FIER

 

Rrethi FIER

 

Rrethi i Fierit ben pjese ne qarkun e Fierit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/Qyteti Fier; BASHKIA/Qyteti Patos; Kuqar, Dukas, Reres, Margelliç, Rusinje, Griz, Banaj; BASHKIA/Qyteti Roskovec; Jagodina; KOMUNA Cakran: Cakran, Cakran i ri, Floq, Buz Madhe, Humbar, Varibop, Vjose, Kreshpan, Gjorgos, Vreshtas, Gorishove, Gjonç; KOMUNA Mbrostar Ura Mbrostar: Mbrostar, Verri, Vajkan, Petov, Kallmi i Madh, Kallmi i Vogel; KOMUNA Libofsh: Libofshe, Rreth Libofshe, Vanaj, Daullas, Agimi, Metaj, Gozhdaras, Havaleas, Ndernenas, Hasturkas, Adriatik; KOMUNA Qendren Afrimi i Ri: Çlirim, Mujalli, Grecalli, Daullas, Afrimi i Ri, Vadhize, Zhupan, Drize, Drize Myrteza,  Romet; KOMUNA Dermenas: Dermenas, Pojan, Krygjate, Havaleas, Hoxhare, Radostine, Sulaj, Hamil, Muçaj, Baltez, Povelçe, Darezeze e Re; KOMUNA Topoje Seman: Topoje, Seman, Gjokalli, Shesh Marinas, Sheq, Fushe, Gryke, Seman i ri, Kavaklli; KOMUNA Levan: Levan, Ferras, Peshtan i Madh, Peshtan i vogel, Shtyllas, Bishan, Bashkim, Boçove, Martine, Pishe Poro, Qarr; KOMUNA Frakull: Frakull e Madhe, Frakull e Vogel, Ade, Peshtan Bregas, Kafaraj, Kashishte, Sheq Musalala, Çerven; KOMUNA Portez: Portez, Mbyet, Plyk, Kraps, Lalar, Patos fshat; KOMUNA Zharez: Zharez, Fshat i Ri, Frasher, Verbas, Sheqishte, Beline; KOMUNA Ruzhdie: Ruzhdie, Siqece, Gjynaqare, Drenie, Kasnice; KOMUNA Kuman: Kuman, Marinez, Vidhishte, Luar; KOMUNA Kurjan Vlosh: Kurjan, Mbers, Ngjeshan, Vlosh; KOMUNA Strum: Strum, Arapaj, Suk 1, Suk 2, Velmish.

 

· Qyteti antik i Apolonisë në fshatin Pojan. Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apollonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë patur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin. Apolonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apolloniate e arteve te bukurua ishte me famë në të gjithë botën antike. Në momentin kur në Romë, gjatë një komploti në Senat u vra Jul Cezari, nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinë në Apolloni. Kronikat romake tregojnë sesi ai me të marrë vesh lajmin e vrasjes së Cezarit u nis me një anije nga Apollonia dhe kur, pas disa kohësh vetë Oktaviani u bë Perandor, e ruajti mirënjohjen për qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apolloninë nga të gjitha taksat. Pas një tërmeti në shek. III e.s lumi Aoos ndërron shtrat duke e shkëputur qytetin nga deti. Goditja rezultoi fatale në një epokë ku i gjithë aktiviteti tregëtar zhvillohej në lidhje me detin. Qyteti e humbi gradualisht rëndësinë ekonomike duke u shndërruar në një qendër të thjeshtë fetare. Por shuarja graduale dhe jo e dhunshme e jetës qytetare si dhe shndërrimi i zonës përreth në kënetë, të bonifikuar vetëm pas vitit 1945, bëri që zona arkeologjike të ruhet mjaft mirë. Arkeologët e quajnë Apolloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot. Disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit XIII. Me interes të madh për vizitorin në Apolloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni,  Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj. Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe peisazhet e mrekullueshme mbi fushën e Myzeqesë dhe Detin Adriatik nga njëra anë si dhe rruga automobilistike në gjendje të shkëlqyer, pozita e favorshme gjeografike pranë qyteteve të mëdha dhe plazheve të jugut nga ana tjetër e bëjnë Parkun Arkeologjik Apolonia lehtësisht të arritshëm për vizitorin dhe një destinacion të privilegjuar për turizmin kulturor në Shqipëri.  

· Kalaj dhe qyteza e Cakranit në fshatin Cakran.

· Kalaja e Gurzezës në fshatin Margëlliç. 

· Kalaja e Margëlliçit në fshatin Margëlliç. 

· Tempulli antik në fshatin Shtyllas. 

· Nekropoli në fshatin Kryegjatë. 

· Vendbanimi prehistorik në fshatin Cakran. 

· Rrënojat e fermës romake (Vila Rustika) në fshatin Pluk. 

· Mozaiku në fshatin Levan. 

· Mozaiku në fshatin Libofsh. 

· Kulla e Pirgut në derdhjen e lumit Seman, fshati Ndërmen. Përveç kullave të zakonshme, në kala apo kështjella ridërtoheshin edhe kryekulla (donzhone). Ato mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe zinin një vend qendror në kështjellë, të lidhura me muret rrethuese apo krejt të veçuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t´i rezistonte një rrethimi. Një tip donzhoni të veçuar përfaqëson kulla e Pirgut në Myzeqe. Ajo ka pasur formë pesëkëndëshe me dy brinjët më të gjata nga 17 m, ndërsa të tjerat prej 14 m. Të parat, duke krijuar një kënd më të mprehtë, drejtoheshin nga lumi, nga ishte dhe drejtimi kryesor i mbrojtjes. Në dokumentet mesjetare kulla e Pirgut përmendet herë si kullë dhe herë si fortesë e vogël. Përmasat e mëdha të këtij fortifikimi për të qenë një kullë e zakonshme të lejojnë të mendosh se ajo duhet të ketë pasur kthina që i mbështeteshin tërthor mureve nga ana e brendshme dhe një oborr të vogël qendror, duke përbërë kështu një nga tipat e njohura të kullave që në literaturë emërtohen «kullë guaskë».(4) 

· Diga I dhe II në fshatin Kraps. 

· Manastiri i Sh. Mërisë i Apolonisë mbi Pojan i shekullit XIII. Në kopshtin e Manastirit ndodhet nje kishë bizantine që i përket shekullit të XIV.

· Kisha e Sh. Kozmait dhe kisha e Sh. Mërisë në fshatin Kolkondas. 

· Kisha e Sh. Kollit me muret rrethuese në fshatin Kurjan. 

· Kisha e Sh. Gjergjit në fshatin Libofsh. 

· Kisha e Sh. Gjergjit në fshatin Strumë. 

· Kisha e Sh. Kollit në fshatin Vanaj. 

· Kisha e Sh. Premtes pranë fshatit Hoxharë (Sop). 

· Shtëpia e Langarëve në fshatin Kryegjatë. 

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Dunat e Semanit

· Pishat e zeza ne bregdetin e Poros

· Kurora e lumit te vjeter te Semanit (Liborshe Adriatik)                                    

· Rrepet e rruges Fier - Vlore

· Rrapi i pazarit te Cakranit (Çaireve)     

 

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare.

 

· Pishë Poro, me sip.1,500.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Rreg.MB nr.1, date 27.7.1977

· Levan, me sip. 200.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Rreg.MB nr.1, date 27.7.1977

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.