të tjera shumë më të mëdha, të cilat presin eksploratorët për t’i zbuluar dhe evidentuar vlerat e tyre të shumta. Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme. Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu. Legjenda e lidh shpellën e "Vrimës së Nuses", të përmëndur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se "po e çonin tek burri pa dëshirën e saj", por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes. Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: "Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë". Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të. Më vonë kjo vrimë nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë. Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga karsti (tretja) e gëlqerorëve në ujë. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi. Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu, i cili erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë. Ai fluturoi dhe e la gjurmën e tij në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit. Besimtarët bektashianë për të qetësuar shpirtin, kërkojnë ndihmën e gjurmës së shenjtit Abaz Aliu.(5)

· Kanioni i Gradecit

· Cirqet akullnajore te Tomorrit

· Lisi i Osojes

· Trasgesioni i Paleogjenit te siperme ne qafen e Devries

· Karsti i Qafes se Devries

· Burimi i Guakut

· Lisi i Munushtirit

· Sterra Uvlen (pusi i Ramies)

· Stera e Bores

· Morenat e Ujanikut

· Vrima e Dragoit (Kuçedres)

· Qafa e Kulmakut

· Plepat, Konak te Tomorrices

· Rrapi i Veseshtes

· Ahishtja e Leshnjes

· Rrobulli i Kulmakes

· Pishat e Gurrit te Prere

· Rrapi i Vezhezhes

· Koshnica

· Bredhi i Kuçit

· Ahishtja e Symizes

· Ahishtja e Lirzes

· Arrat ne Novaj. Gjenden në fshatin me të njejtin emër të komunës Bogovë. Ato janë shumë, por në to dallohen dy drurë arre më të vjetër dhe më të mëdhenj: i pari me lartësi 16 m, diametër të trungut 76 cm, perimetër të kurorës 76 cm dhe moshë 95 vjeçare; i dyti me lartësi 14 m, diametër të trungut 58 cm, perimetër të kurorës 29 m dhe moshë 90 vjeçare. Kanë vlera shkencore (biologjike), ekologjike dhe didaktike. Për të vizituar këtë monument merret rruga Çorovodë - Novaj.(6)

· Dushkaja e Tendes se Qypit

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), është shpallur edhe kjo zonë e mbrojtur si park kombëtar:

 

· Bogovë me sip. 330.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Rreg.MB nr.1, date 27.7.1977

 

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.