Rrethi ELBASAN
Rrethi i Elbasanit ben pjese ne qarkun e
Elbasanit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Elbasan,
BASHKIA/QYTETI Cerrik, BASHKIA Belsh Qender, KOMUNA Belsh Qender: Cepe, Dushk,
Belsh, Stanaj, Shkoze, Qafe Shkalle, Seferan, Trojas, Shkendi, Gradisht,
Marinez, Shtith; KOMUNA Fierze: Fierze, Hardhi, Çerrage, Kosove; KOMUNA Shales:
Shales, Liçaj, Kurtalli, Xibrake, Xherie, Kodras; KOMUNA Funar Branesh:
Branesh, Bixell, Prec e Siperme, Ceruje, Korre, Mollagjesh, Karrbe e Vogel, Prec
e Poshtme, Stafaj; KOMUNA Grace: Gracen, Plagarice, Terbaç, Bodin, Shingjin,
Gjorm, Pajenge, Mamel, Dopaj; KOMUNA Klos: Klos, Selvias, Qyrkan, Lumas, Qafe,
Floq, Trunç, Banje; KOMUNA Gostime: Gortime, Gjyral, Shtepanj, Shushice,
Shtermen, Malasej; KOMUNA Labinot –Fushe: Labinot –Fushe, Godolesh, Griqan i
Siperm, Griqan i Poshtem, Xibrake, Mengel, Gjinar, Gjinar, Lleshan, Valesh,
Pashtresh, Derstile, Lukan, Sterstan, Xibresh, Maskarth, Kaferr, Pobrat; KOMUNA
Gjergjan: Gjergjan, Bujaras, Gjonme, Keshtjelle, Koder Bujaras, Muriqan,
Thqane; KOMUNA Rrase Rrase e Siperme: Rrase e Siperme, Shegas, Guri i Bardhe,
Rrase e Poshtme; KOMUNA Grekan: Grekan, Deshiran, Guras, Rrenes; KOMUNA
Bradashesh: Bradashesh, Balez Lart, Balez Poshte, Kusarth, Kozan, Karakullak, Letan,
Rrile, Shtemaj, Ulen, Katund i Ri, Fikas, Petresh, Shemhill, Shijon, Reçan,
Gurabardh; KOMUNA Labinot –Mal: Labinot –Mal, Guri i Zi, Serice, Lamolle, Bene,
Lugaxhi, Qafe, Qerret, Shmil, Dritas; KOMUNA Shushice: Shushice, Shelcan,
Mlize, Hajdarn, Fush-Bull, Vasjan, Polis i Vogel, Polis Vale, Vreshtaj; KOMUNA
Tregan: Tregan, Blerimas, Bizhdan, Cikallesh, Gurisht, Kacivel, Kyçyk, Muçan,
Shinavlash, Trepsenisht, Tuban, Shilbater; KOMUNA Paper: Paper, Broshke,
Murras, Valas, Vidhas, Pajun, Bizhute, Paper-Sallak, Vidhas –Hasgjel, Lugaj,
Jatesh, Balldre, Ullishtaj; KOMUNA Mollas: Mollas, Selite, Kamuna, Dragot,
Topojan, Linas; KOMUNA Kajan: Kajan, Dragot, Lisaj, Dragot-Dumre, Gjinuk,
Gjolen, Turbull, Cestije, Merhoj, Drizaj; KOMUNA Shirgjan: Shirgjan, Bathes,
Bujqes, Jagodine, Kuqan, Kryezjarrth, Mjekes; KOMUNA Zavaline: Zavaline, Selte,
Kamiçan, Joronishte, Nezhan, Burishte.
· Kalaja e Elbasanit në
qytetin e Elbasanit. Qyteti i Elbasanit ka
kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni
romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar
sipas një plani orthogonal, i pëcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë i dy
rrugëve: decumanus në dretimin P-L dhe cardo në drejtimin V-J. Kjo gjë ka
përcaktuar dhe planimetrinë e saj. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi
kënddrejtë në përmasa 308 x 348 m drejtuar në anët më të ngushta në drejtim
VL-JP. Është e qarkuar nga një hendek 3m i thellë që mbushej me ujë nga përroi
i Zaranikës. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen
nga kulla. Kështjella është e pajisur me 26 kulla. Në katër qoshet e saj
ndodhen kulla në formë freskoreje. Dytë tjera janë kulla hyrje dhe ndodhennë
pjesën fundore të rrugës Cardo. Ato kanë planimetri katërkëndëshe ndersa njëzet
të tjerat kanë formën e shkronjës U. Kullat janë plotësisht të dala jashtë
murit rrethues,vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin
përgjysmë jashtë murit rrethues. Të gjitha kullat e kështjellës pavarësisht nga
forma e tyre dalin 8-9 m larg murit dhe gjenden 40-50 m larg njëra-tjetrës.
Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesorendërtimi,që janë: 1.
Periudha e vonë romake 2. Periudha e hershme bizantine 3. Periudha osmane.
Muri i periudhës së vonë romake gjendet
kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e
saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri
në 5m. Trashesia e murit rrethues është 3m. Ndërtimet e realizuara në teknikën
e njohur opus mixstum, përdorimi i brezit të tullave shërben si një lidhje e
vërtetë ndërmjet dy faqeve të murit dhe bërthamës. Midis këtyre tri elementëve
të ndryshëm sigurohet një lidhje e qëndrueshme. Mendohet se lartësia e plotë e
murit rrethues deri në shtegun e rojes ka qenë rreth 9 m. Pjesa e sipërme ka
qenë e pajisur me shtegun e rojes, me një platformë të qarkullimit, vëzhgimit,
mbrojtjes dhe me një parapet. Ky i fundit e ka trashësinë rreth 0,70 m dhe
përbëhet nga gjoksmburoja dhe hapësira goditëse. Lartësia e parapetit varet nga
këndi i goditjes dhe me ndërtimet romake ai ka qenë rreth 2 m. Me krijimin e
sistemit të ri administrative dhe ushtarak bizantin, një pjesë e mirë e
territoreve që ishin pranë qytetit Skampis dhe rrugës Egnatia përfshihen në
themën e Durrësit. Këto territore u përfshinë ne organizimin e ri
administrative kishtar dhe u përkisnin peshkopatave të Durrësit,
Kunavisë-Kandavisë, Cernikos-Cermenikës. Materiali arkeologjik i zbuluar në
kështjellën e Skampis për periudhat e shek VII-XV dëshmon për një rënie të
theksuar të jetës në shekujt e parë dhe një rigjallërim i saj deri në prag të
pushtimit osman. Në këtë periudhë, në këtë rajon ndeshen rrënoja të shumta të
monumenteve kristiane në zonën e Shpatit Cermenikës, Kërrabës, Dumresë e
Sulovës. Të dhënat dhe analiza në lidhje me të gjitha fortifikimet në
Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë përcaktojnë që kështjella e Skampisit
është ndërtuar në kohën e perandorit romak Dioklecian në vitin 284-305 e.s.
Studimet arkeologjike dëshmojnë për një ndërprerje të jetës në këtë qendër pas
betejës së Adrianopolit në vitin 378 e.s. dhe dyndjes së fiseve vizigote drejt
pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Pas kalimit të vizigotëve me
Alarikun në krye për në gadishullin Apenin situata u rivendos dhe jeta vazhdoi
normalisht deri në dyndjen tjetër të fiseve ostrogote pas gjysmës së parë të
shek. V. Gjatë periudhës ndërmjet dy dyndjeve të njëpasnjëshme të fiseve gote
mendohet se Skampisi si rezultat i zhvilimit ekomomik që bazohej në
stabilitetin e Perandorisë Romake, u shndërrua në në qytet dhe u bë
njëkohësisht qendër e rëndësishme ekonomike dhe qendër peshkopale. Në kohën e
sundimit të perandorëve Anastas dhe Justiniani I parë, ka një stabilitet të
jetës në krahinë. Pothuajse është vendosur siguria, ndihet një rritje
ekonomike, e cila shihet në marëdhëniet tregtare në këtë periudhë me Mesdheun
Lindor dhe më pak me Afrikën Veriore. Kështjella Skampis duhet të ketë qenë
mjaft e dëmtuar në kohën e perandorit Justinian (527-565) kur ajo rindërtohet
për faktin që Pokopi i Cezaresë cilësohet si ndërtim i mirëfilltë. Në këtë kohë
Kështjella ka pësuar riparime me karakter të përgjithshëm që vihen re edhe
fundshekullin XX në disa trakte muresh. Gërmimet arkeologjike të kryera në
territorin e saj nxorrën në dritë pjesën veriore të atriumit të një bazilike të
epokës paleokristiane. Mbi dyshemenë e atriumit u gjetën disa elementë
arkitektonikë paleokristianë. Zhvillimi i jetës në qytetin e Skampis dhe në
zonën rreth tij do të pësojë një goditje të fortë në fillim të shekullit të VII
në kohën e dyndjeve të tjera, kësaj rradhe nga avarosllavët. (9)
Kalaja e Elbasanit është gjithashtu një
nga kalatë më të mëdha të rindërtuara nga turqit në shek. XV. Në vitin 1466, sulltan
Mehmeti II, pasi dështoi në fushën e madhe për pushtimin e Krujës (rrethimi i
dytë), la aty një ushtri rrethimi nën komandën e Ballaban Pashës dhe rindërtoi
për një periudhë prej 25 ditësh, mbi gërmadhat e një qyteti të vjetër, kalanë
që e quajti el-basan, që do të thotë «sundues i vendit» . Rindërtimi i kalasë
së Elbasanit, kishte një rëndësi të madhe strategjike për turqit, pasi ndodhej
në zemër të Shqipërisë, mbi rrugën ushtarake-tregtare që kalonte nëpër luginën
e Shkumbinit dhe pranë Krujës e Durrësit, që ishin pikësynimet e tyre më të
afërta. Gjatë rindërtimit u ndoq me përpikëri planimetria ekzistuese e një
kalaje të rrënuar të ndërtuar qysh në shek. IV të e.s. dhe u shfrytëzuan
traktet e mureve, që ruheshin akoma në këmbë. Kështu, kalaja pas përfundimit
kishte formë drejtkëndëshe me përmasa 308x348 m dhe përforcohej nga 26 kulla.
Forma planimetrike e kullave ishte e njëjtë me ato të periudhës së vonë antike.
Muret përshkoheshin nga tri hyrje, të cilat më vonë u quajtën: «porta e
pazarit», hyrja nga ana jugore, e
cila përshkonte një kullë drejtkëndëshe; «porta e jeniçerëve», hyrja nga ana
perëndimore, dhe «porta e Ahmedajt», ajo nga lindja. Këto dy të fundit
mbroheshin nga një çift kullash në formë patkoi. Rreth mureve qe hapur një
kanal rreth 3 m i thellë, i cili mbushej me ujin e lumit të Zaranikës. Gjurmët
e ekzistencës së këtij kanali ruheshin akoma deri në fillim të shek. XX. Muret
e vitit 1466 dallohen qartë nga muret e shek. të IV të e. s. si dhe nga
riparimet e mëvonshme. Ato janë të mbushura në faqet e jashtme me copa tullash
dhe nganjëherë edhe me fragmente arkitektonike të gjetura në vend nga rrenimet
e qytetit të Skampinit. Copat e tullave janë futur midis fugave të gurëve pa
ndonjë rregull të caktuar. Rrallëherë janë përdorur në formë fragmentare
dekoracione me tulla, që të kujtojnë ato bizantine si harqe të kufizuara me kornize tullash
të vendosura në formë dhëmbësharre etj. Kjo duket qartë sidomos në dy dritaret
dekorative në kullën e qoshes juglindore. Gjithashtu, për të rritur
stabilitetin e mureve, u përdorën brezat e drurit. Në pjesën e sipërme të murit
u ndërtuan bedenat. Muri i bedenave kishte një trashësi prej 0,60 m, duke lënë
për kalimin e rojeve një shteg me gjerësi 2,40 m. Gjurmë të vetë bedenave janë
konstatuar në të dyja anët e kullës juglindore dhe në murin verior të kullës jugperëndimore.
Kullat e qosheve kanë qenë dykatëshe dhe mbuloheshin me çati konike me
tjegulla. Kthina e shkallëve në kullat e qosheve ndriçohej nga tri dritare. Në
anën e jashtme, dritaret përfundonin me një të çarë të ngushtë 0,20 m dhe me
lartësi 1,20 m, ndërsa nga brenda gjerësia e tyre arrinte 0,90-1,00 m. Pragu i
këtyre dritareve bie me pjerrësi nga brenda, për të realizuar një shpërndarje
më të mirë të dritës. Kullat ndërmjetesë e në formë patkoi kanë qenë të
pambuluara, me sa duket, nga gjurmët e ruajtura deri sot. Përjashtim bën
kulla-portë në mesin e murit jugor, mbi të cilën ka qenë ndërtuar një faltore
islame pa minare në madhësinë e sipërfaqes që zë vetë kulla. Muret e kësaj
faltoreje, sot e rrënuar, bashkë me murin e jashtëm të kullës kanë qenë
ndërtuar me teknikën bizantine «kluazonazhë». Kullat u pajisën edhe me frëngji
për topa. Çdo kullë kishte nga tri frëngji, që kontrollonin drejtimet kryesore.
Më mirë, janë ruajtur frëngji në kullën jugperëndimore. Pas përfundimit të
kalasë së Elbasanit, Mehmeti II la aty një garnizon të përbërë nga 400 jeniçerë
dhe me pjesën tjetër të ushtrisë u kthye për në Adrinapojë (Edrene). Kalaja e
Elbasanit u kthye më vonë në një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të
Perandorisë Osmane në Shqipërinë e Mesme. Këtë e tregon dhe fakti që prej këtej
u nis, më 1501, sanxhakbeu i Elbasanit me ushtrinë e tij për pushtimin e kalasë
së Durrësit. (4)
· Kalaja e Gurit në
fshatin Lleshan.
· Kalaja e Menglit pranë
qytetit të Elbasanit. Kjo kala ngrihet në kodrën e Mengëlit, që ndodhet në
pjesën jugore të masivit të Godoleshit. Ajo ngrihet mbi luginën e lumit
Shkumbin në një lartësi 300 metra. Nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht
levizjet në rrugën Egnatia që kalonte në fundin e kodrës dhe shikoheshin qartë
fortifikimet e Qafës dhe të Gadishtës së Belshit. Kalaja e Menglit ka formën e
një shumëkëndëshi. Faqet anësore të murit rrethues janë të punuara me gurë me
madhësi mesatare dhe mbushja në mes është bërë me gurë të vegjël me sasi të
madhe llaci. Trashësia e tyre arrin në 2 metra në anën jugore të kështjellësdhe
në 2.3 metra në anët e tjera. Teritori i brendshëm i kësaj kështjelle është i
mbuluar me gjurmë banesash të madhësive të ndryshme. Hyrja e kështjellës
gjendet në anën veri-perëndimore të saj, ndërmjet dy kullave katërkëndëshe,
nr.1 dhe nr.2 e krijuar si rezultat i ndërprerjes së murit rrethues. Ajo është
3.5 metra e gjerë dhe duhet të ketë pasur një portë dyfletëshe. Kalaja e
Menglit përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra
në varësi të terrenit. Në përgjithësi ruhet bdistanca prej 40-50 metrash
ndërmjet tyre vetëm në anën jugore dhe jugperëndimore ku terreni siguron mjë
mbrojtje më efikase dhe largësia ndërmjet kullave rritet deri në 80 metra.
Prania e 8 kullave kushtëzohet nga fakti që ajo ndodhej pranë rrugës Egnatia
arteria kryesore për të kaluar në perëndim. Mbizotëruese është forma
katërkëndëshe por ndeshet edhe në një kulle në trajtën e formës U, e dalë
plotësisht jashtë murit rrethues, kulla 6. Kulla nr.1 dhe nr.2 shoqërojnë
hyrjen e vetme të kalasë dhe kanë formë katërkëndëshe. Kulla nr.3 gjendet në
largësi prej 37 metrash nga kulla nr.2, është katërkëndëshe dhe zë vend qëndror
në vijën perëndimore të murit rrethues. Kullat 4 dhe 5 kanë formë
katërkëndëshedhe ndodhen në skajet jugperëndimor dhe juglindor të kështjellës
atje ku pjerrësia e terrenit është më e madhe. Kulla nr. 6 ka formën e U dhe
ndodhet në kuotën më të lartë të kodrës në lartësi 300 metra. Kullat 7 dhe 8
ndodhen në anën veriore dhe verilindore dhe kanë formë katërkëndëshe. Kullat
katërkëndëshe zënë vend të rëndësishëm në sistemin mbrojtës të Kalasë së
Menglit. Megjithëse kjo kullë krijon pika të vdekura për mbrojtësit te saj dhe
paraqitet më e dobët se kullat rrethore ose disakëndëshe, ndërtuesit për të
shmangur këtë të metë kanë shtuar trashësinë e murit rrethues dhe të krahëve të
kullave nga ana veriore, ku mund të ishte më i volitshëm sulmi. Prania e këtij
tipi kulle favorizohet nga lehtësia në anën ndërtimore dhe kërkon pak kohë. Kalaja
e Menglit perfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të
perandorit Justinian. Ajo paraqet tipare të përbashkëta me kalanë tjetër
Bizantine, atë të Qafës të ndërtuar po në kohën e Justinianit për të
kontrolluar degën jugore të rrugës Egnatia. Kalaja e Menglit përfaqëson një
ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek.V.e.s. (9)
· Kalaja e Dragotit në
fshatin Qafë të Sulovës. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore dhe ka pozitë
dominuese në këtë luginë. Sipërfaqja është jo më pak se 1 ha. Pjesa e sipërme e
kodrës, ku ngrihet ka formën e një pllaje të vogël që kufizohet me shpate thikë
në J e P dhe zbret butë në anët e tjera. Vetëm pjesa më e lartë, me sipërfaqe
0.8 ha, që ndodhet në anën JL të pllajës, përfshihet brenda mureve rrethuese të
saj. Muret në përgjithësi, ruhen mirë. Ato përforcohen nga kulla që ndodhen
33.5-40.5 m larg njëra-tjetrës dhe kanë gjerësi 2.30-2.50 m. Ruhen në lartësinë
maksimale 5 m, po të shtojnë dhe lartësinë 2 m e gjoksmburojës lartësia arrin 7
m. Janë ndërtuar me gurë gëlqerorë në trajtë rrasash. Llaçi i përdorur për
lidhjen e gurëve është i përgatitur me gëlqere të bollshme dhe është i cilësisë
së mirë. Ka 5 kulla që shquhen për format të ndryshme planimetrike. Kulla nr.1
ka formën katër këndëshe dhe ndodhet në anën JL të kështjellës. Kullat 2,3,4
ndodhen në V të kështjellës. Janë 33.5-38 mlarg njëra-tjetrës. Forma e tyre
është trekëndëshe me kulm të prerë. Ndërtimi në këtë mënyrë duhet të shpjegohet
me goditjen më të madhe që duhet të përballonin gjatë luftimit. Kulla nr.5
ndodhet në P. Ka formën e shkronjës U. Kalaja ka një hyrje që gjendet në skajin
JL të saj. Ajo është krijuar si rezultat i ndërprerjes së murit rrethues dhe
mbrohet nga kulla nr.1 që ndodhet pranë saj. Një nga elementet interesante të
murit rrethues është një shkallë ngritjeje e vendosur 6.5m përpara kullës nr.2.
Me gjithë pozitën e favorshme strategjike me mure që shkojnë nga 2.30m x 2.5m të
trasha, të pajisura me kulla, ndërtuesit, për të rritur më tej aftësinë
mbrojtëse në P dhe V kanë ngritur një protekizëm, i cili është larg murit
rrethues 10-20m dhe i trashë 1.4m. Është i ndërtuar me gurë të vegjël e
mesatar. Shtrihet në jo më shumë se 110m gjatësi. Brenda mureve rrethuese janë
gjetur 13 banesa dhe një material i pasur arkeologjik, midis tyre dhe 7
monedha, nga të cilat 3 janë të lexueshme. I përkasin Justinianit I(v.527-565).
Elementet arkitektonike, teknika e ndërtimit, materiali arkeologjik dhe
monedhat e gjetura, përcaktojnë qartë se kalaja është një ndërtim tipik i
arkitekturës bizantine në shek.VI. (9)
· Kalaja e Kazies në
fshatin Kazie.
· Kalaja e Valëshit në
fshatin Valësh.
· Kalaja e Bodinit në
fshatin Bodin. Ndodhet mbi një kodër që zotëron në Malësinë e Kërrabës, në
perëndim të kullës së Gracenit. Iu kushtua mbrojtjes së degëzimit të rrugës
Egnatia, që kalonte nëpër qafën e Kërrabës dhe luginën e Erzenit. (4)
· Kalaja e Malit në
fshatin Xherris.
· Kalaja (ose Kisha) e Dragotit
në fshatin Dragot.
· Kalaja në llixhat të
Elbasanit.
· Kalaja në shkëmbin Mret
në fshatin Xibrakë.
· Kalaja në vendin e
quajtur kulla e Gracenit në fshatin Gracen që ka qenë më tepër një post vrojtimi. Një kujdes i veçantë iu kushtua mbrojtjes
së degëzimit të rrugës Egnatia, që kalonte nëpër qafën e Kërrabës dhe luginën e
Erzenit. Në këtë zonë janë grumbulluar edhe pjesa më e madhe e fortifikimeve.
Në Malësinë e Kërrabës ndodhet mbi majën më të lartë të vargmalit dhe
kontrollon së afërmi rrugën që kalon në shpatin perëndimor të tij. (4)
· Kalaja në vendin e
quajtur shkëmbi i Skënderbeut (Sh. Lliut) në fshatin Petresh, që
rrethohet me një mur prej gurësh të punuar.
· Kalaja në vendin e
quajtur kulla e Kumanakut në fshatin Kumanak.
· Kalaja në majën e
qytetit në fshatin Bixëllenjë.
· Kalaja, Gradishta e
Belshit në fshatin Belsh.
· Kalaja në majën e Sh. Mërisë në fshatin Bixëllenjë.
· Gjurmët e Kalasë mesjetare pranë pallatit të
Sportit në qytetin e Elbasanit.
· Namazgjahu në qytetin e
Elbasanit. Në fundin e shek. XV, qyteti i Elbasanit mori një shtrirje të gjerë
jashtë mureve të kalasë, duke arritur përgjatë një shekulli përmasat e një
qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18 lagje të banuara nga qytetarë të
besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet dallohej ndër të
tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me
drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e
minberit të realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri
dhe kangjella druri qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anët. Kjo N.
ishte në përmasa të mëdha dhe mendohet se ajo vinte e para ndaj të gjitha të
tjerave të ndërtuara në Shqipëri. (9)
· Hamami i pazarit në qytetin e Elbasanit.
· Hamami i Vjetër në Lagjen Kala në qytetin e
Elbasanit.
· Kulla e sahatit në
murret e kalasë së Elbasanit. Karakteristike e qyteteve shqiptare, në
krahasim me qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte prania në
mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI, i kullave të posacme në të
cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek.XVII ishin pajisur me të
tilla objekte pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati, Shkodra,
Prishtina, Peja, Kruja dhe Elbasani. Idenë për ndërtimin e tyre e kishin sjellë
tregtarët vendas, në kontakte të shpeshta me qytetet europiane. Ata sollën prej
andej edhe mekanizmat kohëmatës, për të cilët ndërtuan kulla të posacme në
sheshet e pazareve apo në vende pranë tyre të zgjedhura, që kulla të bëhej
element mbizotërues i siluetës së qytetit. Në Elbasan si vend për ngritjen e
saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija
Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e
saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet
që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe
i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit
në vitin 1899. Kulla ngrihet në lartësinë me trek ate funksionale, me
planimetri katrore 4.3m x 4.3m. Në ballin nga qyteti ndodhet porta e hyrjes,
mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj. Teksti i
mbishkrimit është: “Mbreti i botës Abdylhamiti bujar/në hijen e hirit të tij u
ngrit sahati i hijshëm/burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë/dhe ngjallën
këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues/shumë u përpoq, u kujdesua dhe u
interesua Aqif beu/Zoti i dhashtë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote/kur
tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë/ në mënyrë të
përsosur nga të katër anët tregon minutat/meqë zotëron intuitën e vjershëtorit
tuaj/o Refit vitin e ndërtimit të tij/e ndërtuan në fillim të vitit 1315“.
Artistikisht Kulla e Orës së Elbasanit është një gjetje origjinale në
propocionet dhe në trajtimin dekorativ të strukturave të jashtme. (9)
· Ura antike në fshatin Muriqan.
· Këmbët e urës antike në Topçias. Ura që i përkasin periudhës antike, shek. II
p.e.s deri në shek.VI e.s . Ekzistenca e shumërrugëve në rajonin e Elbasanit
gjatë kësaj periudhe kushtëzoi dhe ndërtimin e mjaft urave. Romakët nga shek.
II p.e.s dhe në dy shekujt e parë të perandorisë, në kohën e perandorëve August
dhe Adrian ndërtuan ura druri, me shtresë dërrasash, mbi këmbë me mur guri.
Urat e drurit janë më të hershmet se urat e gurit. E kësaj periudhe është Ura e
Topçiasit mbi Shkumbin, në Elbasan, që i shërbente rrugës që fillonte nga
Apollonia për t‘u lidhur me rrugën Egnatia. Këmbët kanë hapsirë 12 m njëra nga
tjetra, janë ndërtuar me murr guri dhe përbëhet nga trungu, brendësia e murrit
është punuar me gurë lumi, me derdhje llaci të shumtë. Këmbët kanë qenë të
lidhura ndërmjet tyre me trarë. (9)
· Rrënojat e urës antike në fshatin Fatishë.
· Gërmadhat antike (stacioni rrugor Ad - Quintum)
në fshatin Bradashesh.
· Ura mbi Prroin e Gurës së labinotit në fshatin
Labinot. Ndër urat me qemer guri
vlen të përmendet ura mbi Gurrën e labinotit në fshatin Labinot Fushë gjatë
rrugës Elbasan-Ohër. Kjo urë është ndërtuar në shek . XVIII. (9)
· Pusi që lahet vetë dhe rrapi pranë tij, Lagja
Partizani, në qytetin e Elbasanit.
· Tumat e fushës së pazhokut në fshatin
Gostimë.
· Tumat në perëndim të fshatit Kajan.
· Bazisteni i qytetit, shatërvani, rrapi dhe një
pjesë e kalldrëmit në qytetin e Elbasanit.
· Kisha e Sh. Gjon Vladimirit, në fshatin Shijon.
U rindërtua nga Karl Topia në shek. XIV, mbi rrënojat e një ndërtua më të
vjetër dhe u bë 4 herë më i madh, siç del nga mbishkrimet. Janë tri mbishkrime:
latinisht, greqisht dhe sllavisht, me përmbajtje të përafërt, ku thuhet se Karl
Topia, mbret i shqiptarëve e ka bërë manastirin për lavdinë e tij. Ky manastir
është një nga qendrat më të mëdha kulturore kishtare të Shqipërisë. Ai ka
mbijetuar deri më 1944, kur u dogj dhe tani kanë mbetur vetëm muret. Është një
monument historik shumë i rëndësishëm i mesjetës shqiptare. M.Gj.V. ka pasur
një bibliotekë të madhe, që ka humbur, si dhe një koleksion të shkëlqyer
ikonash, disa prej të cilave ruhen ende. Në mure ka disa skulptura dhe
ornamente më të hershme se të shek.XIV, mbishkrime më të vona, si dhe ka qenë portali
i gdhendur mjeshtërisht që është marrë dhe montuar në Muzeun Historik Kombëtar.
Stema e Karl Topisë ndodhet në anën e majtë të
Portalit të Manastirit të Gjon Vladimirit. Ka formë katërkëndëshe dhe përbën jo
vetëm një vepër arti, por edhe një nga stemat më të rëndësishme të historisë së
heraldikës shqiptare. Ajo paraqet një luan të ulur në një fron të vogël, si dhe
një numër kryqesh të tipit grek, brendashkruar në rreth dhe kryqe të tipit grek
latin. Në stemë janë dhe simbolet e zambakëve, që përfaqësojnë stemën heraldike
franceze, anzhuine. Vetë Karli ishte bir nga ana e nënës i gjakut mbretëror
francez, anzhuin. (9)
· Kisha e Sh. Premtes në fshatin Valësh.
· Kisha e Sh. Kollit në fshatin Shelcan.
· Kisha e Sh. Mërisë në
Kalanë e Elbasanit. Kisha e Shën Mërisë ndodhet në lagjen Kala. Në vitet
1657,1661 kisha funksiononte rregullisht. Më 11 nëntor të vitit 1819 kisha u
dogj plotësisht. Në periudhën 1826-1833 ajo u rindërtua. Planimetria e saj
është interesante. Në qëndër ka një sallë të madhe të mbuluar nga një kupolë
mbi tambur. Kapela mbështetet në harqe në muret anësore ndërtuar pranë trupit
të kishës. Kisha është ndërtuar me gurë e tulla dhe nuk ka një ndërtim me
nivele të barabarta. Kubeja e saj është e mbuluar nga piktura të realizuara në
vitin 1856. E vecanta e kësaj kishe qëndron tek figura Ikonostasit e gdhendur
nga 40 mjeshtra dibranë të cilët punuan për rreth dhjetë vite për ta realizuar
atë. Kjo figurë është lyer me llak ngjyrë floriri. Kisha e Shën Merisë shquhet
për vlerat e saj arkitekturore. (9)
· Rrënojat e Kishës në fshatin Selvias (Klos i
Sulovës). Në fshatin Klos të
Sulovës në rrugën që kalon pranë kalasë antike të Qafës gjenden rrënojat e një
bazilike. B. K. është trenefëshe në arkada mbi pilastra drejtëkëndëshe. Gjatë ekzistencës
së saj bazilika ka pësuar trasformime. Mendohet se është ndërtuar në shek.
XIII- XIV dhe përbën një dëshmi me rëndësi, si ndërtim në një zonë fshatare.
(9)
· Rrënojat e Kishës në fshatin Bixëllenjë.
· Rrënojat e Kishës në
fshatin Belsh.
· Rrënojat e Kishës në
fshatin Mamël.
· Rrënojat e Kishës së
ungjëllizimit në fshatin Mjekës.
· Xhamia Mbret në Lagjen
Kala të qytetit të Elbasanit. Njëra nga faltoret më të herëshme të Shqipërisë
dhe që ruhet në formën e saj të themelimit është xhamia brenda kalasë së
Elbasanit në distancë të afërt me portën kryesore të hyrjes në kala. Për
qytetin ajo vinte e dyta në radhë; pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti
i dytë në v. 1464 kur u ndërmorën shumë punime për restaurimin e mureve
rrethuese të kalasë. Mbishkrim datues nuk njihet deri tani, por pa mëdyshje ajo
i takon fundit të shek. XV e lidhur kjo me themeluesin e saj. Në shkrimin e tij
mbi Elbasanin Evlija Çelebiu përbrenda kalasë një xhami të Gazi Sinan pashës e
cila sipas tij ishte “ndërtesë e madhe por e vjetër përdhese”. Ai gjithashtu
vëren se muret e saj ishin të mbuluara me shkrime të ndryshme në faqet e
jashtme që na bën të mendojmë se ajo ishte e suvatuar, por që nuk kishte
minaret. Këto veçori të xhamisë nuk perputhen me xhaminë që ndodhet në shek. XX
në kala të emëruar e Mbretit. Leon Rein në fillim të shek. XX e prezanton atë
me karakteristika krejtësisht të ndryshme nga xhamia e Gazi Sinan pashës. Nga
pikëpamja stilistike kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të
emëruara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajaziti II, në fund të shek. XV
në Përmet, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe pse jo në Elbasan. Xh.M. përfaqëson
tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druru dhe hajat përpara hyrjes.
Salla e faltores ka një hapësirë 11.5 х 12.3m. Tërthor aksit të saj, tri kolona
druri për arsye konstruktive të mbajtjes së çatisë dhe për të krijuar një
mjedis ndarës të sallës nga pjesa e mafilit, janë karakteristike për këto lloj
kompozimi të faltoreve të hershme islamike. Në murin fundor është theksuar në
formën e një nikeje rrethore dhe e kornizuar mihrabi, pranë të cilit ngjitur me
të në krahun e djathtë ndodhet shkallarja e minberit. Prapa kolonadës treshe
ndodhet mafili prej druri. Xhamia merr dritë nga katër dritare në secilën faqe.
Të poshtmet janë kuadratike. Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë
druri, duke pasur nga ana e jeshtme nga një hark të verbër me majë, në formë
lundre. Dritaret e sipërme janë të harkuara. Muratura me kluasonazh është tepër
e rregullt dhe precise në alternimin e gurëve e gurëve me tullat kornizuese. Me
klausonazh është ndërtuar dhe minareja. Ajo është e ulët si lartësi, por kalon
mjaft bukur trupi në ballkonin e sherifasë e me seksion më të ngushtë në pjesën
e sipërme ku mbështet koni i majës, i realizuar me fletë metalike prej plumbi.
Hajati i Xh.M. ka qenë i realizuar prej strukturash druri disa herë pothuajse
me të njejtën mënyrë, me përjashtim të atij të rikonstrukturuar vitet e fundit
të shek. XX, që nuk i përligjet shkencërisht. Për këtë xhami parashikohen
ndërhyrje të tjera restauruese të cilat synojnë restaurimin e minares dhe
trajtimin estetik të fasadave të jashtme dhe mjedisit rrethues. (9)
· Xhamia e Nazireshës në
qytetin e Elbasanit. E para faltore monumentale e konceptuar në stilin klasik
osman, përsa i përket formulimit planimetrik dhe vëllimor. Nëpërmjet teknikës
së ndërtimit ajo ndërlidh në vazhdimesi traditën e artit të ndërtimtarisë në
periudhat pararendëse. Mbishkrim datues nuk ka, por, prej mënyrës së
kompozimit, ajo nuk mund të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek XVI, në
dekadën e fundit të tij. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në numrin
fundor të mafilit lexohet data 1599, e cila së paku nënkupton ndërtimin e
xhamisë pas kësaj date. Xhamia e Nazareshës ruhet në formën origjinale të
sallës së faljes dhe të minares. Salla në përmasa kuadratike, ndricohet nga
pesë dritare në tri radhë. Dritaret e poshtme janë të kornizuara me patura te
profiluara prej gurësh të gdhendur. Pamja ballore ë xhamisë paraprihej nga një
portik i mbuluar me çati druri nga i cili kalohej në sallën e faltores nga
porta, e cila ndrushe nga xhamitë e tjera ndodhet në qoshen e djathtë pranë
trupit të minares. Dyshemeja e xhamisë është e shtruar me pllaka poligonale
prej qeramike, ashtu si të gjitha xhamitë e tjera të vendit që u ngritën
ndërmjet viteve 1550-1600. (9)
· Bazilika në kodrën e
Tepes pranë qytetit të Elbasanit. Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në
ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka tregon se bazilika i takon varrezës
së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi
tokën U përkiste disa fazave ndërtimore. Faza e parë e ndërtimit paraqet një
bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Muret mbi të cilët
mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh tulle. Lartësia e
plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në kishë u bënë një sërë
transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash,
funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen
brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Dyshemeja e kishës
në këtë kohë ndahet nga rrugët me pllaka shtuf në 4 panele mozaiku, dy nga dy,
simetrie kryesisht me motive bimore e gjeometrike. Kolonat e ikonastasit janë
prej mermeri gri të prura nga një vend tjetër. Në pllakat e ikonastasit me
përmasa 102x92 cm, janë gdhendur luanë, kaprollë, shpendë të ndryshëm, krahas
ornamenteve bimore. Ky rindërtim datohet në shek. V e.s.. Më vonë monumentit i
është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI
e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit. Me
rrënimin nga tërmetet, mundet që në vitin 518 e.s. kisha nuk rindërtohet më,
sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se
në këtë kohë lejohej varrimi brenda kalave. Nga ky monument ndërtuar brenda
kalasë janë gjetur kapitele e kolona dritaresh. (9)
· Shtëpia e Konferencës së
Labinotit në fshatin Labinot.
· Shtëpia e Qemal Stafës
në qytetin e Elbasanit.
· Shkolla Konstandin
Kristoforidhi dhe varri pranë saj në qytetin e Elbasanit (sot Muzeu i
Arsimit). Projekti për ngritjen e shkollës Normale i
takon V.1934, që nga përkonte me kremtimin e e 25-vjetorit të themelimit të
Normales. Por nuk u arrit nga djegja aksindentale e godinës së shkollës së
vjetër më 1934 bashkë me dokumentacionin e vyer. Më 1959, me ekspozitën e
punëve të pavarura të nxënësve që u hap me rastin e 50-vjetorit të shkollës,
rrethi i historisë me mësuesin Shyqyri Demiri kriuan një kënd muzeal me
fotografi e kujtime nga jeta në shkollë. Më 1969 u bë ekspozimi kronologjik i
fundit arkivor të grumbulluar posaçërisht për muzse. Më 1979, në kuadrin e
70-vjetorit të shkollës me porosi nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, u
ngarkua një komision në shkollë për ngritjen M.SH,N. Ai qe një fasadë arritjesh
të shkollës pas Luftës së II Botërore duke mos i paraqitur vlerat dhe
kontributin e gjithanshëm të kësaj shkolle për arsimin kombëtar. Në V. 1993, u
rikonceptua ringritja e M.SH.N. për të dhënë me vërtetësi vlerat dhe
kontributin. Kjo u bë e mundshme edhe nga bashkëpunimi me Akademinë e shkencave
dhe institucionet e tjera studimore kombëtare, si dhe figura personalitete,
kryesisht ish-normalistë. Në fundshekullin e XX ai u vendos në katin e dytë të
shkollës në një mjedis prej 80 m2 të rikonstrukturuar posaçërisht për muze.
Muzeu ka një fond prej mbi 5000 dokumentesh origjinale e fotokopje, të marra
nga A.Q.SH dhe të institucioneve të tjera studimore. Janë edhe rreth 500
portrete, përfaqësues të brezave normalistë. Në vitrina tërheqin vëmendjen
dhjetëra dosje dokumentesh, albumesh fotografikë, relike të shumëllojshme,
botime të së kaluarës dhe të së tashmes, revista, regjistra, portokolle të këshillit
pedakogjik, kujtime të ish-normalistëve. (9)
· Burgu dhe qelitë e tij
në qytetin e Elbasanit.
· Shtëpia muze e
Konstandin Kristoforidhit, Rr. Mihal
Hasa në Elbasan.
· Shtëpia e Ram Karagjozit në fshatin Qeret
(Shmil). Kasolle ku gjatë periudhës Janar - Shkurt 1944 u strehua Enver Hoxha
dhe Shtabi i Përgjithshëm.
· Shtëpia e Qamil Zhgunit në fshatin Qafë (Shmil)
ku në vitin 1943 ka qenë bazë e Enver Hoxhës dhe ku është vendsur teknika e
shtypit të Partisë.
· Shtëpia e Ali Dishës në fshatin Lugaxhi (Shmil),
në vitin 1943 ka qenë bazë e rëndësishme e Enver Hoxhës.
· Shtëpia e Staf
Papanikoll Papajanit, Lagja Kala, Rr. Vasil Moisiu, nr. 11 në qytetin e
Elbasanit.
· Shtëpia e Sul Shahinit,
Lagja Karavelija, Rr. Brigada XV, Nr. 20 në qytetin e Elbasanit.
· Shtëpia e Hajdar
Sejdinit. Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar në një shtëpi
karakteristike me cardak që i takon shekullit XVIII. Elbasanasit e njohin si
shtëpia e Sejdinëve. Është një shtëpi që nga mënyra e ndërtimit dhe arkitektura
është e vecantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit. Në planin kompozicional
dhe në përgjithësi në konceptimin e saj funksionalo-arkitektonik, kjo banesë i
ngjan shumë banesave me cardakë që gjejmë në Berat e Shkodër. Banesa përbëhet
nga dy kate: kati I parë ka qenë përdorur si magazinë ku futeshin prodhimet
bujqësore dhe ka këto ambiente muzeale: 1-koridori, 2-dhoma e leshrave, 3-dhoma
e metaleve, 4-dhoma e tabakëve. Kati I dytë kaqenë përdorur si vend banimi dhe
përbëhet nga këto ambiente: 1-koridori, 2-dhoma e punës së vajzave, 3-dhoma e
grave, 4-dhoma e burrave, 5-dhoma e nuses. Banesa është restauruar nga
monumentet e kulturës në vitin 1983-1985 dhe në vitin 1986 ambientet e shtëpisë
u përshtatën duke u kthyer në muze etnografik. (9)
· Shtëpia e Hajrie Skiles,
L. Sulejmanie, Rr. Ali Arapi, Nr. 9 dhe 11, në qytetin e Elbasanit.
· Shtëpia e Ikbale Bumçit,
Rr. Kristoforidhi, Nr. 34 në qytetin e elbasait.
· Shtëpia e Tasim Qiftjes,
Rr. Janaq kilica, Nr. 3 në qytetin e Elbasanit.
· Shtëpia e Refie
Mallahollit, Rr. Brigada XV, Nr. 34 në qytetin e Elbasanit.
· Shtëpia e Elena
Papajanit, L. Drumi Kala, Nr. 6 në qytetin e Elbasanit.
· Shtëpia e Jorgji Lef
Kushtës në fshatin Jorenisht (Shpat), Nr. 1.
· Shtëpia e Pali Thoma
Jaçit në fshatin Valësh (Shpat), Nr. 1.
· Shtëpia e Kostë dhe Naum
Ziut në fshatin Zavalinë (Shpat), Nr. 1.
· Shtëpia e Toli Dedes në
fshatin Zavalinë (Shpat), Nr. 1.
· Shtëpia e Ramadan Beduritnë fshatin
Kocivel (Shpat i Sipërm), Nr. 2.
· Qendra historike e
qytetit të Elbasanit.
· Dhoma me tavanin dekorativ
në kopshtin e fëmijëve, Nr. 8, Rr. K. Kristoforidhi në qytetin e
Elbasanit.
· Shtëpia e Qefsere,
Shefiqet e Sabrie Duhanxhiut, Rr. Brigada V, Nr. 20, Elbasan.
· Kalaja e Kabashit pranë
fshatit Jeranisht.
· Shtëpia e Nabise Idrizit
në fshatin Shmil.
· Shtëpia e Haki Xhike në
fshatin Shtëpëj.
Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre shume
të bukura për t’u vizituar, që janë:
· Frasheri i Polos Vale
· Pylli aluvial i
Shushices
· Shpella e Letanit
· Hinka e Kosoves (Dumre)
· Mali (Shkembi) i
Gradishtes
· Shpella e Gracenit
· Liqenet e Seferanit
· Liqeni i Deges (Dumre)
· Burimi i Llixhes se
Hibrait
· Dushku i Lleshanit
· Meshtekna e Zavalines
· Pisha e Fushe Kuqes, Gjinar
· Dushku i Kishes, Gjinar
· Lisat e Pashtreshit
· Mani i Zi i Joronishtit
· Rrepet e Byshekut
· Robulli i Zeleshnjes
· Rapi i Bezistanit. Ndodhet
në qendër të qytetit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur
bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek.XVII, që përfshinte
një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi
për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. (9)
· Rrapi i Vojvodes
· Rrapi i Gurres se
Labinotit
· Ulliri i Qejfit
· Rrapi i Llixhes
· Rrapi i Uruçes
Në këtë rreth, duke u
mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), është
shpallur edhe kjo zonë e mbrojtur si park kombëtar:
·
Qafë
Bushi, me sip. 500.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Rreg.MB nr.1,
date 27.7.1977
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.