Rrethi TROPOJE
Rrethi Tropoje ben pjese ne qarkun Kukes dhe eshte i perbere nga(1):
BASHKIA/QYTETI Bajram Curri; QYTETI Fierze; Tpla, Dushaj, Dege, Gerg-Lum;
KOMUNA Lekbibaj: Brise, Salce, Palç, Peraj, Gjonpepaj, Lekbibaj, Tetaj,
Shengjergj, Curraj i Poshtem, Betoshe, Qerreç Mulaj, Curraj i siperm; KOMUNA
Margegaj: Margegaj, Fushe Lumi, Koçanaj, Shohan, Lagja Paqes, Bradoshnice,
Dragobi, Çerem, Valbone, Rragam; KOMUNA Llugaj: Bukove, Jaho Salihi, Llugaj,
Luzhe, Rrez-Mali, Rragam; KOMUNA Buajan Dojan: Bujan, Rosuje, Dojan, Markaj,
Gri, Lekurtaj, Selimaj, Bllate, Gri e Re; KOMUNA Bytyç Pac: Pac, Zherke, Vlad,
Çorraj-Velaj, Berishe, Visoçe, Mash, Zogaj, Prush, Kepenek, Kam-Fshat, Leniq,
Qytet-Kam; KOMUNA Tropoje Ast: Ast, Kojel, Viçidol, Kasaj, Gegaj, Papaj, Sopot,
Buçaj, Babine, Begaj, Shumice Ahmetaj, Myhejan, Kovaç, Kerrnaje, Shkelzen.
·
Kalaja në fshatin
Shishan.
· Kalaja e Lekës në
Selimaj.
· Kalaja e Bushatit në
fshatin Bushat.
·
Kalaja e Sakatit.
·
Kalaja e Cernicës.
·
Kështjella e Breg - Lumit.
·
Qyteza e Rosunjës në
fshatin Bujan.
· Kisha e Ancitit në
fshatin Breg- Lum.
·
Shtëpia e Ismail dhe Arif Mustafait në qytetin e Bajram
Currit.
·
Shtëpia e Halil Çeliposhit në fshatin Babinë.
· Shtëpia e Adem Demajt në fshatin Koçanaj.
· Shtëpia e Mehmet Ramës në fshatin Koçanaj.
·
Shtëpia e Bajram Osmanit në fshatin Shoshan.
·
Shtëpia e Sali Manit në fhstain Bujan.
· Kulla e patriotit Mic
Sokoli në fshatin Bujan.
·
Shpella e
Dragobisë.
·
Mulliri i Bajram Currit
pranë fshatit Shoshan, bazë ku është strehuar plaku i maleve.
·
Lëndina e Dragobisë ku
më 30 Maj Enver Hoxha ka zhvilluar bisedë me banorët e zonës.
Gjithashtu
gjenden edhe shumë monumente natyre shume të bukura për t’u vizituar, që janë:
· Rasa e Pesmarres
· Shpella e Haxhise
· Liqenet akullnajore te
Doberdolit
· Liqenet akullnajore te
Sylbices. Ndodhen në lartësinë mbi 1900 m, në luginën akullnajore të Sylbicës
të malësisë së Gashit. Në këtë luginë ka morena dhe 8 liqene akullnajore, me
gjatësi deri 1000 – 1500 m, gjerësi 100 – 250 m dhe sipërfaqe rreth 40 ha.
Liqeni më i madh është ai i Sylbicës. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të
ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Kanë një botë të gjallë të larmishme
dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Kanë vlera shkencore
(gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike.
· Shkembi i Forces
· Burimi Karstik i
Qirecit
· Rasa e Currajt
· Depozitimet
fluvio-glacioale te Shoshajt
· Depozitimet fluvio-glacioale
te Shemtires
· Bredhishtja e Ragamit
· Shelgu i Rrjetezuar
· Burimi i Qukut te
Dunishes
· Burimi i Shoshanit
· Burimet e Valbones
· Shpella e Haxhise
· Shpella e Akullit
· Lugina e varur akullnajore e Kukajt
· Lugina Akullnajore e
Motines
· Kanioni i Shoshanit
· Blijte ne Markaj
· Dushkajat e Qafe Luzhes
· Liqeni i Ponareve
· Meshtekna e Lugut te Zi
· Ahishtja Gurra e Hasan Gushit (Mertur)
· Rrobulli ne liqenin e
Ponareve
· Arra e Dragobise
· Shpella e Dragobise
· Hormoqi i Valbones
· Ahishtja e Vranices
Në
këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së
Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare:
· Lumi i Gashit me sip. 3,000.0 ha, zone e mbrojtur e
kategorise se I me VKM nr.102, datë 15.01.1996. Përfshin zonën e skajit më
verilindor të Shqipërisë, në pikën më të
lartë të kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të
Gashit, i cili derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit.
Gjatë rrjedhjes së saj kjo luginë shquhet për bukurinë natyrore, mbasi ajo
kalon një sërë ngushtimesh e zgjerimesh duke krijuar trajta mjaft tërheqëse. Në
njërin prej segmenteve të saj, lugina ngushtohet aq shumë, sa merr formën e një
kanioni të ngushtë. Shpatet e luginës janë të veshura me pyje dushku, ahu dhe sidomos me halorë. Kjo zonë është strehë
edhe për kafshë të egra si ariu i murrmë, dhia e egër, ujku, ketri, shqiponja e
malit etj. Zona e luginës së lumit të Gashit shquhet për reshjet e dendura të
dëborës. Një ndër atraksionet më të bukura të kësaj zone janë edhe prezenca e
kompleksit të liqeneve akullnajore të Dobërdol - Sylbicës, ku gjenden 8 liqene
të tilla.
· Lugina e Valbonës me sip. 8,000.0 ha, zone e mbrojtur
e kategorise se II me VKM nr.102, datë 15.01.1996. Konsiderohet
si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit
të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me
një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një
lugine plot labirinte dhe të papritura.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.