GJIROKASTER

 

Rrethi GJIROKASTER

Rrethi Gjirokaster ben pjese ne qarkun Gjirokaster dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Gjirokaster; BASHKIA/QYTETI Libohove; KOMUNA Antigone Asim Zeneli: Asim Zeneli, Arshi Lengo, Krine, Tranoshisht,Saraqinisht; KOMUNA Cepo Ura e Kardhiqit: Fushebardhe, Zhulat, Taronine, Mashkullore, Palokaster, Çepun, Koder, Plesat, Kardhiq, Prongji, Humelice; KOMUNA Dropull i Poshtem Sofratike: Dervican, Goranaxi, Vanister, Haskove, Dhuvjan, Sofratike, Terihat, Gorice, Frashtan, Lugar, Grapsh, Peshkepi e Sipeme, Peshkepi e Poshtme, Gline, Vrahogoranxi, Radat; KOMUNA Dropull i Siperm: Vrisera, Jorgucat, Zervat, Bularat, Bidrishte, Kerre, Vodhine, Pepel, Klishar, Selo, Lokomil, Llovine, Krioner, Sotire, Llongo, Koshovice, Drite, Kakavije, Vrisera; KOMUNA Lazarat: Lazarat, Kordhoce; KOMUNA Lunxheri Valare: Qesorat, Dhoksat, Kellez, Mingul, Nokove, Erind, Gjat, Kakoz, Karjan, Valare; KOMUNA Odrie Labove e Madhe: Andon Poçi, Hundekuq, Terbuq, Labove e Madhe, Labove e Vogel; KOMUNA Picar: Picar, Shtepez, Kolonje, Golem, Kaparjel; KOMUNA Pogon: Poliçan, Skore, Sopik, Çatister, Mavrojer, Hllomo, Selcke; KOMUNA Qender Libohove: Labove e Siperme, Labove e Poshtme, Suhe, Stegopull, Bulo, Drino, Nepravishte; KOMUNA Zagorie Nivan: Sheper, Nivan, Koncke, Vithuq, Hoshteve, Doshnice, Zhej, Lliar, Topove, Nderan.

 

E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit mbulohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese me rrasa guri, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir otoman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë. Nderkohe qe ka nxjerre edhe shume politikane.

 

Në këtë qytet do të keni mundesi të vizitoni këto monumente kulture(2):

 

· Kalaja e Gjirokastrës në qytetin e Gjirokastrës, u pushtua nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1812 dhe menjëherë ai filloi rindërtimin e saj. Projektues i disa pjesëve të kalasë dhe një nga zbatuesit kryesorë të punimeve ishte Petro Korçari. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse u bë me një ngutësi aq të madhe, saqë të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante, përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5.000 ushtarësh, magazina të shumta nëntokësorë, që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kalesa nëntokësorë të çonin në të gjitha drejtimet e kësaj kalaje, që komandohej nga një bastion pranë këndit juglindor, për ndërtimin e të cilit kishin punuar afro 1.500 fshatarë. Një pjesë e madhe e këtyre kthinave si dhe e ndërtimeve të tjera mbitokësore ruhen edhe sot në gjendje mjaft të mirë. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb, që ka formë kurriz-peshku dhe sundon me lartësinë e tij gjithë qytetin. Ajo ka një planimetri në formë të çrregullt dhe të përzgjatur, mbrohet nga 7 kulla që kanë forma poligonale dhe trapezoidale dhe përshkohet nga 4 hyrje, prej të cilave 3 janë kryesore dhe njëra e dorës së dytë. Kullat dhe kurtinat kanë lartësi të barabarta. Kullat bien me faqe të pjerrëta dhe kanë lartësi të mëdha, që arrijnë deri në 30 m. Pjesa e poshtme e tyre, deri në një lartësi të konsiderueshme, është e mbushur me dhe, ndërsa pjesa e sipërme përmban 1-2 kate, që formojnë salla të mëdha të pajisura me frëngji të mëdha topash. Nga sipër, kullat mbulohen me qemere guri, që krijojnë platforma, të cilat shfrytëzohen gjithashtu për vendosjen e artilerisë. Topat vendosën edhe mbi kurtina, në parapetin e të cilave alternojnë frëngjitë për topa me ato për pushkë. Është për t´u përmendur kulla që përfshihet në kompleksin e hyrjes veriore. Ajo ka në planimetri formën e një shtatëkëndëshi, që ngrihet mbi një bazament të rrumbullakët dhe del 0,70 m në formë xokolature nga faqet e kullës. Kulla ka një lartësi prej 30 m; deri në lartësinë 18m është e mbushur nga brenda me dhe. Mbi këtë nivel ndodhet dyshemeja e katit I. Lartësia e këtij kati është 7 m dhe përbëhet nga një sallë e vetme, që mbulohet prej katër qemeresh cilindrike të vendosura paralel me njëra-tjetrën, të cilët mbështeten në muret anësore të kullës dhe mbi tri harqe të vendosura me hapësirë dritë tërthor kurbaturës së qemereve. Në muret me trashësi 3.30 m të kësaj khine janë hapur tri frëngji të mëdha topash që shikojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa në një lartësi 4 m mbi dyshemenë ndodhen 7 dritare të vogla, me pragje të pjerrëta për shpërndarjen e dritës, të cilat në anën e jashtme ngushtohen dhe duken si frëngji pushkë. Platforma e kullës është rrethuar nga një mur me lartësi 2,25 m, në të cilin janë hapur 4 frëngji topash dhe 18 frëngji pushkë. Nga ana e jashtme, kulla ka një pamje madhështore. E punuar me gurë të skuadruar të dimensioneve të vogla, të vendosur në rreshta paralele, me faqe që bien me pjerrësi të dukshme mbi terrenin, ajo e thyen ashpërsinë e saj arkitektonike, vetëm nga kornizat e gurta, të thjeshta apo të trajtuara në formë dhëmbësharre, që kufizojnë pjesët e ndryshme arkitektonike si dhe nga frëngjitë e topave të rrethuara nga harqe të profiluara. Të çarat vertikale të frëngjive për pushkë e lehtësojnë pjesën e sipërme të kullës mbi platformë. Një pamje apo organizim të ngjashëm kanë edhe kullat e tjera, por kryesisht ato që ndodhen në pjesët më të dukshme. (4)

· Kalaja e Melanit në fshatin Nepravishtë.

· Kalaja e Labovës së Kryqit në fshatin Labovë e Kryqit.

· Kalaja e Selos në fshatin Selo.

· Kalaja e Shtëpëzës në fshatin Shtëpëzë.

· Kalaja e Jermës Seraqinisht në fshatin Seraqinisht.

· Kalaja e Kardhiqit në fshatin Kardhiq.

· Kalaja e Libohovës në fshatin Libohovë, me një planimetri thuajse drejtkëndëshe 70x50 m. Ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në qoshet dhe me një bastion me formë të çrregullt gjeometrike në qoshen tjetër. Format e mprehta dhe kërcënuese të bastionit, në pjesën më të dukshme të kalasë, punimi i përsosur me gurë të latuar, kornizat dhe format trungkonike të theksuara të kullave, fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të kësaj kështjelle, që në bazë nuk kanë një trashësi më të madhe se 1,40 dhe 0,70 m në pjesën e sipërme. Ideja e madhështisë dhe e pushtetit të Ali Pashës ka mbisunduar në ndërtimin e kësaj kështjelle. Ajo është ndërtuar mbi një platformë shkëmbore, që qëndron kërcënueshëm mbi fshatin e Libohovës. Këtë kala, së bashku me sarajin që ajo rrethonte, Ali Pasha e ndërtoi për të motrën e tij, Shanishanë. (4)

· Kalaja e Shen Triadhës në fshatin Valare. Ajo u ndërtua për të mbajtur nën presion qytetin e Gjirokastrës, të cilin Aliu prej kohësh ëndërronte ta fuste nën zotërimin e tij. Kështjella e Shën-Triadhës u ndërtua rreth viteve 1809-1810 mbi një nga lartësitë e vargut të kodrave, që shtrihen në lindje të luginës së Drinosit, përballë qytetit të Gjirokastrës, me qëllim që të kontrollonte rrugët e furnizimeve dhe për të kryer herë pas here inkursione kundër këtij qyteti, që duhet ta ndjente më nga afër praninë e fuqisë së Ali Pashës. Kështjella ka formë katërkëndëshe me katër kulla poligonale në qoshet, ndërsa hyrja e vetme hapej nga veriu kundrejt njerës nga brinjët më të ngushta midis dy kullave të kësaj ane. Teknika e ndërtimit është po ajo, e njohur në ndërtimet e tjera të Aliut, me gurë të vegjël drejtkëndësh, të punuar me kujdes e të vendosur në rreshta të rregullt. Në gjendjen që ka arritur në ditët tona, kjo kështjellë nuk ruan as parapete, frëngji apo elemente të tjera të fortifikimit. Pjesa më e ruajtur e një muri dhe e një kullë arrin lartësinë 7 m. Ndërtimet e brendshme kanë qenë të shumta në këtë kështjellë. Ato shërbenin për qëndrimin e garnizonit, ruajtjen e ushqimit dhe municionit. Prej tyre ruhet vetëm një kthinë e mbuluar me qemer cilindrik, e cila ka si mur të jashtëm vetë murin jugor të kështjellës. Megjithëse një nga kështjellat e dobëta të Ali Pashës, ajo ishte e denjë për të përmbushur qëllimin që i qe caktuar. Këtë e tregojnë ngjarjet e mëvonshme për pushtimin e kalasë së Gjirokastrës si dhe vetë fakti që gjirokastritët nuk kishin një forcë të tillë sulmuese që të pengonin ndërtimin e saj. Një diçka tjetër, që e favorizonte garnizonin e Shën-Triadhës, ishte dhe vetë terreni i lartë kodrinor, mbi të cilin qe ndërtuar kështjella. (4)

· Kalaja në fshatin Paleokastër. Nga një mbishkrim i gjetur në Paleokastër, ndërtimi i kështjellës në vitet 311-313 i atribuohet perandorit Licin.Është ndërtuar në terren fushor, në këndin e bashkimit të lumit Drino me atë të Kardhiqit. Kështjella ka formë katërkëndëshe me gjatësi brinjësh rreth 100 m. Njëri nga muret nuk ndodhet më larg se 3-4 m nga shtrati i lumit Drino. Për këtë arsye nuk është parë e nevojshme që ai të pajisej me kulla, ndërsa në këndet e katërkëndëshit dhe në muret e tjera ndodhen 14 kulla katërkëndëshe. Kështjella kishte 3 hyrje, nga të cilat hyrja kryesore, që ndodhej nga perëndimi, mbrohej nga dy kulla katërkëndëshe. Muret, të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç ndërpriten nga breza tullash prej 4-5 rreshtash.(4)

· Varrezat antike në verilindje të fshatit Sofratikë.

· Rrënojat e teatrit antik pranë fshatit Sofratikë. 

· Antigonea eshte qyteti qe u lind nga dashuria dhe u shkaterua nga urrejtja sipas historianit grek Plutarkut. Kur ishte 17 vjeç, mbreti Pirro u rrezua nga froni pas nje kryengritje kunder tij. Pas kesaj ai shkoi ne sherbim te mbretit Demeter  te Maqedonis e me vone ne oborrin e mbretit Ptoleme  te Egjyptit. Atje terhoqi vemendjen e mbretereshes se Egjyptit Berenikes duke u perzgjedhur midis princerve te tjere per t’u martuar me Antigonen, njeren prej vajzave te ciftit mbreteror te Egjyptit. Duke pasur mbeshtetjen e gruas se tij, Antigones ai  mblodhi te hodha dhe ushtri  duke u kthyer ne Epir e duke rimare fronin mbreteror. Mirenjohja ndaj vehres Berenike dhe gruas se tij Antigona e nxiten Pirron  te themeloje dy qytete me emrin e tyre: Berenika dhe Antigonea.i pari gjendej ne Thesproti ndersa Antigonea ne Atitntani. Antigonea u themelua ne vitin 295 p.e.s.

· Tumat pranë fshatit Jermë në fermën “Asim Zeneli”. 

· Ura e Zonjës në fshatin Labovë. 

· Ura e Korllocës rreth 4 km në juglindje të Gjirokastrës. 

· Ura në fshatin Haskovë. 

· Ura në fshatin Grapsh në afërsi të rrugës nacionale. 

· Ura në Subash mbi lumin Drino. 

· Ura e Ujësjellësit të Sopotit mbi përroin e Bufanës, Lagja Dunavat. 

· Ura e madhe e Gurit të Kaçarellos, mbi lumin Kaçarell, Soplik, Hllomo - Pogon. 

· Ura e Gurit të Çiminxhit, mbi lumin e Sopikut në rrugën Skorë - Hollmo - Pogon. 

· Ura e Nivanit (Nderanit) mbi lumin e Zagorisë, afër Manasztirit të Nivanit, në rrugën Nivan - Nderan, Nivan - Zagori. 

· Ura e Gurit të Hoshtevës mbi lumin e Zagorisë, gjatë rrugës Hoshtevë - Çajup, Hoshtevë - Zagori. 

· Tre urat e vogla mbi përroin e Zerzebilit në Gjirokastër. 

· Rrënojat e këmbëve të Ujësjellësit në lagjen Dunavat. 

· Banjat në Lagjen meçite të qytetit të gjirokastrës. 

· Stera e baboçatëve, Lagja Manalat, rr. Arshi Lengo në qytetin e Gjirokastrës. 

· Stera e ujit në fshatin Vinistë. 

· Çezma në guvën shkëmbore pranë manastirit të Sh. Mërisë fshati Goranxi. 

· Pusi karakteristik pranë gjellëtores, fshati Sofratikë, buzë rrugës Gjirokastër - Jorgucat, Sofratikë - Dropull. 

· Ujësjellësi në Teqenë e Melanit në fshatin nepravisht. 

· Çezmë me kupolë në fshatin Selckë. 

· Çezma e Hllomos në fshatin Hllomo - Pogon. 

· Manastiri i Sh. Qirjakut dhe Julitës në fshatin Dhuvjan. 

· Manastiri i Sh. Mërisë në fshatin Goranxi. 

· Manastiri i Ungjillizinmit në fshatin Vanishtë. 

· Kisha e Manastirit të shpërfytyrimit në fshatin Mingul. 

· Kisha e Manastirit të shpërfytyrimit në fshatin Çatishtë të pogonit. 

· Kisha e Manastirit të Sh. Triadhës në fshatin Pepel. 

· Kisha e Manastirit të Sh. Ilias në fshatin Jorgucat. 

· Kisha e Manastirit të Sh. Mërisë spilesë në fshatin Tranoshisht. 

· Kisha e Manastirit të Sh.Mërisë në fshatin Koshovicë. 

· Kisha e Manastirit të Sh. Mëhillit me gjithë godinat ku ka qenë shkolla e Zagorisë në fshatin Nivan. 

· Kisha e Profet Ilias në fshatin Stegopull. 

· Kisha e sh. Mërisë në Drianos mbi fshatin Zervat. 

· Kisha Fjetja e Sh. Mërisë në fshatin Sopik. 

· Kisha Fjetja e Sh. Mërisë në fshatin Zervat. 

· Kish e Sh. Mërisë në fshatin Labovë e Kryqit. 

· Kisha e Sh.Mërisë në fshatin Peshkëpi e sipërme. 

· Kisha e Sh.Mërisë në fshatin Vrahogoranxi. 

· Kisha e Sh.Mërisë në fshatin Derviçan. 

· Kisha e Sh. Mëhillit në fshatin Mingul. 

· Kisha e Sh. Mëhillit në qytetin e Gjirokastrës. 

· Kisha e Sh. Kollit në fshatin Dhuvjan. 

· Kisha e Sh. Kollit në fshatin Saraqinisht. 

· Kisha e Sh. Gjergjit në fshatin Nokollë. 

· Kisha e Sh. Thanasit në fshatin Poliçan. 

· Kisha e Sh. Thanasit në fshatin Selo. 

· Kisha e Sh. Premtes në fshatin Hllomo. 

· Kisha e Sh. Premtes në fshatin Selckë. 

· Kisha e mezhanit në fshatin Poliçan. 

· Kisha Paleokristiane e manastirit në fshatin Nepravishtë. 

· Kisha e shpërfytyrimit në qytetin e Gjirokastrës. 

· Kisha e Sh. Apostujve në fshatin Hoshtevë. 

· Gërmadhat e Kishës së Sh. Anës (Panajotepulla) mbi fshatin Derviçan. 

· Rrënojat e Bazilikës paleokristiane, pranë fshatit Goricë. 

· Xhamia e Teqes, Lagja Partizani, Rr. Qemal Stafa, qyteti i Gjirokastrës. 

· Monumenti i Çerçiz Topullit në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia e E. Hoxhës në qytetin e Gjirokastrës (Muzeu i L.N.Çlirimtare). 

· Shtëpia ku u krijua Komiteti Qarkor i Partisë në qytetin e gjirokastrës. 

· Godina e Manastiruit të cepos pranë fshatit mashkullore. 

· Shtëpia e Topullarëve, Lagja Dunavat, Rr. Ago Topulli në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Skëndulajve, Lagja Palorto, Rr. Themo Vasi, Nr. 2 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Adem Zekos, L. Palorto, Rr. Ramadan Gozhita, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Astrit Dhamit, L. Palorto, Rr. Pertef Kokona, 47, 49 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Myrteza Toros, L. Palorto, Rr. Astrit Toro, Nr. 20 në qytetin e Gjirokastrës. Banese e ralle me shume vlera. Banesa eshte e thjeshte por ajo ka rendesi se hedh drite mbi zhvillimin e baneses gjirokastrite. 

· Shtëpia  e Petro Stavrit (Sevo Stavrit), L. Palorto, Rr. Pertef Kokana, Nr. 22 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Veiz Xhezos, L. Palorto, Rr. Muhamet Bakiri, Nr. 13 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Angonatëve, L. Palorto, Rr. K. Bello, Nr. 1,3,11, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Koço Paçelit e Lolo Zojcës, L. Palorto, Rr. Pertef Kokona, Nr. 1, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Vëllezërve Xhaxhiaj, L. Palorto, Rr. A. Toto, Nr. 24 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Mine Halite, L. Palorto, Rr. Riza Hoxha, Nr. 11, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Farie Duros, L. Palorto, Rr. K. Bello, Nr. 47, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Resul e Feta Hoxhës, L. Palorto, Rr. Themo Vasi, Nr. 13 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Muço e Bajram Hoxhës, L. Palorto, Rr. Themo Vasi, Nr. 8-10 në qytetin e Gjirokastrës.

· Shtëpia  e Abdyl Babaramos e Isuf Jahos, L. Palorto, Rr. M. Bakiri, Nr. 1 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Islam Kokonës, L. Palorto, Rr. Asim Zeneli, Nr. 6,7 në qytetin e Ghjirokastrës.

· Shtëpia  e Niazi Ficos, L. Palorto, Rr. Fato Dudumi, Nr. 13 (Xhuri Popit) në qytetin e Gjirokastrës. Viti i ndertimit 1902. Banese e variantit te thjeshte me dy krahe. Pamja e saj dallohet per dekoracionet e shumta ne dru.

· Shtëpia  e Muhamet Ficos, L. Palorto, Rr. Fato Dudumi, Nr. 15 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  pronë shtetërore L. Palorto, Rr. K. Bello, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Irfan e Haki Kokalarit, L. Palorto, Rr. A. Toto, Nr. 6 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Hatif Zekos, L. Palorto, Rr. Asim Zeneli, Nr. 64 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  Zapanaja e Zekatëve, L. Palorto në qytetin e Gjirokastrës. Viti i ndertimit 1811-1812. Nje nga perfaqesuesit me tipike te baneses gjirokastrite te variantit me dy krahe. Banesa shquhet per kompozimin ne lartesi, pamjen monumentale dhe karakterin mbrojtes.

· Kamerja e Ismet Rroqit, L, Palorto, Rr. Pano Xhixho, Nr. 3, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Resajve, L. Dunavat, Rr. Myfir Reso, Nr. 12, në qytetin e Gjirokastrës. Viti i ndertimit 1823, ndersa rikonstruksioni ne vitet 1865 dhe 1873. Monument i kategorise se pare me shume vlere. Nje nga shembujt  e perkryer te baneses gjirokastrite me nje krah.

· Shtëpia  e Bejo Beqirit, L. Dunavat, Rr. Myfit Reso, Nr. 7 në qytetin e Gjirokastrës. E quajtur edhe Banesa Totozani. Periudha ndertimit fillimi i shek. XIX. Monumenti paraqet nje rast te ralle te variantit te baneses me nje krah.

· Shtëpia  e Ramadan Qeribashit dhe Jani e jjorgo Gjini, L. Dunavat, Rr. Myfit Reso, Nr. 12,14 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Pertef e Xhevat Agollit, L. Dunavat, Rr. Myfit Reso, Nr. 17, 19, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Mysejen Brahjes, L. Dunavat, Rr. Jaje Brahja, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Galip Sinojmerit, L. Dunavat, Rr. Bule Naipi, Nr. 8, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Galanxhijve, L. Varosh, Rr. K. Baco, Nr. 17 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Galanxhijve, L. Varosh, Rr. K. Baco, Nr. 9 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Mitro Koçes (shtetërore) L. Varosh, Rr. Misto Mame, Nr. 96-97 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Kikinajve, L. Manalat, Rr. Zenel Baboqi, Nr. 12, 14 në qytetin e Gjirokastrës. Viti i ndertimit 1825. Eshte nje nga shembujt me te zhvilluar te baneses gjirokastrite, e variantit me nje krah. Banesa dallohet per dekoracionet me piktura murale. 

· Zapanaja e Braho Baboqit, L. Manalat, Rr. Stalingrad, Nr. 50, 52 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Sulo Llaqit, L. Manalat, Rr. Stalingrad, Nr. 17 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Halim Çanit, L. Manalat, Rr. Jaçe Brahja, Nr. 48 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Vllaznisë Xheneti, L. Partizani, Nr. 4 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Iljaz Babametos, L. Partizani, Rr. Shefir Zeneli, Nr. 17 në qytetin e Gjirokastrës. Banese me dy faza ndertimi 1885-1887. Banesa ka vlera per evolucionin e elementeve te vecante ne kohe.

· Shtëpia  e Faik Belaj e Vasil Papadhopullit, L. Parizani, Rr. S. Musaj, Nr. 10 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Sherif Çuberit, L. Parizani, Rr. Abdyl Frashëri, Nr. 20, 22 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Mehdi Çiços e Azem Berberit, L. 11 Janari, Rr. Alqi Kondi, Nr. 3, 57 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  pronë shtetërore (Poliklinika), L. 11 Janari, Rr. Alqi Kondi, Nr. 3 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Nadire Babametos, L. 11 Janari, Rr. Alqi Kondi, Nr. 4 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Beko Bathaj L. 11 Janari, Rr. Alqi Kondi, Nr. 1 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Asllan Muhedinit, L. Cfakë, Rr. P. Xhamballo, Nr. 1 në qytetin e Gjirokastrës. Viti i ndertimit mendohet shek. XIX. Karakteristike e kesaj banese me dy krahe eshte trasparenca e theksuar e saj.

· Shtëpia  e Donika Qendros, Vasil Cicos etj. L. M. Mame në qytetin e Gjirokastrës. Viti i ndertimit 1821. Eshte banese disi e vecante ne dallim nga tipologjia e baneses gjirokastrite. Banesa shquan per trajtimin e jashtem te krahut te djathte. 

· Shtëpia  e Neim Çenes, L. Varosh, Rr. K. Baco, Nr. 47 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Ahmet Dudumit dhe Zylfo Bakirit, Rr. M. Bakiri, Nr. 4 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Porta e banesës së Haxhi Kurtit, L. Cfakë, Rr. Isuf Omari, Nr. 2 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Mexhit Kokalarit, Rr. M. Bakiri, Nr. 17 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Mersin Likës në fshatin Golem. 

· Shtëpia  e Shefqet Peçit në fshatin Picar. 

· Rrënojat e banesës dhe lëmi i Çelo Picarit në fshatin Picar. 

· Dhoma e mirë në banesën pronë shtetërore, R. Zenel Baboçi, Nr. 3 (ish Goricajve) në qytetin e Gjirokastrës. 

· Dhoma e mirë në banesën e Lolomanëve, L. Varosh, Rr. Misto Mame, Nr. 3 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Tavani dhe Porta e vjetër në banesën e Kozma Shaikos, Rr. B. Sako, Nr. 4 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Kopshti (Baçeja) e Canajve së bashku me sterën dhe një ndërtesë të vogël brenda tij, L. Dunavat, Rr. Bajram Melasi, Nr. 83.

· Shtëpia  e Vëllezërve Kore në L. Palorto, Rr. Themo Vasi, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Muzafer Karagjozit, L. Dunavat, Rr. Ago Topulli, Nr. 3 në qytetin e Gjirokastrës. 

· Kamerjerja e Jonuz Shehut, L. Dunavat, Rr. Ago Topulli, në qytetin e Gjirokastrës. 

· Shtëpia  e Zahari Sterios në fshatin Derviçan. 

· Shtëpia  e Sevo Marës, fshati Dhoksat. 

· Shtëpia  e Koço Çuçit fshati Dhoksat. 

· Shtëpia  e Vaso Rumbit fshati Qestorat. 

· Shtëpia  e Niko Zografit fshati Qestorat. 

· Shtëpia  e Pano Gerços, fshati Qestorat. 

· Shtëpia  e Vasil Drazhes fshati Hllomo. 

· Rrënojat e fshatit të vjetër të Kardhiqit. 

· Kulla e Vango Dules në fshatin Goranxi.  Kullat e Goranxisë jane trikatëshe, me planimetri drejtkëndëshe të përzgjatur, janë ndërtuar me gurë të thatë të palidhur me llaç dhe mbulohen me një çati dy kullimesh me rrasa guri e cila përfundon në anët e ngushta me kallkan. Me gjithë planimetrinë katërkëndëshe të përzgjatur, tek kullat e Goranxisë spikat qartë kompozimi vertikal. Ngritja në lartësi dhe mungesa e dritarëve në të dyja katet e para flasin qartë për tiparet mbrojtëse të tyre. Kati i dytë i këtyre kullave, i ndriçuar dobët, shërbente për depozitimin e produkteve bujqësore, ndërsa ne katin e sipërm qëndronte çifligari. Ky kat shpesh ndahej në dy kthina: ajo e banimit dhe ajo e gatimit. Në kthinën e banimit dilte dhe një lloj qoshku prej druri. Ndryshe nga kullat e fushës së Korçës, ato të Goranxisë nuk kanë frëngji, prandaj ato shërbenin vetëm për një mbrojtje pasive. Këto kulla janë ndërtuar gjatë shek. XVIII ose më herët, nga çifligarët që banonin në Gjirokastër, të cilët kishin çifligje në të gjitha fshatrat e fushës. (4)

· Kulla e Miho Ngjelës në fshatin Goranxi. 

· Kulla e Niko Ngjelës në fshatin Goranxi. 

· Porta e jashtme e banesës së M. Boros, L. Palorto, Nr. 38, 

· Porta e jashtme e banesës së R. Zaraqeli, L. Palorto, Rr. Saide Berberi, Nr. 216, 

· Shtëpia  e Skënder Dorit, L. Partizani, Rr. Abdyl Frashëri, Nr. 6-14 në qytetin e Gjirokastrës. 

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre(3) shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Viroi (Mema e ujit) i Gjirokastres

· Pylli i gurte, Nderan. Gjendet në afërsi të fshatit Ndëran, 1000 m mbi nivelin e detit, në frontin e tarracës së Ndëranit. Përfaqëson blloqe gurësh me forma shpesh herë të çuditshme dhe afër njëri-tjetrit, sa të lënë përshtypjen e një pylli të dendur, nga ku merr edhe emrin "Pylli i gurtë". Nën modelimin e erës dhe të erozionit janë krijuar forma të veçanta të gurëve, si: shkrepa, blloqe, shtylla ose kollona, dritare etj., me lartësi mbi 2 metra dhe të gjerë disa dhjetëra centimetra e më shumë. Pylli i gurtë ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore dhe turistike. Vlerat e tij janë të karakterit vendorë. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Nivan-Ndëran dhe pastaj vazhdohet më këmbë. (8)

· Shpella e Vanistres (Skotinia). Ndodhet në afërsi të fshatit Vanistër, 220 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Është e gjatë deri në 150 metra, e gjerë deri në 10 m dhe e lartë deri në 25 m. Formon një labirinth të vërtetë me plot dredhime, zgjerime dhe ngushtim. Është e mbushur me konkrecione. Në vitet '70, kjo shpellë u dëmtua nga ndërrmarja e ujërave, e cila shfrytëzoi ujin që ndodhej me shumicë në katin e poshtëm të shpellës, duke thyer dhe shkatërruar konkrecionet prej kalciti dhe duke ulur kështu vlerat e shumta shkencore dhe turistike të gjithë shpellës. Pjesa nënujore e saj ka nevojë për eksplorime të detajuara, sepse ka ende ambiente të panjohura deri tani me vlera shkencore dhe turistike. (8)

· Kanioni i Piksit. Ndodhet pranë fshatit Fushëbardhë, përgjatë luginës së përroit Homonim. Ky përrua e ka formuar luginën e tij përgjatë boshtit të antiklinalit të Malit të Gjerë, duke krijuar kështu një luginë antiklinale, që vende-vende merr formën e kanionit të krijuar në gëlqerorët e kretës së sipërme. Në aspektin gjenetik ky kanion lidhet me veprimtarinë gërryese të ujërave të përroit të Piksit, si dhe me veprimtarinë e karstit. Vende-vende ai merr karakterin e një tuneli natyror. Kanioni është i gjatë rreth 100 m, i thellë rreth 60 m dhe i gjerë rreth 2-3 m. Ka shpate të thepisura dhe në të njëjtën kohë përbën një ekosistem interesant karstik me bukuri befasuese. Njëherazi dallohet edhe për botën e pasur bimore (bimë që kacavirren në shpatet e thepisura) dhe shtazore (midis të cilave dallohen sidomos dhi të egra e pëllumba të egër). Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vlerat e tij janë të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Fushëbardhë dhe pastaj vazhdohet më këmbë. (8)

· Tarraca e Nderanit. Ndodhet në krahun e majtë të lumit të Zagories, në afërsi të fshatit Ndëran. Përfaqëson një fragment tarrace lumoro-deluviale, të formuar nga lumi i Zagories në formën e një tarrace të nivelit të tretë, në shpinën e së cilës janë depozituar: deluvione dhe koluvione të ardhura nga shpati lindor i malit të Lunxhërisë, si dhe materiale fluvioglaciale nga cirqet e lartësive të këtij mali. Ajo është e gjatë rreth 1000 m dhe e gjerë rreth 200 m. Ka shpinë me pjerrësi mbi 20-25% dhe front të thepisur, 20 m të lartë. Mbi këtë tarracë është zhvilluar një ekosistem i veçantë dhe interesant, që përfaqësohet nga një pyll i përbërë nga lajthitë e famshme të Zagories. Për mënyrën e krijimit dhe të modelimit të vazhdueshëm, si dëshmi e proceseve natyrore të periudhës së kuaternarit, ky monument merr vlera të veçanta shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), por edhe didaktike, ekologjike dhe turistike. Vlerat janë të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Nivan-Ndëran. (8)

· Shembja e Zhulatit. Ndodhet në afërsi të fshatit Zhulat. Shembja ka shtrirje deri në rreth 100 m gjatësi e 100-150 m gjerësi. Përbën një formë të veçantë relievi të krijuar nga proceset e rëndesës, të kushtëzuara nga përbërja gjeologjike (prania e argjilave, mbi të cilët janë vendosur gëlqerorët e mesozoit), pjerrësia shumë e madhe e shpatit, dëmtimi i bimësisë etj. Në këto kushte të veçanta litologjike, morfologjike dhe në praninë e reshjeve të mëdha, argjilat e tejngopur me ujë u bënë shkaku i zhvendosjes së madhe, e cila me sa duket u stimulua nga erozioni i bazës së shpatit në rrëzë të tij. Pas shembjes u krijua një përzierje kaotike e materialeve, u ndryshua karakteri dhe regjimi i ujërave nëntokësore, ndryshoi ritmi dhe karakteri i proceseve pedogjenetike. (8)

· Gurra e Nivanit

· Rreshqitja e Kllezit. Ndodhet në afërsi të fshatit Këllëz të komunës së Lunxhërisë. E quajtur ndryshe nga vendasit "Gropa e bardhë", përfaqëson një formë të veçantë e interesante të relievit të krijuar nga proceset e rëndesës dhe të stimuluar edhe nga faktorë të tjerë. Përgjatë shpatit perëndimor shquhet shkëputja (pragu) tektonike, që është mbuluar dhe maskuar nga materialet e shumta gravitacionale shpatore të ardhura nga pjesët e mësipërme të shpatit gëlqeror dhe që vazhdojnë më poshtë pragut, duke mbuluar edhe sektorë të gjerë mbi zonën flishore të shpatit. Ajo ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe ekologjike. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër- Erind-Këllëz dhe pastaj vazhdohet më këmbë. (8)

· Rreshqitja ne malin e Karparielit. Ndodhet në afërsi të fshatit të Kaparielit, në shpatin lindor të malit. Përbën një formë të veçantë relievi të krijuar nga proceset e rëndesës në kushtet e përbërjes argjilore të formacioneve gjeologjike, të pranisë së ujit të shumtë dhe stimulimit nga faktorë të tjerë natyrorë (pjerrësia e shpateve, erozioni i përrenjëve, mungesa e bimësisë etj.) e antropogjenë (dëmtimi i bimësisë, hapja e tokave të reja, ndërtimi i veprave ujitëse etj.). E veçanta e saj është se u aktivizua dhe u zhvillua për një kohë shumë të shkurtër, duke u stimuluar nga një lëvizje sizmike mjaft e fuqishme. Ajo ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe ekologjike. Vlerat e saj janë të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Zhulat-Karpariel dhe pastaj vazhdohet më këmbë. (8)

· Burimi i Libohoves

· Burimi mineral i Glines

· Burimi i Nepravishtes

· Qafa e Çajupit. Gjendet në kreshtën e malit të Lunxhërisë, përshkohet nga rruga që lidh Gjirokastrën me Zagorinë, 1536 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një qafë komplekse nga pikëpamja gjenetike: tektonike dhe karstike. Me gjatësi rreth 900 m e gjerësi rreth 500 m. Pranë qafës, në anën lindore, ndodhet fusha karstike e Çajupit, në të cilën shfaqet një ekosistem i veçantë i lartësive malore, me klimë dhe ajër të shëndetshëm, ujë të ftohtë dhe të pastër si kristal, botë të gjallë të larmishme bimore e shtazore. Ujërat e burimeve që dalin në rrethinën e saj dhe të reshjeve, sidomos të dëborës së shumtë, meqë nuk arrin të infiltrohet i gjithi, grumbullohet në sipërfaqe, duke krijuar ligatina, ndërsa në stinën e lagët të vitit formon edhe një liqen të vogël, i cili thahet vetëm në verërat shumë të thata. Në këto ligatina vijnë për dimërim edhe shpendë ujorë shtegëtarë. Të gjitha këto i shumëfishojnë vlerat turistike, por ajo për mënyrën e formimit dhe ekosistemet e saj ka edhe vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, biologjike), ekologjike, didaktike, kulturore. Vlerat e saj janë të karakterit kombëtar. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Erind-Qafa e Çajupit. (8)

· Shkembi i Zhejit. Gjendet në afërsi të fshatit të Zhejit të komunës së Zagories, 1300 m mbi nivelin e detit, në krah të majtë të Qafës së Çajupit. Përfaqëson një olistolit të madh me përbërje gëlqerore, të vendosur në masën e flishit më shumë argjilor. Ky bllok i madh shkëmbor është shkëputur nga masa gëlqerore në kohën e depozitimit të flishit në kushte ujore detare. I mbuluar nga flishi për një kohë shumë të gjatë, atë e nxorën në sipërfaqe proceset e erozionit. Më pas blloku gëlqeror iu nënshtrua erozionit, por sidomos modelimit karstik, që i ka dhënë një formë të veçantë, e cila dominon gjithë hapësirën përreth. Është i gjatë 200 m, i gjerë 100 m dhe i lartë 500 m. Në shpatet e tij të thepisura kanë folenë pëllumbat e egër, skifterët dhe shqiponjat. Shkëmbi i Zhejit ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vlerat e tij janë të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër - Erind - Qafa e Çajupit dhe pastaj vazhdohet më këmbë në drejtim të fshatit Zhej. (8)

· Zheshja e Muzines. Gjendet në qafën e Muzinës, në afërsi të fshatit homonim, 600 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një zhveshje interesante gjeologjike, në të cilën radhiten pothuajse të gjitha moshat e shkëmbinjve që përbëjnë zonën jonike. Interesante është mënyra e vendosjes së tyre me rënie në drejtim të lindjes. Në këtë zhveshje interesante gjeologjike mund të studiohet përbërja litologjike e zonës tektonike jonike, vazhdimësia e moshave dhe vendosja e shtresave me pajtim apo diskordancë këndore. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore dhe turistike. (8)

· Dalja e magnetikeve ne gelqeroret afer Picarit. Gjendet në afërsi të fshatit Picar të komunës homonime, 500 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dalje apo dritare tektonike të shkëmbinjve magmatikë midis shkëmbinjve sedimentarë në pjesën jugore të Shqipërisë. Kjo përbën edhe të veçantën e dukurisë. Këtu studiuesit kanë fushë të gjerë hulumtimesh dhe diskutimesh për të gjetur shkaqet e saj, për të përcaktuar një sërë ligjësish gjeologjike të gjithë zhvillimit dhe evolimit të albanideve. Pikërisht, për këtë arsye, monumenti në fjalë ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore dhe turistike. (8)

· Liqeni i Kacojthit

· Venjat e Konckes. Ndodhen në afërsi të fshatit Konckë, të komunës së Zagories, përgjatë shpatit perëndimor të Dhëmbelit, në lartësitë 1100-1300 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë drurë halorë (familja e dëllenjës) me trung dhe kurorë të veccantë (piramide), me lartësi mesatare 7-8 m dhe maksimale 13-18 m, me diametër të trungut rreth 30 cm e me moshë mbi 100-vjeçare. Janë bimë të rralla dhe në rrezik zhdukje. Ato kanë vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vënjat mund të vizitohen nga turistë me interesa shkencore (biologë, ekologë), por edhe nga të turistë me interesa për vlerat e natyrës. (8)

· Vithimat e Konckes

· Vrimat e Konckes. Ndodhen në afërsi të fshatit Konckë të komunës së Zagories, në një territor të përbërë nga gëlqerorët e kretës së sipërme, në të cilët është i zhvilluar fuqimisht procesi i karstit. Zhvillimi i tij lidhet me pastërtinë e gëlqerorëve të kretës së sipërme; me lëvizjet e fuqishme ngritëse, që i ka dhënë zhvillim të madh karstit nëntokësor dhe ruajtjen, konservimin e formave karstike sipërfaqësore me përmasa të vogla; me morfologjinë e terrenit, që dallohet nga karakteri i sheshtë apo pak i pjerrët i tij, me reshjet e shumta, sidomos në formën e borës etj. Procesi i karstifikimit ka krijuar këtu një peizazh interesant karstik me një mori formash negative, që u ngjajnë hojeve të bletëve. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik, në të cilin bota e gjallë i është përshtatur karstit dhe pasojave të tij. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër- Nivan dhe pastaj vazhdohet më këmbë gjatë shpatit perëndimor të malit Dhëmbel. (8)

· Rrapi i Zhulalit. Rrapi i Zhulatit ndodhet në qendër të fshatit homonim të komunës Cepo. Ai është i lartë 30 m, diametri maksimal i trungut 180 cm, ndërsa perimetri i tij arin 550 cm dhe i kurorës 68 m. Rrapi ka moshë afërsisht 300-vjeçare, ndërsa spikat për vlerat estetike, didaktike, turistike, biologjike dhe historike. Degët e tij kanë filluar të thahen për shkak të moshës së tij. (8)

· Rrapi i Fushebardhes. Rrapi i Fushë- Bardhës ndodhet në qendër të fshatit Fushëbardhë të komunës Cepo. Ai ka moshë afërsisht 250-vjeçare dhe një lartësi rreth 26 m, diametër maksimal të trungut prej 200 cm dhe diametër të kurorës rreth 40 metër. Rrapi ka gjendje mesatare vegjetative, si dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike dhe historike. (8)

· Rrapi i Mashkullores. Ndodhet në qendër të fshatit homonim të komunës Çepo. Dallohet për asimetri të theksuar të kurorës. Është i lartë 23 m, diametri maksimal i trungut 125-130 cm, ndërsa perimetri i tij arin 390-400 cm dhe i kurorës rreth 60 m. Ka moshë afërsisht 200-vjeçare. Trungu i tij është i dëmtuar nga zjarri, ka gjendje vegjetative mesatare dhe dallohet për vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike dhe historike, nën hijen e tij u mblodh çeta e patriotit Çerçis Topulli. Vlerat e tij janë të karakterit vendor. (8)

· Rrapishte e Mashkullores

· Rrapi i Çerçizit, Gjirokaster. Tani nuk ekzistom me.

· Rrapi i Libohoves. Ndodhet në qendër të qytetit dhe dallohet për degëzim karakteristik të kurorës dhe bashkimin interesant të degëve. Ai është i lartë rreth 32 m, diametër maksimal të trungut 220 cm, perimetri i tij arrin 690-700 cm dhe i kurorës 80-85 m. Ka moshë afërsisht 220-vjeçare. Kanë filluar tharjet natyrore të degëve të majës. Ka gjendje vegjetative mesatare dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike dhe historike të karakterit vendor. (8)

· Geshtenja e Nepravishtes. Ndodhet në afërsi të fshatit homonim të komunës Libohovë. Gështenja dallohet për asimetri të theksuar të kurorës. Ajo është e lartë 20 m, diametri maksimal i trungut 150 cm, ndërsa perimetri i tij arin 480 cm dhe i kurorës rreth 50 m. Geshtenja e Nepravishtës ka moshë afërsisht 225-vjeçare, gjendje mesatare vegjetative, vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrepet e Kellezit. Ndodhen në fshatin homonim. Përbëjnë grupe drurësh, që dallohen për kurorë të çrregullt. Lartësia mesatare e tyre është 12-15 metra, ndërsa maksimale 17 metra, diametri mesatar i trungut 80 cm, ndërsa maksimali 170 cm. Kanë moshë afërsisht 160-vjeçare. Janë dëmtuar nga prerjet abuzive, por kanë tendencë ripërtëritje. Kanë gjendje vegjetative mesatare dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrapi i Dhoksatit. Ndodhet në fshatin homonim. Dallohet për formë të çrregullt të kurorës. Është i lartë 21 m, diametri maksimali i trungut 250 cm, ndërsa perimetri i tij arrin 760 cm dhe i kurorës 40 m. Ai ka moshë 250-vjeçare, është i dëmtuar nga njerëzit, por ka mundësi ripërtëritje. (8)

· Rrapi i Manastirit, Stegopul. Ndodhen pranë manastirit në fshatin homonim të komunës Libohovë, në lartësinë 750 m mbi nivelin e detit. Dallohet për formë të çrregullt, e deri diku ombrellore të kurorës. Kanë lartësi 20-22 m, diametër maksimal të trungut të tyre 250 cm, ndërsa perimetri i trungut të tyre arrin 780 cm dhe i kurorave 60 m. Kanë moshë 200-210 vjeçare. Kanë filluar tharjet natyrore të degëve. Kanë vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrapi i Tranoshishtes. Ndodhet në qendër të fshatin homonim të komunës Antigone, në lartësinë 580 m mbi nivelin e detit. është i dëmtuar, me zgavër të madhe në trung, të krijuar nga zjarri. Arrin lartësinë 29 m, diametri maksimal i trungut 300 cm, ndërsa perimetri i tij 920 cm dhe i kurorës 85 m. Ka moshë 320-vjeçare, gjendje të mirë vegjetative, vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrepet Selos. Rrepet e Selos ndodhen 500 metra larg qendrës së fshatit Selo komuna Vrisera. Përbëjnë grupe drurësh, që dallohen për kurorë të çrregullt. Lartësia mesatare e tyre është 25 m, maksimale 30 m, diametri mesatar i trungut 160 cm, ndërsa maksimali 175 cm. Ata kanë moshë afërsisht 120-vjeçare, por janë janë dëmtuar nga prerjet abuzive, të cilat kanë mundësi ripërtëritje. Gjendja vegjetative është mesatare, si dhe kanë vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrepet e Mullirit ne Selo. Ndodhen pranë mullirit të fshatit Selo të komunës Vrisera. Përbëjnë grup drurësh me kurorë të çrregullt. Lartësia mesatare e tyre është 25 m, maksimale 30 m, diametri mesatar i trungut 110 cm, ndërsa maksimali 130 cm. Ata kanë moshë 140-160 vjeçare. Janë dëmtuar nga prerjet abuzive, por kanë mundësi ripërtëritje. Gjendja vegjetative është mesatare, ndërkohë që ato shquhen për vlerat estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Perralli i Bodrishtes. Ndodhet në qendër të fshatit homonim të komunës Vrisera, në lartësinë 310 m mbi nivelin e detit. Përralli i Bodrishtës dallohet për formë ombrellore të rregullt të kurorës. është i lartë rreth 16 m, diametri maksimal i trungut rreth 115 cm, ndërsa perimetri i tij arrin 370 cm dhe i kurorës rreth 63 m. Ai ka moshë 140-vjeçare, gjendje të mirë vegjetative, ka vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Pishat e Kerres. Ndodhen në krahun jugor të fshatit me të njëjtin emër të komunës Vrisera, në lartësinë 830 m mbi nivelin e detit. Pishat e Kërres dallohen për pamje të rregullt të kurorës. Lartësia mesatare e tyre arrin rreth 20 m, maksimalja 25 m, diametri mesatar i trungut 50-70 cm. Ato kanë moshë 200-210 vjeçare, gjendje vegjetative të dobët dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrepet e Koshovices. Rrepet e Koshovicës ndodhen në qendër të fshatit homonim të komunës Vrisera, në lartësinë 650 m mbi nivelin e detit dhe dallohen për formë të çrregullt të kurorës. Lartësia mesatare e tyre arin 25 m, maksimalja 32 m, diametri mesatar 70 cm, ndërsa maksimali 130 cm, ndërsa kanë moshë 250 - 300 vjeçare, gjendje mesatare vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Selvite e Kishes Hllomo.

· Rrepet e Çatistes. Ndodhen në qendër të fshatit Çatistë të komunës Pogon, në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit. Dallohen për formë të rregullt të kurorës. Rrepet janë të larta mesatarisht 15 m, lartësia maksimale 18-20 m; diametri mesatar i trungut rreth 60 cm, ndërsa maksimali 80 cm. Ata kanë moshë 120-130 vjeçare, gjendje mesatare vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Lisat e Poliçanit. Lisat e Poliçanit ndodhen në jug të fshatit, në lartësinë 760 m mbi nivelin e detit dhe dallohen për formë të rregullt të kurorës. Ata janë të lartë mesatarisht 20-22 m, lartësia maksimale 27 m; diametri mesatar i trungut 160 cm, ndërsa maksimali 180 cm. Lisat kanë moshë rreth 200-vjeçare, gjendje shumë të mirë vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Selvite Hllomose. Selvitë e Hllomosë ndodhen në qendër të fshatit Hllomo pranë kishës në komunën e Pogonit, në lartësinë 830 m mbi nivelin e detit. Dallohen për formë të rregullt të përzgjatur të kurorës dhe janë të larta mesatarisht 20-23 m, lartësia maksimale 30 m; diametri mesatar i trungut 40-50 cm, ndërsa maksimali 60 cm. Selvitë kanë moshë rreth 130-150 vjeçare, gjendje shumë të mirë vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrapi i Poliçanit. Rrapi i Poliçanit ndodhet në qendër të fshatit me të njëjtin emër të komunës Pogon, në lartësinë 750 m mbi nivelin e detit. Dallohet për formë ombrellore të rregullt të kurorës. është i lartë 27 m, diametri maksimal i trungut 104cm, ndërsa perimetri i tij arrin 350 cm dhe i kurorës 46-48 m. Ka moshë 250- 280 vjeçare, gjendje mesatare vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrapi i Nderanit. Rrapi i Ndëranit ndodhet në qendër të fshatit Ndëran të komunës Zagorie. Dallohet për formë të rregullt ombrellore të kurorës. Arrin lartësinë 35 m; diametri i trungut 300 cm, ndërsa perimetri i tij 820 cm dhe i kurorës 72 m. Rrapi ka moshë 500-vjeçare, gjendje mesatare vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Lisat e Skorese. Lisat e Skoresë gjenden në juglindje të fshatit Skore, të komunës Pogon, në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit. Dallohen për formë të rregullt të kurorës dhe janë të lartë mesatarisht 18-20 m, lartësia maksimale 24-25 m; diametri mesatar i trungut rreth 80 cm, ndërsa maksimali 180-190 cm. Lisat kanë moshë 150-200 vjeçare, gjendje shumë të mirë vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Lisat e Çorrokut , Sheper. Lisat e Çarrokut ndodhen në një pllajë të veçuar në perëndim të fshatit Sheper të komunës së Zagories. Përfaqësojnë një grumbullim drurësh më lartësi të konsiderueshme e mesatare, që kanë mundur të shpëtojnë e që janë ruajtur sepse në sheshin nën hijen e tyre janë përkujtuar ngjarje historike të lidhura me Luftën Nacional Çlirimtare. Sot janë të dëmtuar, të prerë e të rralluar shumë. (8)

· Rrepet e shkolles, Sheperit. Rrapet e shkollës Sheper ndodhen në qendër të fshatit homonim të komunës Zagorie, pranë shkollës, në lartësinë 860 metra mbi nivelin e detit. Ato dallohen për formë rrethore të rregullt të kurorës, arrijnë deri në lartësinë 25 metra, diametri i trungut 180 cm, perimetri 580 cm, ndërsa i kurorës 50 m. Rrapet kanë moshë 180-vjeçare dhe janë në gjendje të mirë vegjetative. Gjithashtu ata kanë vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Lisat e Manastirit, Nivan. Lisat e Manastirit Nivan ndodhen pranë manastirit të fshatit homonim të komunës Zagorie, në lartësinë 710 m mbi nivelin e detit. Lisat dallohen për formë të rregullt të kurorës, janë të lartë mesatarisht 17-18 m, lartësia maksimale 20 - 22 m; diametri mesatar i trungut 80 cm, ndërsa maksimali 180 cm. Ata kanë moshë mbi 200-vjeçare dhe gjendje mesatare vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

· Rrepet e Nivanit. Ndodhen në juglindje të fshatit homonim të komunës Zagori, në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit. Dallohen për formë të rregullt të kurorës. Janë të larta mesatarisht 25 m, ndërsa lartësia maksimale 27 m; diametri mesatar i trungut 80 cm, ndërsa maksimali 90 cm. Kanë moshë 150-180 vjeçare, gjendje mesatare vegjetative dhe vlera estetike, didaktike, turistike, biologjike të karakterit vendor. (8)

 

Gjithashtu ndodhen:

Lisi i Tërbuqit. Ndodhet në qendër të fshatit Tërbuq të Komunës Odrie. Përfaqëson një dru të vetmuar pranë kishës me lartësi 14-15 m dhe diametër të trungut rreth 70-80 cm. Pema ka një moshë rreth 100-vjeçare. Ajo dallohet për një zhvillim vegjetativ mesatar e deri diku të dobët, kurorë të rrallë e të çrregullt me degë të thyera dhe në trung vërehen zgavrime të mëdha. Vendi përreth është sistemuar e mirëmbajtur nga banorët dhe përdoret si vend çlodhës e grumbullimi. Ka vlera shkencore, didaktike e turistike, si dhe vlerësohet si monument natyre me karakter vendor.

 

Rrapi i Dervicianit. Në qendër të fshatit Dervician të Komunës së Dropullit të Poshtëm, numërohen 7-8 drurë rrepesh, prej të cilëve veçohet për nga përmasat, mosha e vlerat, rrapi pranë kishës në pjesën veriperëndimore të sheshit të qendrës. Rrapi ka lartësi rreth 25 metër, diametër të trungut 180-190 cm dhe perimetër të kurorës mbi 100 metër. Ai është në gjendje të mirë, me moshë 200-vjeçare, ka një zhvillim normal vegjetacioni dhe një kurorë të rregullt gati rrethore e formuar nga tri degët që dalin nga trungu. Përrreth trungut vendi është i sistemuar e i rregulluar me stola e drurë dekorativë që shërben si vend çlodhjeje e argëtimi. Monumenti ka vlera shkencore, didaktike e turistike të karakterit lokal. Për ta vizituar këtë rrap ndiqet rruga automobilistike Gjirokastër-Kakavie në kilometrin e shtatë, kthehesh djathtas, rreth një kilometër në qendër të fshatit.

 

Rrapi i Topovës. Ndodhet në qendër të fshatit Topovë të Komunës së Zagories, në një lëndinë të bukur e të pyllëzuar me rrepe e drurë të tjerë. Rrapi ka një lartësi 24-25 metër dhe diametër të trungut rreth 200-210 cm. Trungu ka zgavrime dhe vende të kalbura, kurorë të çrregullt asimetrike, të vendosur në dy kate për shkak të degëzimeve të shumta e të çrregullta.

 

Vithimat e Buretos. Ndodhen në afërsi të Libohovës, në shpatin perëndimor të malit të Buretos, në sektorin Libohovë-Labovë. Përfaqësojnë një formë të veçantë relievi të krijuara nga proceset e rëndesës, në kushtet e pranisë së thyerjes së madhe tektonike, (që kalon në shpatin perëndimor të të gjithë vargut Shëndëlli- Lunxhëri-Bureto) të pjerrësisë shumë të madhe të shpatit dhe në mungesë të bimësisë. Në këto kushte, nën veprimin e tjetërsimit fizik e kimik, ndodh copëtimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i shkëmbit. Copërat e shumta të shkëputura me forma e përmasa të ndryshme, nën veprimin e rëndesës, rrokullisen poshtë e, me kalimin e kohës, ato lokalizohen në kanale të veccantë e në disa sektorë ky proces ka përfshirë hapësira më të gjera, duke u zhvendosur në masë. Ato dallohen nga larg, si mbetje të proceseve të caktuara të dinamikës së jashtme të modelimit të relievit. Vithimat përfaqësojnë një rreshqitje me shtrirje deri në rreth 200 m gjatësi, 10-20 m gjerësi. Ato kanë vlera të veçanta shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe ekologjike. Vlerat e tyre janë të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Libohovë dhe pastaj vazhdohet më këmbë drejt fshatit Labovë.

 

Gryka e Selckës. Kjo grykë me gjatësi rreth 6 km ndodhet përgjatë sektorit të mesëm të luginës së Suhës, atje ku kjo luginë ndërpret tërthor dhe ndan vargmalin Lunxhëri-Bureto. Në disa sektorë ngushtohet shumë, aq sa merr formën e kanionit. Është interesante mënyra e formimit të saj. Disa studiues e trajtojnë formimin e saj në të njëjtën rrugë, si është formuar edhe gryka e Këlcyrës. Gryka formon një ekosistem interesant të lidhur me kushtet e veçanta mikroklimatike. Ajo është shumë e pasur nga pikëpamja floristike e faunistike ku spikatin shpendët, si: pëllumbat e dallëndyshet, që i kanë dhënë edhe emrin sektorit më të ngushtë të saj, shkëmbi i Dallëndyshes.

 

Cirqet e Lunxhërisë. Janë forma negative të relievit akullnajor, të formuara nga veprimtaria gërryese e akullnajave. Ndodhen në lartësitë lindore të kreshtës së malit të Lunxhërisë, rreth 1600-1800 m mbi nivelin e detit. Përfshihen në grupin e cirqeve të tipit glacio-karstike, pasi, pas shkrirjes së akullnajës mbi shkëmbinjtë gëlqerorë të kretakut ku ata janë formuar, kanë vepruar edhe proceset e karstit. Sektori ku ndodhen këto cirqe është më shumë se 1 km i gjatë, ndërsa gjerësia më e madhe e cirqeve, është pak më shumë se 50-60 m.

 

Gurët e Gjatë. Ndodhen në afërsi të fshatit Fushë-Bardhë e Zhulat. Përbëjnë gurë me forma të veçanta në trajtën e shtyllave apo kollonave 3-4 m të larta, që dallohen nga larg. Ata janë formuar për shkak të erozionit të diferencuar në formacione me fortësi dhe shkallë të ndryshme tretshmërie. Ndodhen në terrene të përbëra nga gëlqerorë të kretës së sipërme, e me sa duket, janë të dolomitizuar. Për të gjitha këto arsye dhe për formën e veçantë, i propozojmë për statusin e monumentit të natyrës me vlera shkencore (gjeologjike dhe gjeomorfologjike), me vlera didaktike dhe turistike të karakterit lokal. Për t'i vizituar, duhet ndjekur rruga automobilistike Gjirokastër-Poliçan-Kardhiq-Fushëbardhë dhe pastaj vazhdohet rruga këmbësore.

 

Qafa e Dhëmbelit. Gjendet në kreshtën e malit të Dhëmbelit, të cilin e ndan nga mali i Nemërçkës; përshkohet nga rruga këmbësore që lidh Zagorien me Përmetin 1400 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një qafë komplekse nga pikëpamja gjenetike: tektonike dhe karstike. Është e gjatë 1100 m, e gjerë 100-200 m dhe krijohet një ekosistem i veçantë i lartësive, me klimë malore dhe ajër të shëndetshëm, ujë të ftohtë dhe të pastër si kristal e botë të gjallë të larmishme. Për të vizituar qafën duhet ndjekur rruga automobilistike Gjirokastër-Poliçan-Sheper dhe pastaj vazhdohet rruga këmbësore përgjatë rrjedhjes së sipërme të përroit të Zagorisë.

 

 

 

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare.

 

· Kardhiq, me sip. 1,800.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se I me VKM nr.102, datë 15.01.1996

· Bredhi i Sotirës, me sip. 1,740.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se III me VKM nr.102, datë 15.01.1996

· Zhej, me sip.1,500.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se III me VKM nr.102, datë 15.01.1996

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.