Rrethi KRUJE
Rrethi i Krujes ben pjese ne qarkun e
Durresit dhe eshte i perbere nga(1): QYTETI Kruje, Barkanesh, Picerrage,
Brret; Fushe Kruje: Q Fushe Kruje, Fushe Kruje, Arrameras, Luz, Hasan, Larusjk,
Halil; KOMUNA Cudhi Cudhi-Zall: Cudhi-Zall, Noje, Mafsheq, Shqeze, Shkrete,
Cudhi-Kant, Kroi i Madh, Bruz-Zall, Bruz- Mal, Rranxe; KOMUNA Bubq: Bubq,
Bilaj, Budull, Mazhe Madhe, Mazhe Vogel, Mallkuç, Murqine; KOMUNA Nikel: Nukel,
Tapize, Qereke, Rinas, Virjon, Buran, Mukaj, Kurcaj, Zeze; KOMUNA Thumane Koder
Thumane: Koder Thumane, Borizane, Derven, Gramez, Thumane, Bushnesh, Dukagjin i
Ri, Sukth-Vendas, Miliska.
· Kalaja e Krujës në
qytetin e Krujës.
· Kalaja e Zgërdheshit në
fshatin Zgërdhesh. Rrënojat e qytetit ilir
të Zgërdheshit (Albanopolis) shtrihen në shpatin e një kodre, që gjendet disa
kilometra në jugperëndim të Krujës. Muret rrethuese krijojnë një planimetri në
formën e një trekëndëshi që i përgjigjet konturit natyror të faqes perëndimore
të kodrës. Nga dy anë, në veri dhe në jug, kodra kufizohet prej përrenjsh, që
kanë krijuar buzë të thepisura shkëmbore, ndërsa nga lindja ajo lidhet
nëpërmjet një qafë të lartë me një kodër fqinje, duke e bërë këtë anë të ketë
një mbrojtje më të dobët natyrore. Pikërisht këtu, për të kompensuar këtë
dobësi, janë ndërtuar dy kulla fare pranë njëra-tjetrës. Qyteti ndahet në dy
pjesë prej një muri tërthor. Në këtë mur, i cili përshkohej nga një hyrje për
në akropol, ruhen dy kulla drejtkëndëshe dhe një gjysmërrethore. Qyteti i
poshtëm kufizohet nga perëndimi nga një mur, që ndiqte rrëzën e shpatit të
kodrës. Muri ishte i pajisur me kulla katërkëndëshe të vendosura çdo 29 m
largësi. Pranë njërës prej tyre ndodhej një hyrje e ngushtë, në të cilën
ngjiteshe me shkallë dhe shërbente për këmbësorë. Portat kryesore ndodheshin në
të dy krahët anësorë të shpatit të kodrës. Në to të çonin rrugë të ndërtuara
bri murit rrethues, të cilat në krahun tjetër kufizoheshin nga pjerrësi të
thepisura shkëmbore, duke vështirësuar kështu arritjen e kundërshtarit, i cili
ndodhej nën breshërinë e shigjetave dhe të armëve të tjera të mbrojtësve, që
qëndronin mbi mur. Brenda mureve rrethuese të qytetit, që përfshinin një
territor prej 10 ha, janë konstatuar gjurmë të shumta muresh tarracimi, që
shërbenin për të krijuar parcela të sheshta për sistemimin e banesave dhe
ndërtimeve shoqërore. Rrugë të brendshme lidhnin pjesë të ndryshme të qytetit
me hyrjet, ndërsa shkallë të gdhendura në shkëmb lehtësonin ngjitjen. Në
fortifikimet e Zgërdheshit ruhen tri periudha ndërtimi, që i përgjigjen etapave
kryesore të historisë së qytetit. Periudhës I i përkiste muri i vjetër i Akropolit, i ndërtuar me
gurë të thyer ose pak të përpunuar. Në periudhën e dytë, qyteti pati zgjerimin
më të madh, duke përfshirë brenda mureve edhe qytetin e poshtëm. Teknika e
ndërtimit të këtyre mureve të ndërtuara me blloqe katërkëndëshe, të punuara me
kujdes, tregojnë se kemi të bëjmë me kohën e lulëzimit më të madh të qytetit. Në
periudhën e tretë janë përdorur blloqe gurësh të punuara me rustika, ku pjesa
qendrore e faqes së jashtme të blokut është lënë siç ka dalë nga gurorja ose
është punuar ashpër me çekiç, ndërsa anash saj ndodhet një shirit i punuar
rrafsh me gjerësi 5-7 cm. Duke
u mbështetur në të dhënat e gërmimeve arkeologjike si dhe në ngjarjet
historike, këto periudha janë datuar respektivisht, në shek. VI- p.e.s. në
shek. III p.e.s. dhe në fundin e shek. III p.e.s.. (4)
· Kalaja e Sebastës në
fshatin Laç. ?
· Kalaja e Daulës në
fshati Daul. Shënohet në listën e
Prokopit në trajtën Aliula si një nga kalatë e reja të ndërtuara prej
Justinianit në Epirin e Ri. (4)
· Varrezat e lashta në
fshatin e Krujës.
· Hamami i vjetër në Kala. Banja mesjetare
ndodhet në skajin jugperëndimor të kalasë, afër teqesë së Dollmës. Ky objekt
përbëhet nga katër ambiente. Ambienti i zhveshjes sot ruhet i zbuluar pa çati.
Me shkallë prej këndej zbritet në ambientin ndërmjetës i cili djathtas ka
gjurmë të një vaske.
· Ura në lagjen Emiraj në qytetin e Krujës.
· Ura e Abdyl Agës në
fshatin Shkallë e Zezë.
· Termat antike në fshatin Burizanë.
· Pjesë e kalldrëmit të vjetër të rrugës së Drojës
në intervalin Kroi i Kryeshkozës - Ura e Drojës.
· Pjesë e kalldrëmit të vjetër në rrugën e Grykës
së Shkallës së Zezë, ndërtimet fshatare, Bushnesh dhe Urës së Abdyl Agës.
· Ura e Kurcajt mbi lumin
Zezë, fshati Kurcaj.
· Rrënojat e kishës së Sh.
Mërisë në fshatin Sh. Mëri.
· Teqja e Dollmës në lagjen “Kala” të qytetit të
Krujës.
· Pazari i Vjetër në qytetin e Krujës.
· Shtëpia e
Xhemal Belegut Lagja Xak Pengili, Varosh Krujë.
· Shtëpia e
Gocajve, në sesaraj qyteti i Krujës.
· Shtëpia e
Sheqere Tetës, në seseraj qyteti i Krujës.
· Shtëpia e
haxhi Agiçit, në Emiraj qyteti i Krujës.
· Shtëpia e
Lyfti Meçes, në meçaj qyteti i Krujës.
· Shtëpia e
Xhemal Topçit, në Perlataj, qyteti i Krujës.
· Shtëpia e
Muharem Hoxhës në fshatin Ranxë.
· Shtëpia e Selman Tares në fshatin Shkretë.
· Shtëpia e Hysen Ramadan Pulacit në fshatin
Shkretë. (hequr në 1987).
· Shtëpia e Ibrahim, Hamza e Bajram Gjonit në fshatin
Budulli.
· Kulla e taf Bashës në
fshatin Mafqet.
· Ndërtesa e Muzeut
Etnografik (ish pronë e Hamit Kalasë, sot pasuri shteti), L.
Mustafa Kaçaçi, Krujë.
· Monumenti i Skënderbeut në qytetin e
Krujës.
· Kalldrëmi në lagjen Meçe.
Gjithashtu gjenden edhe shumë
monumente natyre(3) shume të bukura për t’u vizituar, që janë:
· Sarisallteku dhe
shpella
· Gryka e Vajes
· Gryka e Zeze
· Selvia e Fushekrujes
· Rrapi i Buranit
· Masivi i pishes se Zeze,
Qafe Shtame
· Kroi i Nenes Mbretereshe,
Kryezi
· Rrapi ose Çinari i
Eretit
· Rrapi i Ballabanecit
· Rrapi i Taslloit
· Rrepet e Aramerasit,
Fushe Kruje
Në këtë rreth, duke u
mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), është
shpallur edhe kjo zonë e mbrojtur si park kombëtar:
·
Qafë
Shtamë me sip. 2,000.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se II me VKM nr.102,
datë 15.01.1996. Ndodhet në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi
pamja e këtij parku është rrethor dhe mjaft piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e "Nënës
Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ. Është një zonë
mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peisazhit që ajo
ofron.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.