LEZHE

 

Rrethi LEZHE

 

Rrethi Lezhe ben pjese ne qarkun Lezhe dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Lezhe; QYTETI Shengjin; Ishulli-Shengjin, Ishulli- Lezhe, Mali- Shengjin, Mali-Rencit; KOMUNA Zejmen: Zejmen, Tresh, Pruell, Berzan, Pllan, Markatomaj, Spiten; KOMUNA Shenkoll: Shenkoll, Rile, Tale 1, Tale 2, Barbulloje, Gryke-Lumi, Gajush; KOMUNA Balldre: Balldre, Mali-Kakariq, Gocaj, Balldre i Ri, Torovice, Malecaj, Qender-Kakariq, Koljakaj; KOMUNA Kallmet: Kallmet i Madh, Kallmet i Vogel, Rraboshte, Merqi; KOMUNA Blinisht: Blinisht, Troshan, Fishte, Krajne, Piraj, Baqel, Koledh; KOMUNA Dajç: Dajç, Gjader, Gramsh, Mabe, Dragush, Koterr, Zojs; KOMUNA Ungrej: Ungrej, Kashnjet, Gjobardhaj, Kalivaç, Ras-Bute, Zinaj, Fregen, Kaluar, Sukaxhi; KOMUNA Kolsh: Kolsh, Gjash, Kacinar, Palalej, Lalm, Vele, Manati, Gryke, Barbulloje.

 

· Murret e qytetit antik Lis (zona e mbrojtur) qyteti Lezhë. Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.e.s. me emrin qyteti i lashtë i Lisit. Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek. I p.e.s. Më vonë në shek. XI-XII në pjesën e akropolit të qytetit ndërtohet kështjella mesjetare e Lezhës – Elission me gurë të vegjël të gdhendur  dhe me llaç. Kjo kështjellë u përforcua për të përballuar dyndjet e shteteve të para sllave që vinin nga veriu. Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodrës (planimetria paraqet formë vezake dhe drejtim lindje-perëndim). Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.

· Gërmadhat e malit të Shelbuemit (Akrolisi) mbi qytetin Lezhë. 

· Vendvarrimi I Skënderbeut në qytetin Lezhë. Për vlerësimin e katedrales së varrimit të Skënderbeut në të u ngrit përkujtimorja, e cila pati si ide qëndrore përkujdesjen dhe vënien në pah të vlerave historike, nëpërmjet një ndërtimi të ri të trajtuar me anë të një kollonade brenda së cilës ruhen pjesët origjinale të shek. XV-te. Faza e parë e ndërtimit i takon shek. XIV-të. Faza e dytë është katedralja e shek. të XV-të. Faza e tretë katedralja shndërrohet në xhami gjatë shekujve XVII-XVIII-të. Në punimet e restaurimit të monumentit u nxorrën në pah gjurmët origjinale të shek. XV-të. Në brendësi të monumentit u vendos busti i Skënderbeut si dhe një serë objektesh që evokojnë veprat e heroit. Për të simbolizuar varrin e heroit afër qëndrës së kishës u vendosën kopjet e përmendores dhe shpatës së Skënderbeut sipas origjinaleve që ruhen në Vjenë. Gjatë punimeve të restaurimit për vlerat e rëndësishme që paraqiste u vendos që monumenti të rikthehej në fazan e dytë të ndërtimit. Ne vitin 1981 përfundoi restaurimi i plotë i kishës.

· Ura. 

· Rrënojat e Urës Pllakogjenit në fshatin Raboshtë. 

· Kisha e Sh. Venerandës në fshatin Pllanë. Monumenti është një ndërtim i shek XIV-të i stilit Benediktin. Ruan pikturë murore në faqen perëndimore të Naosit dhe në atë lindore të Narteksit.

· Kisha e Sh. Aleksandrit në fshatin Bokion. 

· Kisha e Sh. Premtes në fshatin Balldrën. Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të, ajo i përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim i cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet : “Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT sherbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim I ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qënë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida.

· Kisha e Shna Ndoit, në qytetin e Lezhës

· Kisha e Shënkollit, në fshatin Zejmen e shek. XIV.

· Rrënojat e Kishës së Sh. Stefanit, Blinisht - Zadrimë. 

· Rrënojat e Kishës së Sh. Mëhillit në kalanë e Sopës, në fshatin Menshat. 

· Shtëpia  shtetërore (ish Esat Mlikës) L. Skënderbe, qyteti i Lezhës (sot Muzeu Etnografik dhe i Tërmetit). 

· Shtëpia  shtetërore (ish Sali Bajram Zekës) L. Varosh, qyteti i Lezhës. 

· Shtëpia  shtetërore (ish Ndue Zefit) në fshatin Ishull i Shëngjinit, L. Zemër e Katundit. 

· Shtëpia  e Ndue Frokut në fshatin Ishull i Lezhës, L. Pylli. 

· Shtëpia  e Geg Prendit në fshatin Patalej.  .

· Shtëpia e Xheladinit, të Hysen Agës, Rruga Kashta e Kuqe, Lagje Drinit, nr.17. në qytetin e Lezhës

· Shtëpia e Hysen Daiut, lagja Varosh, në qytetin e Lezhës.

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre, shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

 

· Rrera e Hedhur

· Rrapi i Grykes

· Rrepet e Kolshit

· Shpella e Hutit

· Shpella e Sukes se Vogel

· Dritarja tektonike e Mirdites

· Rivat e Drinit

· Keneta e Kashtes. Ndodhet bregdet, në jug të Shëngjinit. Përbën një lagunë të vogël interesante të formuar nga akumulimet lumore e detare. Është e gjatë rreth 850 m dhe e gjerë rreth 400 m. Në të është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore dhe shtazore. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Për të vajtur tek ky monument natyre duhet ndjekur intinerari i rrugës automobilistike Lezhë– Shëngjin – Merxhan.

· Rrapi i Pirajave (Blinisht)

· Lisi i Markatomajt

· Pylli (dushk, frasher, shkoze), i Shenmerise Kallmet (1 ha)

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare:

 

· Kune-Vain-Tale me sip. 4,393.2 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me VKM nr.432, date 28.04.2010. Ky sistem lagunor gjendet në grykëderdhjen e lumit Drin. Këtu ka shumë shpendë ujorë dhe gjenden dy laguna, ajo e Cekës me sip 235 ha dhe e Merxhanit 77 ha. Surpriza më e këndshme për turistin është ishulli ranor i Kunes me një sip prej 125 ha në të djathtë të deltës së Drinit. Ishulli i Kunes është i mbuluar me një bimësi të harlisur hidrofile. Aty rriten shkurre të gjelbërta mesdhetare, liane, shelgje, frashëri etj. Në këtë rajon njihen 227 lloje bimësh. Përsa i takon faunës nga shpendët përmendim rosat e egra, fazanët, qukapikët, karabullakët, çapkat, rosën e madhe krye kuqe etj. Mjafton të themi se në këtë sistem lagunor gjenden 70 lloje shpendësh, 22 reptilë nga 33 që ka Shqipëria dhe 6 lloje amfibësh nga 15 që ka Shqipëria dhe disa lloje gjitarësh. Aktivitet kryesore që mund të zhvillohen janë observimi i shpendëve dhe ekoturizmi.

· Berzanë me sip. 880.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Rreg.MB nr.1, date 27.7.1977

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.