KAVAJË

 

Rrethi KAVAJË

 

Rrethi Kavaje ben pjese ne qarkun Tirane dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Kavaje; BASHKIA/QYTETI Rrogozhine; F/Rrogozhine; KOMUNA Synej: Synej, Butaq, Rrikaj, Hajdaraj, Peqinaj, Rrakull, Bago, KOMUNA Sinaballaj: Sinaballaj, Methasanaj, Hazdushk, Hamenraj, Koçaj-Sheshaj, Thartor, Rrostej, Fliballije, Demarkaj; KOMUNA Luz i Vogel: Luz i Vogel, Vorrozen, Beden, Blerimaj; KOMUNA Golem: Golem, Kryemedhenj, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qeret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpen i Ri; KOMUNA Helmes: Helmes, Zik-Laraj, Lis-Patros, Shtodher, Çete, Momel, Habilaj, Çollakaj, Kryezi, Cikallesh; KOMUNA Kryevidh: Kryevidh, Ballaj, Rreth-Greth, Patke-Milot, Zhabja, Spanesh, Spille, Domen, Sterbeg, Shardushk, KOMUNA Lekaj: Lekaj, Harizaj, German, Zambish, Mushnik, Mlik, Okshtun, Luz i Madh, Shkozet; KOMUNA Gose Gose e Madhe: Gose e Madhe, Gose e Vogel, Kalush, Kerçukaj, Vile-Ballaj.

· Depo mesjetare e Kripës në fshatin Karpen - Kavajë.

· Kalaja e Bashtovës në fshatin Ballaj e shek. XV. Kështjella është ndërtuar mbi një terren fushor, rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin, 3-4 km larg derdhjes së tij në det. Ajo ka një planimetri drejtkëndëshe, me përmasa 60x90 m. Në të katër qoshet dhe në mesin e çdo muri ka nga një kullë, me përjashtim të murit perëndimor që i takon një periudhe të dytë ndërtimi. Muret kanë një gjerësi prej 1m. Midis gurëve ranorë dhe konglomerat në forma të çrregullta janë futur aty-këtu copa tullash dhe tjegullash. Në ndonjë rast nuk mungojnë edhe fragmente arkitektonike të periudhës bizantine, si pjesë kolonash, bazamente dhe kapitele të përdorura në vend të gurëve të zakonshëm. Lartësia e plotë e mureve me gjithë bedenat arrinte 9 m. Parapeti me bedenat ka një gjerësi prej 0,80 m dhe lartësi 1,90 m. Të gjithë bedenat përshkohen nga frëngji shigjetë me lartësi 0,50 m, gjerësi të brendshme 0,35 m dhe të jashtme 0,15 m. Me dy radhë frëngjish janë pajisur edhe kamaret, që krijohen midis pilastrave. Në këtë mënyrë, gjatë gjithë mureve ndodhen tri nivele luftimi. Frëngjitë e nivelit të poshtëm të kamareve janë më të mëdha nga frëngjitë e tjera dhe kanë shërbyer për topa të vegjël. Lartësia e tyre është 1m, gjerësia nga brenda 0,95 m, ndërsa nga jashtë 0,35 m. Dy nivelet e luftimit në kamare ndaheshin me platforma druri, prej të cilave ruhen gjurmët e mbështetjes së trarëve në faqet anësore të pilastrave. Arkitektura dhe teknika e ndërtimit tregojnë për një kështjellë të ndërtuar me ngut, duke pasur parasysh një kursim sa më të madh të materialit. Këtë e dëshmojnë muret e holla, por te kombinuara nga ana e brendshme me pilastra dhe harqe, kullat me kurriz të hapur që janë më pak rezistente, si dhe katet e ulëta te kulteve te caktuara vetëm për luftim. Nga ana tjetër, është pasur parasysh që një kështjellë e vogël të ketë një fuqi sa më të madhe zjarri, duke krijuar tri nivele luftimi në muret dhe pesë tek kullat. Kështjella e Bashtoves është një nga fortifikimet e fundit, që u ndërtuan per t´i rezistuar pushtimit turk. Qysh nga kjo kohë, madje ne disa krahina edhe me herët, fillojnë të riparohen kështjella ekzistuese apo të ndërtohen të reja për garnizonet turke dhe janë pajisur me frëngji të shumta. Ato ndaheshin me dysheme druri në pesë kate, që komunikonin me shkallë të brendshme. Secili kat krijonte një ambient mjaft të ulët rreth 1,70. Këto ambiente nuk banoheshin, por shërbenin vetëm në raste lufte. Në një periudhë më të vonë, disa ambiente kullash janë përshtatur për banim, duke u pajisur me oxhakë. Të gjitha kullat, nga anët më pak të mbrojtura (kullat katërkëndëshe në faqet ballore, ndërsa ato të rrumbullakëta në drejtim të diagonales së katërkëndëshit të kështjellës) kanë pasur erkere (mashikula) me konstruksion druri për të kontrolluar pjesën e poshtme të tyre, kur kjo nuk mund të shihej prej kullave fqinjë. Mashfkulat komandoheshin nga katet e sipërme, ndërsa katet e katërta në kullat e qosheve dhe në ato ndërmjetëse lidheshin me nga një portë drejtpërdrejt me shtegun e rojeve. Mbulesat e tyre kanë qenë sipas rastit, çati konike apo prizmatike me konstruksion druri, të mbuluara me tjegulla ose të veshura me plumb. Frëngjitë për topa janë vendosur zakonisht në dy katet e poshtme ndërsa katet e sipërme përfundonin në një parapet të dhëmbëzuar nga bedenat të cilat, si dhe ato mbi mure, përshkohen nga frëngji. Mbi bedenat mbështetej çatia. Kjo mënyrë ndërtimi të bën të mendosh se çatitë ishin të çmontueshme në rast nevoje. Kështjella ka pasur me sa duket tri hyrje, nga sa mund të gjykohet prej gjurmëve të ruajtura. Hyrja kryesore ndodhej në mesin e murit verior dhe përshkonte një kullë katërkëndëshe. Një hyrje ndodhet në mesin e murit perëndimor të rindërtuar, por nuk dihet me siguri nëse ka pasur edhe më parë një hyrje nga kjo anë. Ndërsa hyrja e tretë ndodhej në pjesën veriore të murit lindor dhe përshkonte njerën nga niket midis dy pilastrash. Kjo e fundit mbrohej nga një kullë e rrumbullakët e qoshes. Porta ka qenë mbuluar me arkitra dhe ka pasur një hapësirë dritë prej 2,70 m, ndërsa në një periudhë të mëvonshme kjo portë është mbyllur me mur. Kështjella është pajisur edhe me disa shkallë, nëpërmjet të cilave realizohej ngjitja në shtegun e rojeve. Shkallët janë ndërtuar prej muresh guri dhe mbështeten në faqen e brendshme të mureve, jashtë trashësisë së tyre. Shpesh, pushimi i shkallëve, që shërben për të realizuar komunikimin me shtegun e rojeve, mbështetet mbi një qemer tullash. Në disa raste, në të thelluarat nën harqet e shkallëve janë hapur frengji shigjetë. Koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kështjelle janë dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XV, sidomos pas rindërtimit nga turqit të kalasë së Elbasanit, më 1466, e cila e ulte thuajse krejt vlerën strategjike të kështjellave të tjera bregdetare, që ishin mjaft larg për mbrojtjen e Durrësit. Bashtova ishte giithashtu një skele e rëndësishme për tregtimin e drithit. Menjëherë pas pushtimit, turqit e parapëlqyen pozitën e kësaj kështjelle vendosën atje në garnizon dhe kryen disa punime plotësuese, si kthimi i disa kateve të kulteve në kthina banimi për rojet dhe ndërtimi i një xhamie mbi kullën e hyrjes kryesore, punime qe u kryen para vitit 1521. Akoma në shek. XVII, Bashtova vazhdonte te ishte një kështjellë garnizoni. Pas kësaj periudhe u rindërtua muri perëndimor qe ishte rrëzuar si pasojë e vërshimit të lumit.(4)

· Kulla e Sahatit në qytetin e Kavajës. 

· Kisha e Sh. Premtes në fshatin Çetë të Kavajës. 

· Ndërtesa e Muzeut Etnografik në qytetin e Kavajës. 

· Xhamia e Pazarit, në qytetin e Kavajës

· (Per te tjerat shih: Durrës

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Plazhi i Gjeneralit

· Faleza e Bardhorit

· Plazhi i Carrines

· Fosilet detare te Thartorit

· Burimet sulfurore te Fliballies

· Shpellat karstike ne gjips

· Karsti ne gjipsin e Mengajve

· Burimet e kripura te Golemasit

· Dafina e Kalase se Turres

· Gurret ne Rrjesht

· Lisi i Cikalleshit

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.