DEVOLL

 

Rrethi DEVOLL

 

Rrethi Devoll ben pjese ne qarkun Korçe dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Bilisht; KOMUNA Qender Bilisht; Bitcke, Tren, Buzliqen, Vernik, Vishocice, Kuç, Poloske, Kapshtice, Trestenik, Kurile; KOMUNA Hoçisht: Hoçisht, Grace, Baban, Stropan, Eçmenik, Perparimaj, Grapsh, Çipan, Borsh, Bradvice; KOMUNA Proger: Proger, Mançurisht, Cangonj, Pilur, Vranisht, Bicke, Rakicke, Shyec; KOMUNA Miras: Miras, Vidohove, Arrez, Çete, Qyteze, Sinice, Nikolice, Menkulas, Ponçare, Braçanj, Koshnice, Dobranj, Fitore, Ziçisht, Gjyres, Sul.

· Kalaja në fshatin e Bilishtit.  Ajo ndodhet mbi një kodër në verilindje të qytetit dhe ka formën e një kupole me pjerrësi pothuaj të barabartë nga të gjitha anët. Muri mbrojtës rrethon në pjesën më të lartë të saj një sipërfaqe eliptike, me gjatësi 120 m dhe gjerësi 60 m. (4)

· Kalaja e Gradishtës në fshatin Shuec. Fortifikimet me ledhe dheu, në vendin tonë deri sot, përfaqësohen nga një shembull i vetëm, i ndodhur pranë fshatit Shuec të rrethit të Korçës. Ai njihet nga banorët pranë tij me emrin «Gradishta e Shuecit». Gradishta e Shuecit është ndërtuar mbi një kodër të vogël shkëmbore, që shkëputet në formën e një gjuhe prej terrenit kodrinor pranë saj, dhe laget pjesërisht nga liqeni i Prespës së Vogël. Vetëm faqja që sheh nga liqeni, e cila zë vetëm një pjesë të sipërfaqes së gjithë kodrës, është rrethuar nga një ledh me gjatësi 600 m. Ledhi është ndërtuar me gurë të thyer të dimensioneve të vogla të përzier me çakëll dhe me dhe. Në prerje ai ka formën e një trapezi me bazën e poshtme 10-11 m, të sipërmen 3 m dhe lartësi 2 m. Hyrja 2,50 m e gjerë është e thjeshtë dhe formohet nga ndërprerja e ledhit, por ajo është vendosur në një pozicion të mbrojtur nga natyra. Për të shkuar deri tek ajo ke në dispozicion një rrip toke të ngushtë, që kufizohet nga njëra anë prej rëniës shkëmbore mbi liqen dhe nga ana tjetër prej vetë ledhit të Gradishtës. Lartësia e vogël e këtij të fundit presupozon ekzistencën e një sistemi palisadash mbi të, për të garantuar mbrojtjen. Brenda rrethimit nuk është gjetur qeramikë, që të vërtetojë praninë e jetës së vazhdueshme. Për këtë arsye mendohet që Gradishta të ketë shërbyer si vend strehimi, vetëm në raste rreziku për banorët e vendosur në fushë, në rrëzë të saj, ku gjenden me shumicë fragmente qeramikë të periudhës së hershme të hekurit si dhe dy kodërvarre, në njërin prej të cilëve është gjetur një byzylyk bronzi, që datohet në vitet 800-700 p.e.s. (4)

· Kalaja në fshatin Menkulas.

· Kalaja në fshatin Zvezdë.  

· Murret në qafën e Zvezdës në fshatin Zvezdë. Nuk ka dyshim se muri i Zvezdës përfaqëson shembullin më të hershëm të këtij lloji ndërtimi në vendin tonë dhe ndoshta edhe në territoret e tjera të Ilirisë. Me ndërtimin e murit të Zvezdës u plotësua sistemi i fortifikimit për gjithë krahinën, në pellgun e Korçës. Ai vetë është dëshmi e pranisë së këtij sistemi. Kjo etapë i përgjigjet më tepër periudhës së krijimit të federatave fisnore, të cilat u krijuan së pari nga fiset e enkelejve dhe taulantëve që në shek. VII p. e. s. Keto mbyllnin vendkalimet e mundshme, që lidhin Pellgun e Korçës dhe Devollit me krahinat përreth, duke u vendosur në grykat e lumenjve ose në qafat. Rruga natyrore, që kalonte gjatë luginës së Devollit kontrollohej. nga kalaja e Menkulasit, në skajin juglindor të saj, nga Zvezda në grykën e Cangonjit, që lidh dy pellgjet e lartpërmendura, nga kulla e Dishnicës në afërsi të Korçës dhe më në fund nga Symiza dhe kalaja e Gopeshit. (4)

· Shpella e Ujkut në fshatin Tren, germimet ketu ne shpella ne vitet 1966-67 kane nxjerre evidenca vendbanimesh te epokes se Hekurit, si kocka dhe qeramika. Piktura te epokes se hershme te hekurit, si me kalores me qen te dal per gjueti, punime arti me te hershmet te gjetura ne Shqiperi.

· Pikturat në shkëmbin e Spilesë në fshatin Shuec, 500 metra larg nga Gryka e Ujkut, afer fshatit Tren, gjendet nje shkemb, ne faqen jugore te te cilit, eshte vizatuar nje skene gjahu ku tre gjahtare jane paraqitur hipur mbi kuaj dhe ne dore mbajne heshtat e gjahut, ne gatishmeri per te qelluar mbi tre dreret, te cilet i kane vene ne ndjekje bashke me dy qente e tyre. Jane punuar me gerqele ne siperfaqen e sheshte te shkembit, disa metra mbi toke. Kjo skene e deshmon se banoret e kesaj zone jane munduar qe, nepermjet piktures, te paraqesin jeten e tyre te perditshme.

·  Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Dardhë.

· Shtëpia  e Donika Melos në fshatin Koçisht.

· Shtëpia  e Priftit (ish) në fshatin Ziçisht.

· Shtëpia  e Haki Spahos në fshatin Sul.

· Shtëpia  e Zarif Backës në fshatin Sul.

· Kalaja e Trajanit në fshatin Tren.

· Murret antike pranë kalasë së Ventrokut në fshatin Tren.

· Shtëpia  e Nazif Karametos në fshatin Miras.

· (Per te tjerat shih: Korçë

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Shpella e Trenit

· Guret Mumjet e Trenit

· Guri i Ariut (Eçmenik)

· Burimet e Pogrit

· Ahishtja e Shenkostandinit

· Pylli i Shen Thanasit

· Dushkaja e Dobrogoves

· Ahishtja e Bradvices

· Bredhi i Vishjes

· Plepat e Pilurit

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare.

 

· Cangonj, me sip.250.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Rreg.MB nr.1, date 27.7.1977

· Nikolicë, me sip. 510.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se V me VKM nr.102, datë 15.01.1996

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.