Rrethi BERAT
Rrethi i Beratit ben
pjese ne qarkun e Beratit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI
Berat, BASHKIA/QYTETI Ura Vajgurore, Bistrovice, Guri i Bardhe, Konisbalte,
Pashalli, Vokopole, Skrevan, KOMUNA Poshnje: Poshnje, Polizhan, Ciflik, Arrez,
Agim, Banaj, Gajde, Malas Grope, Syzez, Sheqe Gajde, Hinge, Kuç, KOMUNA
Velabisht: Malinat, Bilçe, Drobonik, Bardha i Ri, Starove, Velabisht, Veterik,
Remanice, Gjoroven, Palikesht, Veleshnje, Duhanas, Kodras, KOMUNA Kutalli:
Kutalli, Sqepur, Drenovice, Samatice, Pobrat, Reres, Komarak, Protoduar,
Goriçan, Goriçan Çlirim, Malas Bregas, KOMUNA Otllak: Lapardha 1, Lapardha 2,
Qershnik, Balibardhe, Dushnik, Morave, Ullinjas, Vodes e Siperme, Orizaj,
Otllak. KOMUNA Lumas: Lumas, Luzaj, Pellumbas, Katundas, Zelevizhde, Belesove,
Mendrak, Sheqes, Bardhaj, Pashtraj, Vodez, Krekez, Koritez. KOMUNA Vertop:
Mbrakull, Vertop, Kapinove, Zgerbonje, Vodice, Fushe Peshtan, Peshtan, Drenove,
Lybeshe, Tomar, Bregas. KOMUNA Terpan: Terpan, Teman, Paraspuar, Tozhar,
Vokopol, Dodovec, Rehove, Zhapokike, Corogjaf, Panarit, Plashnik i Madh, Lugas,
Zhitom i Madh, Zhitom i Vogel. KOMUNA Cukalat: Danafrase, Slanice, Cukalat,
Allambres, Kratine, Çete. KOMUNA Roshnik: Bogdan i poshtem, Bogdan i Siperm,
Dardhe, Karkanjoz, Kostren i Madh, Kostren i Vogel, Mimias, Perisnk, Qafe
Dardhe, Roshnik, Roshnik i Vogel, Vojnik, Rabjak. KOMUNA Sinje: Sinje, Mbolan,
Mbjeshove, Mbreshtan, Galine, Sadovice, Paftal, Kamcisht, Levan, Velçan,
Osmenzeze 1, Osmenzeze 2, Plashnik i Vogel, Molisht.
Berati u përket qyteteve
të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë
deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së
Bronzit (2600-1800 p.e.s.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI p.e.s.
Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës
dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të
historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur
kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve
ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 p.e.s.
si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea në 216 p.e.s. nga mbreti Kasandër në kujtim të
gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas
pushtimit romak në shek. II p.e.s. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum
(Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e
ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në
shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV,
qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati
arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e
rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti
pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek.
XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të
Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë,
me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë
bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të
tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga
kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e
Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII
Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashë
Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e
kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me
Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin,
Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy
skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të
madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë,
Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre
tregtare.
Pas tërmetit Berati mori pamjen e sotme në
shek. XVIII dhe sidomos në shek. XIX, pas tërmetit të vitit 1851. Në fund të viteve 30 të shek. XIX
Berati kishte 8000 banorë dhe si të gjithë qytetet e tjerë ruante karakterin e
ekonomisë së vogël zejtare. Tashmë ishin shfaqur punishtet e tipit të
manifakturave, por ende të paçliruara nga normat tradicionale esnafore. Nga
mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike
të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin korrespondentë ose agjenci në Durrës
e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë. Ekzistonin punishte me 5
deri 10 krahë pune dhe disa fabrika të vogla mielli e vaji. Në fund të viteve
1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më
e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.
Qytet muze
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht
qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me
vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të
trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të
realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe
nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona
muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.
Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale,
nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të
kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat
janë(2) :
·
Kalaja e Beratit, e ndërtuar mbi kodrën
shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me
dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII,
XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara,
por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të
epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella
është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut. (4)
· Kalaja e Krotinës (Dimalit) në
fshatin Bistrovicë. Në perëndim të Beratit, në Malësinë e Shpiragut ndodhet
qyteti antik i Dimalit. I ngritur mbi kodra, të cilat kishin një syprinë
kryesisht të rrafshtë dhe rrethoheshin me një mur të vetëm pa pasur akropol.
Identifikimi i qytetit Dimal me kalanë e Krotinës është bërë nga zbulimi i
katër fragmenteve tjegullash me mbishkrimin DimaMitan (dimalitan). Dimali ka
qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe luajti një rol të
rëndësishëm në luftërat iliroromake. Në vitin 219 p.e.s. Demeter Fari kishte
vendosur një garnizon në Dimal, i cili konsiderohen si një qytet që s´e merrte
dot dora e armikut. Ushtritë romake të komanduara nga Luc Emili mundën ta
shtien në dorë qytetin pas një rrethimi, duke përdorur me shumicë mjete sulmi.
Në vitin 205 p.e.r., Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake
(Liv. XXIX, 12), por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve. Në kushtet
e paqës, që ju parashtruan Filipit V nga prokonsulii romak Semproni, Dimali
kalonte në duar të romakëve. Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si
prej maqedonasve ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e
tij, por prej tyre sot ruhen vetëm gjurmë fare të pakta; ato përfaqësohen nga
blloqe të veçuara guri, të punuara në forma të rregullta drejtkëndëshe, që
rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta, prej të cilave ajo më e larta
shërbente si akropol. (4)
· Kalaja e Mjeshovës në fshatin
Mjeshovë. Kalaja e Mbjeshovës ose e
quajtur ndryshe dhe Kalaja e Xhaxhajt ndodhet në fshatin Mbjeshovë, në skajin
verior të malit Shpirag. Kodra mbi të cilën është ndërtuar kalaja, në anën
jugore, pothuajse në mënyrë paralele ka malin e Shpiragut. Kjo pjesë e kodrës
si dhe ajo veriore e veriperëndimore kanë mbrojtje të mirë natyrore me faqe të
thepisura të cilat përfundojnë në një luginë lumore, ndërsa në anën perëndimore
ka faqe më të buta. Kalaja është e vogël, me një sipërfaqe prej 1,5-2ha. Muri
rrethues ndjek konturet e majës së kodrës. Ruhet në një gjendje të mirë dhe në
të gjithë gjatësinë e tij. Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i
brendshëm përforcues duke shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend
vrojtimi për ushtarët. Kalaja ruhet në gjendje shumë të mirë dhe në gjithë
gjatësinë e saj mund të ndiqen shumë qartë linja e mureve me përjashtim të disa
ndërprerjeve fragmentare. Lartësia më e vogël e ruajtur është 0,50m dhe më e
larta 4,5m. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Dy anësoret janë
gjysëmrrethore ndërsa ajo e mesit ka formë katrore. Kulla tjetër ndodhet në
anën perëndimore dhe ka formë katërkëndore por me përmasa më të vogla se kulla
katërkëndore lindore. Në këtë anë pranë kullës, ndodhet një hyrje. Gjithashtu
kalaja është e pajisur edhe me tre hyrje të tjera, një në anën veriore dhe dy
të tjera në anën jugore.(7)
· Kalaja e Mbolanit në fshatin Mbolan. Një
nga arteriet e rëndësishme rrugore në antikitet ishte dhe lugina e Osumit.
Gjatë kësaj luginë ndodhen një sërë vendbanimesh të fortifikuara ilire, si edhe
kalaja e Mbolanit. Kalaja e Mbolanit ngrihet mbi një kodër midis fshatrave
Sinjë dhe Arpaxhias të rrethit të Beratit. Pjesa e sipërme e kodrës përfundon
me një sipërfaqe të sheshtë mjaft të përshtatshme për banim, konturet e së
cilës rrethohen nga një mur me gjatësi 660 m, që përfshin një sipërfaqe prej
rreth 3 ha. Në qendër të kalasë, në pjesën më të ngritur të saj, ndodhet
Akropoli, që ka një formë katërkëndëshe me një qoshe të prerë për të krijuar mundësinë
e flankimit të hyrjes. Duke u nisur nga dy qoshe të këtij katërkëndëshi,
zbresin dy mure të drejta, deri tek muri rrethues kryesor dhe krijohet kështu
një ndarje e tretë, e cila komunikon nëpërmjet një porte me gjerësi 4,00 m me
pjesën tjetër të kalasë. Muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorë të shtresëzuar,
ku gjatësia e një guri arrin nganjëherë deri në 1 m dhe lartësia nuk e kalon
0,20 m. Gjerësia e murit rrethues të platformës është 1,40 m, ndërsa e mureve
të brendshme ndarës 2,30 m. (4) Në ambientet e brendshme të kalasë evidentohn
gjurmë të një stere uji, në formë rrethore, si dhe disa ambiente të tjera të
papërcaktuara të cilat mbase kanë lidhje me godina banimi. Ambiente të tjera
ruhen edhe në anën lindore, jashtë murit rrethues. Në sipërfaqe ka gjurmë te
shumta qeramike, të cilat janë kryesisht tjegulla e parete qeramike.(7)
· Kalaja e Peshtanit në fshatin Peshtan. Gradishta
e Peshtanit ndodhet midis fshatrave Peshtan e Vërtop. Në këmbët e kodrës kalon
lumi i Osumit, ndërsa ana tjetër e saj është më e thepisur dhe shikon malin
Tomorr. Kalaja ndodhet në majën e kodrës duke rrethuar një sipërfaqe prej 2ha.
Gjatë ekspeditës përnjohëse të ndёrrmarrё nga Neritan Ceka janë gjetur gjurmë
muri të cilat ruheshin nё 15m -1,10m lartësi. Sipas banorëve të zonës, muret
rrethuese kanë qenë të dukshme në pjesën e sipërme të kodrës, por edhe gjatë
faqeve anësore të saj. Ështe e pamundur të identifikohen gjurmët e mureve
rrethuese, si pasojë e shkatërrimeve të mëdha tё ndodhura në objekt.
Shkatërrimi ka ndodhur kryesisht nga marrja e materialeve për rindërtime,
megjithatë nuk përjashtohen edhe ndërhyrjet e gërmimeve klandestine. Nga ky monument, sot ruhen disa gjurmë llaçi të
shpërndara në të gjithë sipërfaqen e kodrës. Mbi sipërfaqe u vunë re fragmente
të shpeshta qeramike, grumbuj të mëdhenj me fragmente pitosash e amforash, të
cilat shpesh herë formonin dhe enë të plota. Këto fragmente ishin të dukshme në
të gjithë sipërfaqen e kodrës, por në numër shumë më të madh dhe më të shpeshta
pjesën e sipërme të kodrës. (7)
· Kalaja e Tomorrit në fshatin Tomorr i Madh.
· Kalaja e Goricës në Lagjen “Goricë” të
qytetit të Beratit. Siç duket, me zgjerimin e qytetit antik të Beratit u banua
dhe u fortifikua kodra e Goricës, që ndodhet në anën tjetër të lumit. Këto ngulime të reja të fortifikuara janë
krijuar në një periudhë kur ishte e rezikshme të qëndrojë i pambrojtur jashtë
mureve të kalasë. Nga ana tjetër, në pikëpamje ushtarake, një vendosje e tillë
e fortifikimeve e vështirësonte rrethimin nga kundërshtari dhe të dy
fortifikimet mund të ndihmonin në një rast të tillë njëri-tjetrin me
kundërsulme. (4)
· Kalaja e Planckës në
Vokopolë njihet në popull si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në një kodër
në veri-perëndim të fshatit Vokopol të rrethit Berat. Ky fortifikim është
ndërtuar mbi një kodër, me lartësi 765 m mbi nivelin e detit. Gjatë kësaj ekspedite
në kalanë e Vokopolës, u vu re shkatërrimi pothuajse i plotë i mureve të kalasë
aq sa ishte e pamundur të ndiqej ndonjë fragment i linjës së dikurshme të murit
rrethues. Sipas banorëve tё fshatit, gurët e kalasë janë marrë dhe shfrytëzuar
nga ish – Kooperativa bujqësore, gjatë periudhës komuniste. Rrënojat e mbetura
të mureve vazhdojnë ende të shfrytëzohen për ndërtim nga banorët lokalë. Rasti
më i dukshëm ishte ndërtimi i staneve që ndodhen pranë vendit të kalasë me
gurët e marrë nga shkatërrimi i këtij objekti. (7)
· Gradishta e Balibardhës
në fshatin Balibardhë. Kalaja e Balibardhës e njohur ndryshe edhe si “Gradishta
e Balibardhës”, ndodhet midis fshatrave Qereshnik e Balibardhë në majën e një
kodre të lartë 692m mbi nivelin e detit. Kjo kala ka një pozitë dominuese pasi
ndodhet në majën e një prej kodrave më të larta të zonës me një pozitë
dominuese mbi fshatin Janicë. Në jugperëndim kalaja shikon luginën e Osumit, në
perëndim fushën e Myzeqesë, në veri malet e Sulovës, ndërsa në juglindje ndodhet
masivi i Tomorrit. Linja e ruajtur e murit ndjek konturet e majës së kodrës.
Muri është i ndërtuar me blloqe ranor të gatshëm, në formë izodomike me përmasa
mbi 1,30m x 0,80m x 0,30m. Në anën jugore blloqet e gurëve janë me përmasa më
të mëdha, shpesh herë mbi 3,50m x 2,50m x 1m. Në disa raste janë përdorur
kushtet që të ofron terreni dhe muri rrethues është ngritur mbi blloqet ranore
natyrale. Më qartë linja e mureve ruhet në anën juglindore të kalasë. Në anën
veriore rrethimi ka strukturë më të fortë e të punuar mirë, ruhen 5-6 rreshta
blloqe gurësh ku secili bllok ka lartësinë 0,40m, kjo edhe për faktin se në
këto anë faqet e kodrës janë më të buta dhe kanë nevojë për një rrethim më të
sigurt dhe të fortë.(7)
· Vendbanimi antik i Vokopolës në fshatin Vokopolë,
te Urës Vajgurore.
· Varri monumental te lisi në Breg të fshatit
Peshtan. Varri Monumental ndodhet në fshatin Peshtan, rreth 1,5 km larg tij, në
një zonë kodrinore, në vendin e quajtur “Bregu i Lisit”, në një fushë të
sheshtë në tokat e punuara të këtij fshati. Varri përbën një ndërtim të
nëndheshëm në formë katërkëndëshe, që mbulohet me qemer cilindrik. Hapёsira e
brendshme e tij ndahet nga një mur në dy ambjente, nga të cilët njëri shërbente
si paradhomë e tjetri si dhomë varrimi. Në faqen perëndimore të varrit ndodhet
hyrja e bllokuar nga jashtë me një pllakë guri monolite. Të dy hyrjet mbulohen
me arkitrarë guri ranor. Muret e varrit janë ndërtuar me gurë ranorë me lidhje
llaçi, ndërsa për ndërtimin e qemerit janë përdorur gurë çmërçi. Në pjesën e
brendëshme muret janë suvatuar me një shtresë llaçi, ku mbizotëron qëlqerja.
Pjesa e tavanit është e harkuar dhe ka si dekor një linjë të hollë me tulla. Ky
monumnet ёshtё sërvejuar pёr herё tё parё nga Neritan Ceka, i cili mendon se si
nga trajtimi planimetrik dhe nga teknika e ndërtimit ky tip varri është i
njohur nga disa ekzemlarë të zbuluar në rrethin e Elbasanit, kryesisht Tepe, që
karakterizohen nga përmasa të vogla dhe mbulohen me qemer tullash. Këto
analogji e vendosin datimin në shekullin IV-V m.Kr. Mbi sipërfaqe ka gjurmë
qeramike megjithëse në arealin përreth nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë qendre
tjetër arkeologjike. Gjatё kёsaj ekspedite u konstatua se objekti nuk ruhet në
gjendje të mirë. Thellësia maksimale e ruajtur ështe 1,10-2m por rënia e dheut
ka shkaktuar mbushje të hapёsirës. Brenda në varr ka blloqe gurësh të hedhur,
shpesh herë këto blloqe janë me përmasa të mëdha. Po ashtu plugimi i
vazhdueshëm i tokës ka ndikuar nё shkatёrrimin gradual të këtij monumenti.
Përveçse faktorëve natyrorë që shkaktojnë prishje e monumentit, një rol jo më
pak negativ kanë edhe gërmimet klandestine dhe ndërhyrjet në monument për
qëllim vjedhjen e tij ose “gjetjen e thesarit” të fshehur. (7)
· Ura e Gorricës mbi lumin Osum, e cila rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet
Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, u ndërtua e gjitha prej guri.
Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në
vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë, ngrihet
10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m.
· Ura e Velabishtit në Velabisht të
Beratit. Ura e Velabishtit, e ndërtuar në mesin e shekullit të XVIII-të nga
Ismail Pashë Velabishti, sundimtar i sanxhaqeve të Vlorës dhe Delvinës deri në
vitin 1764, ndodhet pranë qytetit të Beratit dhe lidh këtë qytet me zonat
përreth. Monumenti i ndërtuar me gurë gëlqerorë ka një arkitekturë simetrike me
tre harqe, dhe dy dritare shkarkuese dhe një kurriz në kyçin e qemerit kryesorë.
Në qendër të kompozimit është qemeri me hapsirë drite 11 metra në formë
segmenti rrethor. Në bregun e djathtë ndodhet një qemer më i vogël i tipit
shigjetë, ndërsa në bregun e majtë një qemer tjetër çerek rrethor. Fillimisht
pjesa kaluese e urës ka qenë e pjerrët. Kjo pjerërrësi është zbutur gjatë kohës
duke e mbushur kalldrëmin në të dyja pjesët e brigjeve. Në kohën kur funksioni
i saj filloi të rritej, dhe nga një urë karvanesh u shndërrua në urë për
kalimin e automjeteve, u zmadhua edhe gjerësia e saj. Në gjendjen e sotme ura e
Velabishtit është përshtatur për trafik automjetesh të tonazheve të ndryshme,
kalimi i shpeshtë i të cilëve ka shkaktuar prishje të monumentit. Gjendja
fizike e urës nuk është e mirë dhe shpesh përdoret nga banorët e zonës si vend
për grumbullimin e mbeturinave. (7)
· Ura e Vjetër ndërmjet
fshatrave Qelbësirë e Pashalli.
· Ura e Vokopolës afër Ujit të Zi. Në
fshatin e Vokopolës, mbi përroin e Çoragjafit, pranë burimit të “Ujit të Zi”,
ndodhet Ura e Vokopolës. Kjo urë duhet të jetë ndërtuar gjatë kohës së Ali
Pashë Tepelenës, pas pushtimit të Beratit dhe ka shërbyer si pikë e rëndësishme
në lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës. Ky degëzim lidhte Beratin
me Tepelenën, duke kaluar nëpër këto fshatra; Vokopolë – Çorgjaf - Qafa e
Gllavës – Luftinjë - Memaliaj. Ura ёshtё prej guri, me qemer të madh, me
segment rrethor dhe dy dritare shkarkuese. Gjatësia e saj ёshtё 43 metra, ka
tre harqe dhe dy kamare. Kalldrëmi i urës së Vokopolës është realizuar me pllaka
gurësh të zinj, të vendosur këlliç. Qemeri është me dy rreshta. Për arsye të
lartësisë së madhe mbi nivelin e ujit, përreth 7 metra, kalldrëmi kufizohej nga
tё dy anët me parapet guri. Parapati është me pllaka guri 7 cm të larta,
trashësia e parapetit është 0,20m, kurse gjerësia e shfrytëzuar e urës 2,80m.
Sipas Valter Shtyllës, kjo urë datohet në vitin 1763, datim që bazohet nga një
mbishkrim në urë, i cili tashmë është zhdukur. Ura e Vokopolës, një nga urat më
të mëdha, më monumentale dhe të ruajtura të këtij rajoni, është restauruar
kohët e fundit, funksionon ende si urë duke u përdorur nga banorët e zonës
përreth. (7)
· Ura e Bardhë mbi përroin
e Zagorisë fshati Duhanas.
· Ura e Kaurit (Frëngu)
në fshatin Poshnjë. Ura e Poshnjёs, ose e njohur ndryshe si Ura e Kaurit apo
edhe Ura e Frёngut, ndodhet në fshatin Poshnjë, 500 m larg rrugёs
automobilistike Urë Vajgurore-Berat. Ura ёshtё ndёrtuar në një vend fushor, dhe
ndërrimi i shtratit të lumit ose tharja e tij kanë shkaktuar daljen jashtë
përdorimit të kësaj ure. Gjurmët më të hershme të ndërtimit të urës janë ato të
periudhës Romake të vonë, kohё kur ura shërbente për lidhjen e bregdetit me
pjesën e brendshme të Shqipërisë. Gjithashtu mendohet qё kjo urё, e para e ndёrtuar
nё luginёn e lumit Osum ka ndihmuar nё kalimin e karvaneve dhe qerreve që vinin
nga Apollonia dhe Vlora në drejtim të Beratit. Ura e Poshnjës përbëhet nga një
qemer i vogël me hapësirë drite 5 metra, i ndërtuar me tulla. Ky qemer ka një
trashësi prej 0,80m dhe konturohet në pjesën e sipërme me një kornizë me tulla.
Muret ballore të urës janë punuar me blloqe guri gëlqerorë të formacionit
shkëmborë të vendit, të gdhendur dobët në pjesët anësore. Kalldrëmi i urës
është me pllaka masive gëlqerore me trashësi të konsiderueshme, të vendosura
horizontalisht. Monumenti sot ndodhet në oborrin e një shtëpie private, ruhet
nё gjёndje jo të mirë, dhe nuk e kryen mё funksionin e dikurshёm tё njё ure. (7)
· Rrënojat e Urës së
Palecit në fshatin Vokopolë, të
Urës Vajgurore.
· Rrënojat e Urës së Gurtë
mbi lumin Osum, rreth 300 ml mbi urën e sotme (Ura - Vajgurore).
· Rrënojat e Kullës së
Sahatit Lagja M. Çelepie
· Kisha e Shën Mëhillit,
Lagja “Mangalem”.
· Kisha e Shën Triadhës,
Lagja “Kala”.
· Kisha e Shën Marisë fshati Mbreshtan.
· Kisha e Shën Marisë
Vllahernës, Lagja “Kala”. Shquhet për
ikonostasin e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e
cilësisë së parë.
· Kisha e Shën Mitrit fshati Drobonik. (vetëm
pët ikonostasin).
· Kisha e Shën Mitrit
fshati Poliçan i komunës Poshnje.
· Kisha e Sinjës.
· Kisha e Shën Todrit
Lagja “Kala” (sot Muzeu i Onufrit).
· Katedralja Fjetja e Shën
Marisë Lagja “Kala” (sot Muzeu i Artit Mesjetar). Muzeu Kombëtar
"Onufri", gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare
të qytetit të Beratit. Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe
disa objekte të shërbesës. Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së
katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e një
kishe më të vjetër me të njëjtin emër. Ky muze mban emrin e piktorit më të
shquar shqiptarë të shek. të XVI, Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të
pasur në krijimtarinë ikonografike. Ndërtimi shquhet për ngritje në lartësi,
duke përbërë një variant të rëndësishëm të arkitekturës së kultit në kalimin
nga shek. i XVIII- në shek. XIX.
· Xhamija Mbret pranë
pazarit të qytetit (sot Muzeu Arkeologjik).
· Rrënojat e Xhamisë së
Kuqe Lagja “Kala”.
· Rrënojat e Xhamisë së
Bardhë Lagja “Kala”.
· Xhamija e Beqarëve Lagja
“Mangalem” (sot Ekspozita e Kulturës Popullore).
· Xhamija e Plumbit Lagja
“10 Korriku” (sot Muzeu i Arkitekturës).
· Teqeja Xhelvetive në
qytetin e Beratit.
· Tyrbja e Abaz Aliut.
· Shtëpia ku ka patur
Selinë Qeveria Provizore Lagja “Mangalem” (sot Muzeu Historik i qytetit).
· Kinema “22 Tetori” ku u formua Qeveria Provizore
Lagja “1 Maj” qyteti i Beratit.
· Shtëpia ku u krijua Komiteti Qendror i Partisë,
fshati Rroshnik.
· Shtëpia e Todi Sotirit e Kostaq Xhokaxhiut,
Lagja “Ylli i Kuq” Rr. Kostandin Leka Nr. 4 (sot Muzeu Etnografik).
· Shtëpia e Llazër Haxhistasës, Lagja “Kala” Rr
“Republika” Nr. 7, qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Mak Haxhistasës, Lagja “Kala”, Rr.
“Kristaq Cepo” Nr. 2, qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Cac Dollanit, Lagja “Kala” Rr. “Kiço
Brisku” Nr. 1 qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Naum Doshnikut
Lagja “Kala” Rr. “Kiço Brisku” Nr. 4,
qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Tol Picinanit (Haxhi Mehmeti)
Lagja “Kala” Rr. “Kiço Brisku” Nr. 6, qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Taku Kiços,
Lagja “Mangalem” Rr. “Andrea Vruho”, Nr. 25,
qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Anastas Xhymyrteka (Romeo Heqimi
dhe i vëllai) Lagja “Mangalem” Rr. “Andrea Vruho” Nr. 29 qyteti i
Beratit.
· Shtëpia e Mihal
Bërdunit, Lagja “Mangalem” Rr. “Andrea
Vruho” Nr. 31 qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Anastas
Guxhumanës, Lagja “Mangalem” Rr. “Andrea Vruho” Nr. 26 qyteti i Beratit.
· Shtëpia Gaqi Gjerkos Lagja “Mangalem”, Rr. “Kol
Myzeqari” Nr. 27 qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Llambro
Aguridhit Lagja “Mangalemt” Rr. “Kol Qyzeqari” Nr. 9 qyteti i Beratit.
· Shtëpia e Llambi
Kolovanit, Lagja “Mangalemt” Rr. “Kol Myzeqarit” Nr. 11 qyteti i Beratit.
· Porta e ish shtëpisë së
Vrionasve Lagja “Mangalem” , në qytetin e Beratit.
· Ish Selamllëku i Vrionasve
Lagja “Mangalem” Rr. Andrea Vusho, nr.34, në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Lili
Vrahoritit Rr. Zoi Tole Nr. 23 Lagja “Mangalem” në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Sotir Doracit
Lagja “Mangalem” Rr. “Tole Bojaxhiu” në qytetin e Beratit Nr. 17.
· Shtëpia e Lip Pulit (Pasuri shteti),
Lagja Partizani Rr. “Tom Karadakut”, Nr. 4, në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Nikollaq
Haxhos, Lagja Partizani Rr. “Tom Karadakut”, Nr. 8 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Taq Simsisë,
Lagja Partizani Rr. “Stiliano Bandilli” Nr. 8 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Luçi Dollanit, Lagja “Partizani”, Rr.
“Stiliano Bandilli” Nr. 7 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Irakli
Xhimitikut, Lagja Partizani, Rr. “Stiliano Bandolli” Nr. 16 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Luç Zaharisë, Lagja Partizani Rr.
“Stiliano Bandilli” , në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Lefter
Kolovanit, Lagja Partizani, Rr. “Stiliano Bandilli” Nr. 18 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e M. Tutulani (Nasi Pushit) Lagja
Partizani Rr. “Stiliano Bandilli” Nr. 30.
· Shtëpia e Gaqo Samarxhi, Lagja Partizani Rr. “Nikollaq Bukuri” Nr. 18
në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Bozho Filerit, Lagja Partizani Rr. “Nikollaq Buhuri” Nr. 13
në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Vangjel
Xhekës, Lagja “Ylli i Kuq” Rr. “Thoma Arbërit” Nr. 11, 13 në qytetin e
Beratit.
· Shtëpia e Pilo Gjerkos,
Lagja “Ylli i Kuq” Rr. “Thoma Arbërit” Nr. 14 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Vlash
Xheblatit, Lagja “Ylli i Kuq” Rr. “Thoma Arbërit” Nr. 2 (shtetërore) në
qytetin e Beratit.
· Shtëpia shtetërore Lagja
“Ylli i Kuq” Rr. “Konstandin Leka” Nr. 8/10 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Syrja
Haznedarit, Lagja “1 Maj” Rr. Gaqi Karakashit” Nr. 37 në qytetin e
Beratit.
· Shtëpia e Dud Mixhaxhiut
Lagja “1 Maj” Rr. Gaqi Karakashit” Nr 36 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Sheh Hasanit
Lagja “8 Nëntori” Rr. “Petrit Lulo”, në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Rexhep Lapit
(Thimi Ziu) Lagja “8 Nëntori” Rr. “Petrit Lulo” Nr. 23 në qytetin e
Beratit.
· Shtëpia e Toli Rinës dhe
dhoma me ornamentikë; Lagja “8 Nëntori” Rr. “Vëri Zaloshnja” Nr. 31 në qytetin
e Beratit.
· Shtëpia e Vajde Myftiut
dhe dhoma me ornamentikë Lagja “8 Nëntori” Rr. “Vëri Zaloshnja” Nr. 9 në
qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Skënder
Kamenikut, Lagja “Çlirimi” Rr. “Tafil Skëndo” Nr. 38 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Aishe
Kamenikut, Lagja “Çlirimi” Rr. “Tafil Skëndo” Nr. 55 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Ali Kokunjës,
Lagja “Çlirimi” Rr. “Tafil Skëndo” Nr. 68 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Bule
Makavelatit, Lagja “Çlirim” Rr. Haxhi Seno” Nr. 25 në qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Xhelal Qalliu,
Qamil Nartës e Hasan Berberi, Lagja “Çlirim” Rr. Tafil Skëndo Nr. 107, 109 në
qytetin e Beratit.
· Shtëpia e Neki Novës,
Lagja “Barikada”, Rr. “Zihni Toska”, në
qytetin e Beratit.
· Konakët e Teqesë
“Xhelvetive” pranë pazarit të qytetit.
· Shtëpia e Stavro Manestra Lagja Partizani Rr.
“S. Bandilli” Nr. 15.
· Shtëpia e Lluk Ballaurit.
· Shtëpia shtetërore, ish-banesa e Vrionasve,
Lagja “Mangalem”.
Gjithashtu gjenden edhe
shumë monumente natyre(3),
shume të bukura për t’u vizituar, që janë:
· Lisi i Çesmes se
Prokopise
ne Paftal.
· Shpella e Kapinoves
· Shpella e Shahinoves
· Geshtenjat e Mimasit
· Lisi i Pashallise
· Rrapi i Lybeshes
· Rrapi i Veleshnjes
· Rrapi i Burimit, Paftal. Prej kohesh
ky monument natyre eshte thare dhe burimi pothuajse ka shteruar.
· Pylli i Kulajve, Velçan
· Rrapi i Zhitomit
· Ulliri i Drobonikut ne Palikesh
Në këtë rreth, duke u
mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë
shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare.
· Mali i
Tomorrit, me sip. 4,000.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se II me VKM nr.102,
datë 15.01.1996
· Balloll, me
sip. 330.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Rreg.MB nr.1, date
27.7.1977
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.