KORÇE

 

Rrethi KORÇE

 

Rrethi Korçe ben pjese ne qarkun Korçe dhe eshte i perbere nga(1): BASHKIA/QYTETI Korçe; BASHKIA/QYTETI   Maliq; Kolanec, Goce, Gjyras, Bicke, Fshat maliq, Plovisht; KOMUNA Libonik: Libonik, Drithas, Vloçisht, Vashtemi, Poceste, symiz, Kloce, Shkoze, Kembetheker, Beras, Zbop, Memel, Manastirec; KOMUNA Gore Zvarisht: Zvarisht, Dolan, Lozhan, Lozhan i Ri, Senishte, Tresove, Strelce, Shales, Selce, Velçan, Mesmal, Moçan, Mjaltas, Marjan, Desmire, Qencke, Babjen, Dolanec; KOMUNA Moglice: Moglice, Gopesh, doberçan, Maliq-Opar, Gurkuq, Bardhas, Zerec, Dushare, Totovec, Shpatmal, Lumaj, Peshtan, Protopape, Osoje, Gurshqipe, Kucake, Nikollare; KOMUNA Vreshtas: Vreshtas, Sheqeras, Bregas, Podgorie; KOMUNA Pirg: Pirg, Gurishte, Zvirine, Leminot, Qershize, Kakaç, Shqitas, Veliterne, Sovjan, Novosele, Bubuq; KOMUNA Pojan: Pojan, Zvezde, Shengjergj, Kreshpanj, Plase, Zmblak, Burimas, Pendavinj, Terove, Rov, Orman, Rembec; KOMUNA Qender Bulgarec: Bulgarec, Lumalas, Biranj, Melcan, Porodine, Dishnice, Shamoll, Belorta, Kuç i Zi, Barç, Çifligj, ,Malavec, Neviçisht; KOMUNA Voskop: Voskop, Dersnik, Polen, Vinçan, Goskove lart, Goskove poshte, Damjanec; KOMUNA Lekas: Lekas, Marian, Gjonbabas, Gurmujas, Shkozan, xerje, Tubas, Gjergjevice, Lavdar, Brozdoverc, Mazrek, Popovine; KOMUNA Vithkuq: Vithkuq, Leshnje, Gjanc, Lubonje, Rehove, Roshanj, Trebicke, Grabocke, Treske, Stratoberdh, Panarit, Shtylle, Cemerice; KOMUNA Voskopoje: Voskopoje, Shipske, Gjonomadh, Krushove, Lavdar; KOMUNA Mollaj: Mollaj, Floq, Pulahe, Uje Bardhe, Kamenice; KOMUNA Drenove: Drenove, Mborje, Boboshtice, Morave, Qatrom, Ravonik, Turan, Dardhe; KOMUNA Liqenas: Liqenas, Diellas, Lajthize, Zaroshke, Cerje, Gorice e Vogel, Gorice e Madhe, Kallamas, Gollomboc.

 

· Kalaja e Mborjes në fshatin Mborje e ndërtuar mbi një kodër të lartë në afërsi të qytetit.

· Kalaja e Klocës në fshatin Klocë.

· Kalaja e Koçaçit në fshatin Koçaç.

· Kalaja e Symizës në fshatin Symizë. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Gradishtën e Symizës, në kërkim të murit rrethues, gjatë konturit natyror të kodrës, doli kudo një linjë gurësh mesatarë e të vegjël të hedhur pa rregull dhe që nuk krijonin ndonjë faqe anësore. Ledhi nuk e kalonte gjerësinë 1,50 m dhe lidhej me shtresën më të hershme të vendbanimit, që datohet në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p.e.s.). (4)

· Kalaja në fshatin Bellovodë. Pjesa më e mbrojtur e platformës së kodrës së rrethuar nga muret ndahej nga një mur tërthor, i cili krijonte njëfarë akropoli, që shërbente si vend strehim i fundit dhe njëkohësisht si vendbanim i aristokracisë fisnore. Në kalanë e Bellovodës, muri mbrojtës rrethon konturin natyror të platformës së një kodre shkëmbore, pjesa më e lartë e së cilës ndahet nga një mur tërthor, që kufizon një sipërfaqe të vogël. Ai ka një gjerësi prej 3,20-3,40 m dhe ruhet në lartësi prej 1 m. (4)

· Kalaja në fshatin Podgori, e thirrur nga vendasit «Qyteti në Podgorie», ndodhet mbi vargun e kodrave që shënojnë skajin më verior të fushës së Korçës. Maja e kodrës përfundon me një platformë të përzgjatur, konturet e së cilës i rrethonte një mur me gurë të papunuar me gjerësi 2 m. Gjurmët e një hyrjeje me gjerësi 1,50 m janë konstatuar në anën jugore. Pjesa e ndarë, «Akropoli», ndodhet në skajin më të mbrojtur nga natyra të platformës, ku një pjesë shkëmbore e aksidentuar nuk ka pasur nevojë për mure mbrojtëse. (4)

· Kalaja në fshatin Dishnicë. Rruga natyrore, që kalonte gjatë luginës së Devollit, kontrollohej nga kalaja e Menkulasit, në skajin juglindor të saj, nga Zvezda në grykën e Cangonjit, që lidh dy pellgjet e lartpërmendura, nga kulla e Dishnicës në afërsi të Korçës dhe më në fund nga Symiza dhe kalaja e Gopeshit. (4)

· Kalaja në fshatin Kuç i Zi.

· Kalaja e Gobeshit në fshatin Moglicë.

· Kalaja e Gradishtës në fshatin Zerec.

· Vendbanimi prehistorik gjatë rrugës automobilistike në fshatin Vashtëmi.

· Vendbanimi prehistorik në qytetin e Maliqit u bë i njohur nga gërmimet arkeologjike në Maliq të Korçës, ku midis të tjerave u zbulua një vendbanim palafit. Banesat në këtë vendbanim kanë qenë ndërtuar mbi një platformë druri, që mbështetej mbi shtylla të futura pjesërisht në tokë. Krejt vendbanimi ishte rrethuar nga një ledh i ndërtuar me dy radhë trarësh të çarë në mes e të ngulur në tokë që vendoseshin ngjitur, bri njëri-tjetrit, ndërsa hapësira e krijuar midis këtyre radhëve ishte mbushur me dhe të ngjeshur. Në këtë mënyrë ledhi arrinte një gjerësi prej 0,70-0,80 m. dhe rrethonte një sipërfaqe në formë eliptike, siç është gjykuar nga zbulimi i dy skajeve të rrumbullakosura të tij. Ky vendbanim i fortifikuar është datuar prej lëndës arkeologjike të gjetur në të, në periudhën e eneolitit rreth viteve 2600 p.e.r. (4)

· Vendbanimi prehistorik në fshatin Barç.

· Mozaiku në fshatin Polenë.

· Kulla në fshatin Turan është ndërtuar në një terren të sheshtë në skajin lindor të fshatit. Ajo ka një lartësi prej 15 m dhe planimetri katërkëndëshe që i afrohet shumë katrorit (4,60x4,46 m nga ana e brendshme). Kulla ka një hyrje të vetme të vendosur në anë të fasadës perëndimore, e cila mbulohet me dy harqe guri dhe komunikon me katin e parë. Për të arritur pragun duheshin ngjitur disa këmbë shkallë të drunjta, të cilat nuk ruhen më. Kulla ndahet në katër kate, ku secili kat formohet nga një kthinë e vetme, me përjashtim të katit të parë, i cili ndahet në dy kthina, që mbulohen me qemer cilindrik guri. Katet e tjera ndaheshin nga njëri-tjetri me dysheme druri, ndërsa mbulesa është realizuar me një kupolë sferike të mbështetur mbi katër trompa dhe mbi të është vendosur një çati me katër kullime e mbuluar me rrasa guri. Muret e katit të parë kanë një trashësi prej 1,15 m, ndërsa në katet e tjera, me përjashtim të katit të katërt, ato ngushtohen 10-15 cm për çdo kat, për të mbështetur trarët e dyshemesë. Ngjitja për në katin e dytë realizohej me anë shkallësh të gurta, ndërsa katet e tjera komunikonin me shkallë druri. Ky dallim, si dhe mbulimi me qemere i katit të parë, është bërë për ta siguruar këtë nga rreziku i zjarrit, pasi aty grumbulloheshin përkokohësisht prodhimet bujqësore. Kati i dytë ishte vendi kryesor i luftimit, i errët, pak më i ulët se katet e tjera dhe pa asnjëfarë komoditeti; ai është pajisur më së miri me frëngji për armë zjarri. Në katin e tretë ndodhet ambienti kryesor i banimit. Ai përbëhet nga një kthinë që ndriçohet nga tri frëngji. Në një qoshe të kthinës ndodhet një ambient sanitar, dyshemeja e të cilit mbështetet mbi një konsol, që formohet nga disa radhë gurësh, që dalin me shkallëzime nga faqja e brendshme e murit të kullës. Konsoli fillon në katin e dytë të kullës dhe përfundon në nivelin e dyshemesë së katit të tretë. Megjithëse kati i tretë ishte vendi kryesor i banimit, në të nuk dallohet asnjë gjurmë oxhaku apo e ndonjë vendi tjetër për ndezjen e zjarrit. Kati i katërt i mbuluar me kupolë është pak më i lartë se katet e tjera. Në të hapeshin dy dritare të mëdha, të mbuluara me hark me majë, të cilat nuk kishin kanata, megjithatë kjo kthinë është pajisur me oxhak, pasi ai përdorej për të gatuar gjatë stinës së verës. (4)

· Kulla në fshatin Malavec, ndodhet e veçuar në lindje të fshatit. Ajo ndahet në katër kate, por të gjitha katet janë me dysheme druri. Frëngjitë ndodhen vetëm në murin jugor të kullës nga është edhe porta, ndërsa muret e tjera nuk kanë as dritare dhe as frëngji. Frëngjitë janë shpërndarë në këtë mënyrë: kati i parë nuk ka frëngji, i dyti dhe i treti kanë nga një, ndërsa i katërti ka dy frëngji të vendosura në pjesën e sipërme, të cilat shërbenin vetëm për ndriçim. Kulla mbulohet me një kupolë sferike, e cila nuk mbështetet mbi trompa, por mbi disa trekëndësha të formuar nga trarë të vendosur horizontalisht në të katër qoshet e mureve. Siç duket, kulla e Malavecit shërbente më tepër si një hambar i grumbullimit të produkteve bujqësore dhe për ruajtjen e tyre, se sa për të qëndruar atje, qoftë dhe për një periudhë të shkurtër kohe. Ky ndryshim me kullën e Turanit është i lidhur edhe me largësinë e kullave nga banesa e fortifikuar e çifligarit. Po t´i besojmë traditës se këto kulla u përkisnin bejlerëve të Plasës, problemi del më i qartë. (4)

· Kulla në fshatin Shulin.

· Kulla në fshatin Goricë.

· Kulla në fshatin Gollomboç.

· Kulla në fshatin Dishnicë ruhet deri në katin e dytë dhe është përshtatur në banesë. Nga gjurmët që ruan, ajo duket se ka ngjashmëri më të madhe me kullën e Malavecit se sa me të Turanit. (4)

· Ura në fshatin Gopesh.

· Ura në fshatin Voskopojë.

· Ura në fshatin Moglicë.

· Ura e Zotos në fshatin Vithkuq.

· Ura e Gurit të Shipckës në fshatin Shipckë.

· Manastiri i Shën Pjetrit dhe Kisha e Shën Kozmait (Qimitiri) në fshatin Vithkuq.

· Manastiri i Shën Prodhromit në fshatin Voskopojë.

· Kisha e Manastirit të Shën Marisë në fshatin Lubonjë.

· Kisha e Shën Thanasit në fshatin Voskopojë ka piktura te shek 18 te bera nga Kostandini i Beratit.

· Kisha e Shën Mëhillit në fshatin Voskopojë.

· Kisha e Shën Kollit në fshatin Voskopojë nje mbishkrim ne mure tregon se kisha eshte ndertuar ne Qershor 1721 dhe Shtator 1722. U dekorua nga piktori i famshem David Selenica ne 1726 me dy ndihmesa nga familja e tij, Kostandin dhe Kristo.

· Kisha e Shën Marisë në fshatin Voskopojë.

· Kisha e Shën Jovanit në fshatin Bobshticë mendohet te jet ndertuar ne shek e 13. Afresko ne muret e nartheksit tregojne skena nga jeta e "Shen Gjonit". Ne pas jan pikturat e Virgjereshes dhe Baballaret e Kishes. Afer kishes eshte ikona e famshme e "Shen Gjon Pagezuesi". Punime te ndryshme i jan bere kishes por nuk ka evidenca se kur, mondohet se jan kryer disa punime ne gjysmen e dyte te shek 15, dhe disa piktura mendohet jen bere ne shek e 17.

· Kisha e shën Mitrit në fshatin Bobshticë u ndertua dhe u pikturua ne shek e 17.

· Kisha e Ristozit në fshatin Mborje ka portretin e Jezuit duke hyr ne Jeruzalem. Mbishkrimet tregojn se kisha ka qen egzistente ne 1389 dhe shum gjera tregojne se eshte ndertuar ne 1300. Freskot ne murin perendimor jane nga shek i 17.

· Kisha e Shën Gjergjit në fshatin Shipckë.

· Kisha e Shën triadhës në fshatin Larvdar të Oparit.

· Kisha e Shën Mitrit në fshatin Bezmisht.

· Kisha e Shën Marisë në fshatin Vithkuq.

· Kisha e Shën Mëhillit në fshatin Vithkuq.

· Shpella e Shën Marisë në fshatin Bezmisht.

· Shpella e Shën Marisë në shpellën e Maligradit nje kishe e shek 14. Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kollona e kapitele që i përkasin sipas arkeologëve një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qënë në pjesën e sipërme të liqenit.

· Kisha e Shën Dëlliut në fshatin Voskopojë. (4)

· Xhamia e Iliaz Mirahorit në qytetin e korçës.

· Hani “Elbasani” në qytetin e Korçës.

· Hani “Manastiri” në qytetin e Korçës.

· Pazari i Vjetër i qytetit të Korçës.

· Shtëpia  e Elpiniqi Niçes Lagja Nr. 2 “Sotir Peci” Nr. 25 në qytetitn e Korçës.

· Shtëpia  pasuri shteti (ish Vaskë Xengos) Lagja 2 Rr. “Pandeli Çale” Nr. 13 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Polikseni Theoharit (Trëndafilit) Lagja Nr. 1 Rr. Pandeli Çale” Nr.13 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  pasuri shteti (ish e Xhafer Ypit) Lagja Nr. 2 Rruga “Teodor Elbasani” Nr. 8 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Aleksandra Avramit, Lagja Nr. 2 Rr. “Sotir Peci” Nr. 15 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e vjetër e Sokrat Mias, Lagja Nr. 2 Rr. “Kiço Samara” Nr. 7 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  pasuri shteti Rr. Evanthi Dvorani Nr. 1 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Ilo Vangjel Budos Rr. “Fan Noli” Nr. 11 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Anastasi Dhimitrit Rr. “Stefan Luarasi” Nr. 24 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Lipi e Vaskë Kotes Rr. “Mihal Grameno” Nr. 13 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e vllazërisë Frashëri Rr. “Niko Dodona” Nr. 13 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Margarita Grameno Rr. “Llazi Jorgaqi” Nr. 11 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Ngjelina Anastasit Rr. “Spiro Velko” Nr. 9 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Andromaqi Melko (Gusho) Rr. “Jovan Kosturi” Nr. 10 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Filip Çekanit Rr. “Koço Çamçe” Nr. 21 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  pasuri shteti Rr. “Koço Çamçe” Nr. 7 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Afroviti Dushanit Rr. “Veteranëve” Nr. 6 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Ollga Mingës, Sotir Anastasit Rr. “Pandeli Çale” Nr. 12 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Marika Stratobërdës (Pajtim Halimi) Rr. “Gavril Vepo” Nr. 10 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Ollga Xhamballos Rr. “Shpresa Palla” Nr. 12 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Sotir Mihalit (Koçi Demirit) Rr. “Jeronim de Rada” Nr. 5 në qytetin e Korçës.

· Shtëpia  e Ilo Kuneshkës në fshatin Boboshticë.

· Shtëpia  e Ramadan Kantës në fshatin Xerje.

· Shtëpia  e Murat Joçës dhe Safet Llapanjit në fshatin Xerje.

· Shtëpia  e Syrja Haxhillarit në fshatin Gjonbabas.

· Shtëpia  e Qamil Beqirajt në fshatin Gopesht.

· Shtëpia  e Dalan dhe Rushan bashllarit (ish Mekë Zvarishtit) në fshatin Zvarisht.

· Shtëpia  e Ramadan Kapllan Qoses në fshatin Qeskë.

· Shtëpia  e Beqir Ibrahimit e Neim Pelo në fshatin Strelçë.

· Shtëpia  e Idajet e Fuat Mirashit në fshatin Strelçë.

· Shtëpia  e Halim e Ismail Xhaferit në fshatin Popçisht.

· Shtëpia  e Fani Kota (Pjastras) Rr. “Mihal Grameno” Nr. 17 në qytetin e Korçës.

· Kulla e Veli Agollit në fshatin Desmirë.

· Katedralja e Shën Marisë (Muzeu Antik Mesjetar).

· Misafirhaja e Vangjush Mihos (studio) Rr. Shpresa Palla” Nr. 12 qyteti i Korçës.

· Shtëpia  ku u ngrit Flamuri i Republikës së Korçës (Muzeu Historik).

· Mësonjtorja e parë shqipe në qytetin e Korçës (Muzeu i Arsimit Kombëtar). Monument Kulture 150-vjeçare ku është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëhere, "Mësonjëtorja e Parë Shqipe". Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane.  Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo i cili e dhuroi  këtë banesë për shkollën shqipe. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908.  Në këtë Muze pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).

· Shtëpia ku u krijua qarkor i partisë në qytetin e Korçës.

· Shtëpia e Themistokli Gërmenjit në qytetin e Korçës.

· Shtëpia e Mihal Gramenos në qytetin e Korçës.

· Shkolla e vjetër në fshatin Panarit ku më 1944 u përgatitën kuadrot e para të PPK.

· Shkolla në fshatin Kucakë ku ka qendruar Shtabi i Përgjithshëm dhe E. Hoxha.

· Shtëpia  ku ka ndenjur shtabi i përgjithshëm në fshatin Vithkuq.

· Shkolla e parë e vajzave në qytetin e Korçës.

· Shtëpia e Manushe Sherit (Sotir Pendavinjit) ku ka banuar Ali Kelmendi.

· Monumenti i luftëtarit kombëtar në qytetin e Korçës.

· Monumenti i Themistokli Gërmenjit.

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre(3), shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Guri i Prere

· Guri i Capit

· Piramidat e Tokes se Zhombrit

· Bokerimat e Moglices

· Ishulli i Maligradit

· Varreze fosilesh te kretes se poshteme (Lavdar)

· Mosperputhje kendore e Polenes se Vjeter

· Burimi uji dhe gazi te djegshem ne thyerjen tektonike te Polenes

· Liqenet e Lenies

· Lisat e Shenthanasit

· Rrobulli i Kuq

· Zgavra e Zaverit (Prespe)

· Dushqet e Manastirit (Djellas, Prespe). Gjenden në afërsi të fshatit Djellas të komunës së Prespës të rrethit të Korçës, pranë objektit të kultit fetar të krishterë. Kanë trung me diametër rreth 80 cm, lartësi mesatare 10 m, moshë 550 – vjeçare. Ato përfaqësojnë një mbetje të pyllit të dendur të dikurshëm, zhdukur nga prerjet dhe mbikullotja. Në këtë aspekt kanë vlera shkencore (biologjike) didaktike dhe fetare. Vizitohet sipas rrugës automobilistike Korçë – Diellas. (6)

· Venjat e Dishnices

· Pisha e Shendellise

· Rrepet e qytetit (Shenmeria)

· Shparthi i Osojes-Bakullit

· Pisha e Voskopojes

· Pisha e Makrezes

· Bredhi i Burimit te Çardakut (Guri i Capit)

· Ahishtja e Protopapes Opar

· Bliri i Shen Pjetrit (Vithkuq)

· Plepi i Gjyrasit

· Pylli i perzjere i Maliqit. I quajtur ndryshe edhe Pylli i Fazaneve ose Krastafillak gjendet në fshatin Drithas të komunës së Libonikut të rrethit të Korçës, në afërsi të qytetit të Maliqit, 813.5 m mbi nivelin e detit. Ka sipërfaqe 45 ha. Pyll i përzier gjysëm natyror, i përbërë prej plepi, shelgut, blirit, pishës dhe bredhit. Është një mbetje e pyllit të dikurshëm që mbulonte pjesën veriore të moçalizuar dhe kënetëzuar të fushëgropës së Korçës. Lartësia maksimale e drurëve arrin në 22.7 m, diametri maksimal 80 cm. Ka vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, didaktike dhe turistike. Për të vajtur tek monumenti duhet të ndjekësh rrugën nga Liboniku në Drithas dhe që këtej tek pylli i Maliqit. (6)

· Ahishtet e Bofnjes

· Venjat e Kallamisit

· Rrobulli i Lenies

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), janë shpallur edhe këto zona të mbrojtura si parqe kombëtare.

 

· Bredhi i Drenovës me sip. 1,380.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se II me VKM nr. 96, datë 21.11.1966

· Prespa me sip. 27,750.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se II me VKM nr. 80, datë 18.02.1999, duke perbere ne kete menyre edhe Parkun Kombetar me te madh te Shqiperise. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.

· Krastafillak me sip.250.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me Urdhër MB, 1970

 

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.