TIRANË

 

Rrethi TIRANË

Rrethi Tirane ben pjese ne qarkun Tirane dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Tirane; BASHKIA Kamez; KOMUNA Qender Kamez: Fshati Bathore, Laknas, Valias, Frutikulture, Bulçesht, Zall-Mner; KOMUNA Zall-Herr: Zall-Herr, Dritas, Çerkeze-Morine, Qinam, Kallmet, Herraj, Pinar, Priske e Vogel, Radhesh; BASHKIA/QYTETI Vore; Fshati Vore, Marqinet, Sharge, Gerdec, Gjokaj, Kuc, Marikaj, Picar; KOMUNA Preze: Preze, Ahmetaq, Palaq, Fushe reze, Gjeç-Koder, Ndermjetes, Breg-Shkoze; KOMUNA Petrele Mullet: Petrele, Mullet, Stermas, Picall, Shenkoll, Gurre e Madhe, Gurre e Vogel, Daias, Barbas, Mangull, Fikas, Qeha, Shytaj, Hekal, Kryezi, Percellesh, Durishte; KOMUNA Farke Sauk: Farke e Madhe, Farke e Vogel, Lunder, Mjull Bathore, Sauk, Selite; KOMUNA Dajt Linze: Linze, Shishtufine, Tujan, Brrar, Ferraj, Priske e adhe, Surrel, Lanagregas, Shkalle, Qafmolle, Darshen, Selbe, Murth; KOMUNA Zall-Bastar: Zall-Bastar, Bastar i Mesem, Bastar-Murriz, Vilez, Zall-Mner, Mner i Siperm, Bulçesh, Zall-Dajt, Besh, Dajt, Shengjin i vogel, Selite Mali; KOMUNA Berzhite Ibe:Ibe, Berzhite, Dobresh, Ibe e Poshtme, Pellumbas, Mihajas-Cirme, Kus, Fravesh, Kllojke, Pashkashesh, Luge-Shalqize, Rozavere, KOMUNA Krrabe: Baldushk, Mushqeta, Skutere, KOMUNA Baldushk: Baldushk, Mumajes, Fushas, Balshaban,Shpate, Isufmuçaj, Mustafakoçaj, Koçaj, Kakunj, Vesqi, Parret, Shenkoll, Vrap, Shpat i siperm; KOMUNA Shergjergj Verri: Shergjergj, Verri, Ure, Burimas, Shengjin, Façesh, Bize, Fage, Parpuje, Vakumone, Domje, Derje; KOMUNA Vaqarr: Vaqarr, Allgjate, Arbane, Bultice, Damjan-Fortuz, Gropaj, Lalm, Prush, Vishaj, Sharre; KOMUNA Kashar: Kashar, Yzberisht, Mezez, Yrshek, Katundi i Ri, Kus, Mazrek; KOMUNA Berxulle: Berxulle, Mukaj, Domje; KOMUNA Peze Peze e Madhe: Peze e Madhe, Peze Helmes, Peze e Vogel, Varosh, Maknor, Dorez, Gror, Grece, Pajane, Gjysylkane; KOMUNA Ndroq: Ndroq, Zbarqe, Kerçukje, Zhurje, Lagje e Re, Pinet, Sauqet, Çalaberzeze, Shesh, Grebllesh, Menik; KOMUNA Paskuqan Babrru: Paskuqan, Babrru Qender, Koder e Kuqe, Shpat, Fushe e Kerçikeve, Koder Babrru, Paskuqan Fushe, Paskuqan Koder.

Monumentet e kulturës(2) që mund të vizitohen në këtë qytet janë:

· Kalaja në qytetin e Tiranës.

· Kalaja e Dorzës në fshatin Pezë e Madhe. Shumë fortifikime të periudhës qytetare janë vazhdim i atyre të periudhës së parë të hekurit (shek. XII-V p.e.r.). Mjaft të përmendim rastet, kur muret e ndërtuara me gurë të latuar mbështeten mbi mure prehistorike apo janë vazhdim i tyre, si në Dorës. (4)

· Kalaja e Varoshit në fshatin Ndroq. Ndodhet gjatë rrugës që kalonte nëpër luginën e Erzenit dhe të çonte në Durrës. Koha më e mundshme e rindërtimit nga turqit të kësaj kështjelle është periudha pas rënies së Krujës (1478) deri nga fillimi i shek. XVI. (4)

· Kalaja e Lalmit në fshatin Vaqar.

· Kalaja e Petrelës në fshatin Petrelë. Në kohën e vonë antike u ndërtua një sistem i tërë kështjellash dhe kullash të veçuara për mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Bizantine, sidomos në kohën e sundimit të perandorit Justinian I, siç është p.sh. kulla në Petrelë. Hyrja për në kalanë e Petrelës përmban një korridor të mbuluar me qemer me dy kthesa kënddrejtë. Koha më e mundshme e rindërtimit nga turqit të kësaj kështjelle është periudha pas rënies së Krujës (1478) deri nga fillimi i shek. XVI. (4)

· Kalaja e Tujanit në fshatin Priskë - Shish - Tufin. Kjo kala bllokonte rrugën, që kalonte nëpër Shkallën e Tujanit që ndodhet në veri të malit të Dajtit. (4) Kalaja e Tujanit ndodhet pranë fshatit Tujan, mbi një kodër me shpate të pjerrta që mbyllin luginën e lumit të Tiranës, duke zotëruar rrugën që kalon për në Dibër. Muret e kalasë janë ndërtuar në përshtatje me terrenin, ato janë bërë me gurë mesatar të lidhura me llaç, dhe rrethojnë një sipërfaqe afërsisht 190m x 160m. Brenda mureve ruhen gjurmë banesash dhe një stere uji. Nga fragmentet e enëve të gjetura dhe teknika e ndërtimit të mureve, kalaja i takon shek.IV-VI të e.sonë. facebook

· Kalaja e Prezës në fshatin Prezë. Koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kështjelle është periudha pas rënies së Krujës (1478) deri nga fillimi i shek. XVI (13) . Në këtë periudhë turqit ndërmorën punime fortifikuese edhe në disa kala të tjera të kësaj zone, si në Petrelë dhe Ndroq. Ajo kishte për qëllim të mbante nën kontroll një zonë kryengritjesh të përhershme, siç ishte territori rreth Krujës, si dhe të ruante rrugën e rëndësishme që lidhte Shkodrën me Durrësin dhe Krujën. Kështjella është ndërtuar në një nga majat e një vargu kodrinor, që kufizon fushën e Tiranës në anën veriperëndimore. Ajo ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me kulla të rrumbullakëta në katër nga qoshet e tij dhe me një kullë drejtkëndëshe pranë mesit të njërit prej mureve. Kalaja ka një gjatësi prej 80 m dhe gjerësi 50 m. Në oborrin e saj ndodhet një sterë e madhe, ndërsa mbi portë, në një fazë të dytë, është ndërtuar një xhami. Lartësia maksimale e ruajtur e mureve arrin në 6,40 m, ndërsa kullat në trajtë cilindrike me faqe vertikale ngrihen vetem 0,50-0,60 m mbi lartësinë e tyre. Trashësia e mureve është 1,30-1,40 m, Në pjesën e sipërme ato kanë qenë kurorëzuar me bedena. Nga disa gjurmë të ruajtura del se lartësia e tyre ishte 1,70 m, ndërsa muri mbi të cilin mbështeteshin 1 m. Për të çuar në shtegun e rojeve janë ndërtuar shkallë të gurta. Një shkallë e tillë ruhet në murin jugor, ajo është ndërtuar pjesërisht brenda trashësisë së murit. Kullat kanë qenë dykatëshe dhe me sa duket të mbuluara me çati konike me tjegulla. Katet ndaheshin me dysheme dërrase, trarët e të cilave mbështeteshin në një dhëmbëzim të brendshëm të murit. Secila kullë kishte dy ose tri frëngji topash. Porta e vetme e kështjellës përshkon një kullë drejtkëndëshe të brendshme. Kthina e hyrjes është mbuluar me një qemer cilindrik, ndërsa në dy muret anësore ndodhet nga një kamare edhe këto të formuara me qemere cilindrike.(4)

· Kalaja e Dajtit rrëzë malit të Dajtit. Ndërtimet e tjera mbrojtëse rreth Durrësit janë ngritur pjesërisht gjatë vargmalit Dajt-Krujë. Prej tyre Shëngjini dhe kalaja e Dajtit kontrollonin hyrjen për në Qafën e Priskës.(4)

· Ura e Tabakëve

· Ura e Brarit fshati Brar. 

· Ura e Kanal Zall - Her.

· Kulla e sahatit në qytetin e Tiranës.

· Mozaiku në bllokun Partizani. 

· Pusi pranë Kalasë së Prezës. 

· Murret antike dhe Varri i Persqopit në fshatin Petrelë. Nga kalaja e Persqopit, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës. Bastioni projektohet 12 m nga muri rrethues dhe ka një gjerësi ballore prej 58 m, lartësia e tij ruhet deri në 7 m dhe përbëhet nga 10 rreshta gurësh me lartësi 0,80-1,00 m, ndërsa gjatësia e tyre më e madhe arrin deri në 2,35 m. Muret e këtij fortifikimi janë ndërtuar në një mënyrë të veçantë. Ato formohen nga një mur i jashtëm 2 m i gjerë dhe nga një i brendshëm me gjerësi 1 m, të cilët lidhen midis tyre me mure tërthorë. Muret tërthorë dalin në anën e jashtme në formë pllastrash, që projektohen 0,45-0,50 m në çdo 5-6 m largësi. Boshllëqet që krijohen midis këtij sistemi muresh të kryqëzuar janë mbushur me gurë të hedhur të ngjeshur me dhe. Në këtë mënyrë, gjerësia e murit të qytetit arrin rreth 6 m.(4)

· Xhamia e Ethem Beut, qyteti i Tiranës. 

· Tyrbja e Kapllan Pashës, qyteti i Tiranës. 

· Tyrbja e Nuses fshati Mullet - Petrelë. 

· Teqeja e Sheh Dyrrit Lagja Nr. 4 , Rr. Barikada. 

· Rrënojat e Kishës Sh. Mëri, fshati Linxë - Surrel. 

· Shtëpia e ish Hutajve Lagja Nr. 2, Rr. Fadil Rada, Nr. 94 - qyteti i Tiranës. 

· Shtëpia e Hysen Kazanit Lagja Nr. 2, Rr. Fadil Rada, Nr. 2 - qyteti i Tiranës. 

· Shtëpia e Reshat, Hasan Petrelës Lagja Nr. 4, Rr. Barikada, nr. 109 - qyteti i Tiranës. 

· Shtëpia e Shijakasve, Rr. Virdar Luarasi, Nr. 16 - qyteti i Tiranës. 

· Shtëpia e ish Toptanasve Rr. Myslim Shyri, qyteti i Tiranës. 

· Shtëpia e Sulejman Metës (Bajram Ukës) (sot pronë shtetërore) fshati Brar. 

· Shtëpia e Sinan Bonacës fshati Priskë e Madhe. 

· Shtëpia e Qamil Çulhaj fshati Surel Priskë. 

· Shtëpia e Adem Danit fshati Herr - Pinar. 

· Shtëpia e ish Bajram Danit fshati Zall Bastar. 

· Shtëpia e Riza Lilës fshati Zall Mner. 

· Shtëpia e Ahmet Çunit dhe vëllezërit fshati Murizë - Zall - Bastar. 

· Shtëpia muze ku zu themelua PKSH, Lagja 3, Rr. Formimi i Partisë. 

· Shtëpa muze ku u themelua Rinia Komuniste e Shqipërisë, Lagja 4, Rr. Reshat Petrela. 

· Shtëpia muze ku u shtyp Zëri i Popullit, Lagja 1, Rr. Ali Demi. 

· Shtëpia ku ka patur Qëndrën Organizata Bashkimi Lagja Nr. 2, Rr. Xhoxhi Martini. 

· Shtëpia muze e Haxhi Qamilit fshati Sharrë. 

· Shtëpia muze e Xha Dyrit fshati Pezë.

· Shtëpia ku u mbajt Konferenca e Pezës fshati Pezë. 

· Shtëpia e ish Dalip Karajt Alltat - Baldushk. 

· Shtëpia muze e Abdulla Ketës Lagja 4, Rr. Bajram Curri, Nr. 133. 

· Shtëpia muze e Zeqi Agollit Lagja 2, Rr. Beqir Luga, Nr. 16. 

· Shtëpia e Sabaudin Gabranit, Lagja 3, Rr. Riza Cerova, Nr. 93. 

· Shtëpia e Halil Shyrit Lagja 3, Rr. Gjon Buruku, Nr. 133. 

· Shtëpia e Ije Farkës, Lagja 3, Rr. Çerçiz Topulli, Nr. 50. 

· Shtëpia e Esat Dishnicës, Lagja 5 Rr. Kristaq Mema, Nr. 3. 

· Shtëpia e Luan Omarit, Lagja 2, Rr. Qemal Stafa, Nr. 128. 

· Shtëpia e Xhemil Demit, Lagja 4, Rr. S. Pasha, Nr. 41. 

· Shtëpia e ish Riza Dashit, Lagha 1, Rr. Ali Demi, Nr. 110 (66).

· Shtëpia e Thoma Kokushtës, Lagja 2, Rr. Myrteza Këlliçi, Nr. 11.

· Shtëpia e Shemso Çelës, Lagja 3, Rr. Dervish Hekali, Nr. 93. 

· Shtëpia e Muhamet Ismail Tufës, Lagja. 4, Rr. S. Pasha, Nr. 3. 

· Shtëpia Muze e Hasan Çelës Lagja 4, Rr. Mahmut Fortuzi, Nr. 58.

· Dyqani Flora Lagja 4, Rr. Bajram Curri.

· Instituti Petagogjik.

· Godina ish Biblioteka Kombëtare.

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre(3) shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Bokerimat e Mustafa Koçajt. Ndodhen në afërsi të fshatit Homonim, në kodrat e Kërrabës, me lartësi 150 - 200 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë një peizazh të shkretëtirizuar, të formuar nga erozioni i fuqishëm në shkëmbinjtë flishorë me përmbajtje të madhe argjili. Ato janë pasojë e veprimit të faktorëve natyrorë dhe të ndërhyrjes pa kriter të njeriut në mjedis, veçanërisht e përdorimin e bimësisë natyrore dhe të tokave. Ato tregojnë qartë se deri ku mund të shkojë “hakmarrja” e natyrës ndaj trajtimit barbar të burimeve natyrore. Prandaj kanë vlera sidomos edukuese mjedisore të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument ndiqet për rreth 25 minuta rruga automobilistike Tiranë – Baldushk – Mustafa Koçaj. (6)

· Shpella e Shutrese

· Shpella e Zeze (Pellumbasit)

· Shpella e Valit

· Tarraca detare e Dajtit

· Karsti i Malit me Gropa

· Gryka e Skoranes

· Gryka e Murdarit. Ndodhet në verilindje të qytezës së Kërrabës. Është formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë nga përroi Homonim, degë e Erzenit. Gryka është e gjatë rreth 1 km, e thellë rreth 100 m dhe e gjerë rreth 30 m, duke marë trajtën e një kanioni mjaft interesant. Ka shpate të thepisura, me guva e shpella karstike të vogla. Përbën një ekosistem karstik me vlera shkencore, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike të karakterit vendor. Tek ky monument shkohet duke ndjekur rrugën Tiranë - Mushqeta – qyteti i Kërrabës për 25 minuta. (6)

· Shkalla e Tujanit

· Bokerimat e Mnerit

· Rrapi i Priskes

· Rrapi i Kranes, Dajt

· Rrapi i Ndroqit

· Arra e Babe Myslimit. Ndodhet pranë qendrës së fshatit Pezë e Madhe, vetëm pak metra larg shtëpisë muze të Babë Myslimit. Është e lartë reth 12 m, ndërsa gjerësia e kurorës arrin në 4 – 5 m. Këtu më 16 shtator 1942 u organizua Konferenca e Pezës, ku forcat politike shqiptare hartuan platformën e luftës çlirimtare nga pushtuesit e huaj fashistë. Në hijen e kësaj arre pushonte heroi i popullit Myslym Peza. Më pas u tregua kujdes për ruajtjen e këtij druri, ndërsa përreth u shtuan edhe drurë të tjerë arre, mani, plepi, lisi, ligustra etj. Që prej disa vitesh këtu është krijuar një park dhe pikë turistike që frekuentohet shpesh nga banorët e Tiranës. Në 3 – 4 vitet e fundit, plugimi i tokës përreth këtij monumenti në thellësinë mbi 35 cm dëmtoi sistemin rrënjor, ndaj arra po shkon drejt tharjes së plotë. Ky monument ka vlera historike e biologjike me rëndësi vendore. Për ta vizituar atë meret rruga automobilistike (25 km) Tiranë – Pezë e Vogël – Pezë e Madhe. (6)

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare:

 

 

· Mali i Dajtit me sip. 29,216.9 ha, zone e mbrojtur e kategorise se II me VKM nr.402, datë 21.06.2006. Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e bimësisë me kate. Ky park është një  zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet "Ballkoni natyror i Tiranës". Ai ofron mundësi akomodimi për pushuesit. Aty mund te shkohet me teleferik, udhëtim i cili ofron një eksperience te veçante.

· M.Gropa-Bizë-Martanesh me sip. 25,266.4 ha, zone e mbrojtur e kategorise se V me VKM nr.49, datë 31.01.2007

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.