PEQIN

 

Rrethi PEQIN

Rrethi i Peqinit ben pjese ne qarkun e Elbasanit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Peqin; KOMUNA Pajove: Pajove, Gryksh i Madh, Bishqem, Paulesh, Bishqem Fushe, Leqit, Lazarej, Haspiraj, Hasnjok, Çengelaj, Garunje e Paprit, Cacabej; KOMUNA Gjocaj: Gjocaj, Çelhakaj, Hasmashaj, Kurtaj, Vashaj, Rumbullak, Bregas, Bardhaj, Blinas; KOMUNA Karine: Karine, Kazije, Rozeje, Proger, Sinametaj, Drangaj, Garunje e Vogel; KOMUNA Perparim: Perparim, Galush, Lisnaje, Bicaj, Caushaj, Fatish, Garunje e Madhe, Arvend, Gjevur, Kodras, Lolaj, Katesh, Copane, Uruçaj; KOMUNA Sheze Sheze e Madhe: Sheze e Madhe, Karthneke, Sheze e Vogel, Pekisht, Trash, Algjinaj, Gryksh i Vogel.

· Kalaja në kodrën e Saragut në fshatin Pajovë.

· Rrënojat antike në pellaz në fshatin Uruçaj.   

· Kalaja e Peqinit në qytetin e Peqinit. Shekullit të XVI i përket dhe ndërtimi i kalasë së Peqinit në afërsi të Elbasanit. Ajo u themelua për të siguruar rrugën Elbasan-Kavajë-Durrës-Bashtovë nga kryengritësit shqiptarë. Kalaja e Peqinit është një fortifikim i vogël i ndërtuar në terren fushor në formë katërkëndëshi kënddrejtë me përmasa 57x51 m. Në fazën fillestare ajo kishte katër kulla cilindrike në qoshet dhe një portë, që përshkonte njërin nga muret. Muret kanë një trashësi prej 1,40-1,50 m dhe janë ndërtuar me gurë lumi të lidhur me llaç të bollshëm e të përfocuar me breza druri me seksion rrethor. Shkallët që të çonin në shtegun e rojes janë ndërtuar brenda trashësisë së murit. Sipas gjurmëve të ruajtura, në secilin mur ka pasur nga dy palë shkallë të vendosura në formën e shkronjës V, që të çonin në drejtim të kullave të qosheve. Muret kanë qenë të larta rreth 5 m, të ndërtuara mbi themele të cekëta. Në pjesën e sipërme ato kanë qenë pajisur me bedena, të cilët kishin një lartësi prej 1,10 m. Porta e vetme e kalasë ka qenë e mbuluar me një hark tullash të rrethuar me kornize. Kullat kanë qenë rreth 1 m më të larta se kurtinat. Ato ndaheshin në tri kate, kati i poshtëm mjaft i ulët (1,40-1,50 m), shërbente si depo, kati i dytë, me një lartësi 2,50 m ishte pajisur me frëngji të ngushta shigjetë që shërbenin njëkohësisht edhe për ndriçimin e ambientit. Të tria katet ndaheshin me dyshe-me dërrase dhe komunikonin me kalanë nëpërmjet dy portave, në katin II dhe në katin III, kjo e fundit ko-munikonte me shtegun e rojes. Katet e treta kanë qenë pajisur me nga tri frëngji topash. Frëngjitë ngushtoheshin nga ana e jashtme dhe përfundonin në formën e një dritareje të mbuluar me hark tullash. Frëngjitë për topa të Peqinit ndryshojnë krejtësisht nga ato të Prezës. Pjesën e jashtme e kanë më të gjerë nga frëngjitë e kalasë së Elbasanit.

· Portat e katit të poshtëm të kullave formoheshin nga një hark sektorial, mbi të cilin ndodhej një hark rrethor tullash që s´ishte gjë tjetër veçse fillimi i qemerit me tulla të korridorit të hyrjes. Ai ka një gjatësi prej 1,50 m dhe gjerësi prej 1,10 m. Muret anësore të tij janë ndërtuar vetëm me gurë, ndërsa qemeri me tulla. Kullat e rrumbullakëta të qosheve kanë pasur një diametër të brendshëm prej rreth 5,50 m dhe trashësi muresh të barabartë me kurtinat 1,40-1,50 m.

· Mbi portën e kalasë, ashtu si në Elbasan, ka qenë ndërtuar një «xhami» pa minare (Mesxhide), e cila përmendet nga Çelebiu në shek. XVII.

· Në periudhat e mëvonshme kalaja ka pësuar disa rindërtime siç është krijimi i disa kthinave të brendshme. Janë shtuar kulla poligonale dhe është hapur një portë në murin verilindor; është shtuar një kullë poligonale dhe një kullë katërkëndëshe në murin veriperëndimor dhe vetë kullat e qosheve janë kthyer në poligonale. Këto të fundit janë pajisur me frëngji të mëdha topash si dhe frëngji pushkësh. Të gjitha këto rindërtime janë kryer pas vizitës së Çelebiut, domethënë gjatë shek. XVIII-XIX. Duke qenë një kala e dorës së dytë dhe e dobët për kohën që u ndërtua, Peqini nuk përmendet në dokumentet e shek. XVI. Kështu që koha e ndërtimit të saj mund të përcaktohet kryesisht nga krahasimi me kalatë e tjera të kësaj periudhe. Forma planimetrike dhe sidomos dalja katërkëndëshe midis murit verilindor e afron atë me kalanë e Prezës, ndërsa frëngjitë për topa ngjasojnë më tepër me ato të Durrësit. Me këto të fundit e afron edhe mungesa e përdorimit të dukshëm të copave të tullave në mure ose e një teknike më të rregullt me tulla. Në kohën e Çelebiut nuk mbahej mend koha e ndërtimit të kësaj kalaje, fakt që do të përjashtonte së paku shek. XVII. Kështu që mbetet si periudhë më e mundshme e ndërtimit të saj gjysma e parë e shek. XVI.

· Kulla e sahatit në qytetin e Peqinit. 

· Kisha e Sh. Mërisë në fshatin Bishqem. 

·  (Per te tjerat shih: Elbasan ose Lushnje)

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Qarri i Karrines (Drangojve)

· Bakerima e Garrunjes

· Vidhi i Tabakut

· Rrapi i Haskas

· Rrapi i Uruçajt

· Lisi i Babaliut

 

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.