DURRËS

 

Rrethi DURRËS

 

Rrethi i Durresit ben pjese ne qarkun e Durresit dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Durres; BASHKIA Manez; KOMUNA Qender Manez: Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Kuçove, Rade, Shkalle. BASHKIA Shijak; Qyteti Shijak; BASHKIA Sukth; KOMUNA Q Sukth: Hamallaj, Kulle, Perlat, Vadardhe, Rushkull; KOMUNA Katund i Ri: Katund i Ri, Jube, Qerret, Fllake, Bisht-Kamez, Rinia, Erzen, Sukth, Adriatik; KOMUNA Gjepala: Gjepalaj, Hardhishte, Çizmeli, Eminas i Vogel, Likesh, Shtreze, Kenete, Shahinaj, Shetel; KOMUNA Maninas: Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metalle, Bilalas, Rubjek; KOMUNA Ishem Likmetaj: Likmetaj, Kertushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalez, Kuraten, Bize, Draç, Shetaj; KOMUNA Xhafzotaj: Xhafzotaj, Pejze, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borake, Guzaj; KOMUNA Rrashbull: Rrashbull, Arapaj, Shenavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat, Bozonxhije, Xhafzotaj.

·  Kalaja në qytetin e Durrësit. Nga burimet historike dimë se perandori i Bizantit Anastas I (491-518), me origjinë nga Durrësi, rrethoi qytetin me tri radhë muresh. Pra kalaja u ndërtua me porosi të vetë perandorit. Nga kjo vetëkuptohet se kemi të bëjmë me një fortifikim të një rëndësie të veçantë për Perandorinë Bizantine. Dhe me të vërtetë, fortifikimet e Durrësit, të kësaj periudhe, qëndrojnë bri veprave ushtarake më të rëndësishme dhe me të përkryera të kohës, që dëshmojnë për nivelin e lartë profesional si dhe për njohjen e kërkesave të artit ushtarak të projektuesve dhe ndërtuesve të tyre. Sot, nga ndërtimet e kohës së Anastasit ruhet një mur rreth 500 m i gjatë në anën jugperëndimore, i pajisur me katër kulla pesëkëndëshe me majë të mprehtë, ndërsa të gjitha pjesët e tjera të fortifikimit janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kalaja e Durrësit formonte një lloj trapezi ose katërkëndëshi të çrregullt. Faqja veriperëndimore niste nga lartësia 98 dhe përfundonte tek pjerrësia e fundit e kodrës «Stani», duke kapur një gjatësi të përgjithshme prej 700 m. Kalaja ka pasur një numër të madh hyrjesh, prej të cilave disa kanë qenë kryesore dhe disa të dorës së dytë. Nga dy hyrje që ruhen në murin jugperëndimor, vlen të përmendet ajo që ndodhet midis kullave D dhe E. Kjo hyrje ka një gjerësi prej 3,70 m dhe e ndërpret kurtinën me një kënd rreth 60°. Kjo masë është marrë për t´i ekspozuar goditjeve ballore një gjerësi sa më të vogël. Në këtë vend terreni është ngritur mjaft që nga koha e ndërtimit, kështu që s´mund të themi se sa ka qenë lartësia e portës, ndërsa në gjendjen e sotme ajo është vetëm 3 m. Hyrja kryesore e kalasë ka qenë në anën veriore, ku ndodhej statuja e një kalorësi prej bronzi, që tregon për trajtimin monumental të kësaj porte. Nga ndërtimet mbrojtëse të Durrësit paraqet interes edhe një kullë e ndërtuar për artileri, në skajin jugperëndimor të kalasë pranë bregut të detit. (4)

·  Kalaja e Currilave në fshatin Muzhlin e Skënderbeut.

·  Kalaja e Ishtmit në fshatin Ishëm. 

·  Kalaja e Zig Xhafajt në fshatin Zig Xhafaj. Kështjella më e afërt me Durrësin që duhet të ketë qenë dhe në funksion të mbrojtjes së këtij qyteti nga ana jugore, është fortifikimi në fshatin Zig-Xhafaj 4-5 km në verilindje të Kavajës . Kalaja ka pasur formën e një trapezi të çrregullt me gjatësi mesatare 400 m dhe gjerësi 100 m. Nga muri rrethues, i ndërtuar me gurë të punuar në forma drejtkëndëshe, me përmasa që arrijnë deri në 1,40 m gjatësi dhe 0,40 m lartësi, ruhen vetëm pak gjurmë në anën lindore. Objektet arkeologjike të zbuluara në këtë vendbanim datohen në shek. III p. e. s. (4)

·  Murret e Portës (Porto Romano) në qytetin e Durrësit. Rreth 7 km në veri të qytetit, në vendin e quajtur Porto-romano, ruhen ende sot mbetjet e një muri, që mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Muret mbyllnin ngushticën, që kishte një gjatësi jo më tepër se 200 m dhe se sistemi i tyre me breza tullash paraqiste një ngjashmëri të madhe me pjesët më të rregullta dhe më të vjetra të rrethejës së madhe të Durrësit. Nga këto fortifikime sot ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe. Harku i portës që përshkon murin është rrëzuar, ndërsa muri që i ngjitet kodrës deri në lartësinë «80» është zhdukur thuajse krejtësisht. Muri që mbyllte ngushticën ndërmjet detit dhe kënetës ka një gjerësi prej 1,75 m dhe përshkohet nga breza tullash prej 4 rreshtash me intervale prej çdo 0,60-0,70 cm në disa tulla është gjetur shenja *** e stampuar në reliev. Kulla 5,95x6,15 m ka qenë dykatëshe, me nga një hyrje në çdo kat të hapur në murin e mbrapëm të saj. Në katin e dytë të çon një shkallë dy rampëshe e mbështetur në murin e prapmë të kullës. Porta, prej së cilës ka marrë emrin krejt fortifikimi, ka pasur një gjerësi prej 3,80 m. Nga brenda saj dallohen gjurmët e dy mureve që i mbështeten kurtinës në dy anët e hyrjes, të cilat kanë shërbyer si bazamente të shkallëve, që të çonin në shtegun e rojeve, duke i dhënë njëkohësisht përparësi mbrojtjes së portës.Muri i portës u ndërtua për të mbrojtur qytetin e Durrësit prej një sulmi të mundshëm nga veriu, duke shfrytëzuar në këtë rast dhuntitë e terrenit, afërsinë e detit me kënetën e Durrësit. Kështu duhet të ketë qenë fortifikuar nga ana jugore edhe zona e urës së Dajlanit, ku vetëm një rrip i ngushtë toke ndante detin nga këneta. Në rast se nuk do të ndërtohej muri i portës, armiku mund të ndodhej papritur përballë mureve më të arritshme të qytetit, që shtriheshin në zonën fushore, në veri të lagjes «Pazari i jashtëm». Muri i portës, është një vepër e mëvonshme që mund t´i atribuohet fare mirë Justinianit I, ndërtoi në Durrës një kala të re. (4)

·  Amfiteatri në qytetin e Durrësit. 

·  Mozaiku pranë Pallatit të Kulturës në qytetin e Durrësit. 

·  Mozaiku te Pallati i Sportit në qytetin e Durrësit. 

·  Hamami në oborin e shkollës 16 Shtatori qyteti i Durrësit. 

·  Termat antike të pallatit të Kulturës në qytetin e Durrësit. 

·  Pusi i Tophanës në Lagjen Nr. 1, Rr. Aleksandër Goga, qyteti i Durrësit. 

·  Çisterna pranë varrezave të dëshmorëve në qytetin e Durrësit. 

·  Gjurmët e ujësjellësit antik (pranë shkollës Industriale - Durrës deri në afërsi të fshatit Ramanat, “Përroi i Gjokës”). 

·  Rrënojat e Urës antike mbi lumin Shkumbin, fshati Bashtovë. 

·  Mbeturinat e Kishës së Sh. Ndojt në fshatin Muzhlin e Skënderbeut (Kepi i Rodonit). 

·  Xhamia e Fatiut në qytetin e Durrësit. 

·  Kulla e Sulejman Kullës në fshatin Kullas (Ishëm). 

·  Shtëpia ku lindi dhe kaloi disa vite të fëmijërisë Aleksandër Moisiu në qytetin e Durrësit. 

·  Kalaja e turrës, pranë fshatit Domën. Ndodhej në jug të Durrësit, emri i së cilës me prejardhje nga Torres, tregon për ekzistencën e një kullë apo kështjelle të vogël. Kalaja e Turrës ngrihet mbi një kodër bregdetare midis Durrësit dhe derdhjes të Shkumbinit. Megjithëse prej saj kanë mbetur fare pak gjurmë, mjaft fragmente qeramike, të gjetura në të tregojnë se ka qenë e banuar në shek. IV-VI e.s. (4)

·  Kisha e Shenepremtes, në fshatin Cikallesh.

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre(3) shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Kepi dhe Faleza e Rodonit

· Plazhi i Kallmit

· Çinari i Balliasit

· Plazhi i Shenpjetrit

· Shkembi i Kavajes

· Rrapi i Rubjekes

· Pylli i Kolndrekajve, Ishem

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), është shpallur edhe kjo zonë e mbrojtur si park kombëtar:

 

· Rrushkull, me sip. 650.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Urdhër MB nr.2, datë 26.12.1995

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.