HAS

 

Rrethi HAS

 

Rrethi Has ben pjese ne qarkun Kukes dhe eshte i perbere nga(1): QYTETI Krume, Gajrep, Cahan, Mujaj, Zahrisht, Plani Pates; KOMUNA Fajza: Fajza, Vranisht, Tregtan, Liqeni i Kuq, Metaliaj, Brenoge; KOMUNA Gjinaj: Gjinaj, Pusi i Thate, Myç-Has, Domaj, Pogaj, Kishaj; KOMUNA Golaj: Golaj, Nikoliq, Bardhaj, Perollaj, Vlahen, Letaj, Peraj, Dobrune, Zgjeç, Qarr, Helshan, Kostur.

 

Emertimi Has del ne pah ne nje dokument te vitit 1570. Shume kronist te fillimit te shekullit te XVII ne argumentimin e origjines se Kastrioteve e permendin me emrin “Az” apo “Ass” dhe popullin si Askol qe ne te vertete nga mungesa e perdotimit te (h) , (s) ne latinisht nenkupton emertimin Has.

Ne vitet e para te shekullit te XVII Hasi njihej edhe me emrin Shullaa qe ne latinisht do te thote “ Vende te thata” e qe per shkak te natyres se tij kete e ka ruajtur edhe ne ditet e sotme duke u quajtur Hasi i Thate.

Territori i Hasit eshte i banuar prej kohesh te lashta dhe ruhen deshmi e te dhena arkeologjike qe nga eneoliti (epoka e bakrit) ( 2600-2200 ) p.e.s. Studimi i kultures se hershme ne menyre te vecante nga gjurmime dhe eksplorimei i vendbanimeve dhe varrezeve, eshte perfituar nje material i pasur me perkatesi kohore dhe hapesinore te tilla qe hedh drite mbi formimin e kultures dhe etnosit ilire. Per studimin e lashtesise se banimit te kesaj krahine pervec gjetjeve te rastit ne Golaj, Helshan, Fajza e Brrut, jane ndermarre edhe ekspedita arkeologjike nga studiues te njohur qe kane ardhur ne perfundimin se ky popull i perket Dardanise se lashte. Ne Has gjenden venbanime te lashta te fortifikuara, te hapura dhe shpellore.

Arkeologjia

Qendrat arkeologjike te cilat jane studiuar ne Has vecojne: Vendbanimi i Krumes (Ulez) ne vitin 1967 ku u eksploruan tete Tuma (kodervarre) nga 24 te tilla dhe u gjet nje inventar i pasur ne qeramike, arme, stolid he mjete metalike qe datojne ne periudhen e pare te hekutit shek XII – VIII p.e.re. Ne vitin (1970-1972 ) u eksplorua Tuma e Romajes nekropolet e se ciles dhane material te pasur arkeologjik te ngjashem me ate te Krumes, etj. Ne vitin 1987 u eksploruan tre Tuma ne Mujaj ku dhane material te paket por kronologjikisht mire te percaktuar si te periudhes se hekurit kryesisht te shekulit VI –V p.e.s. Tuma te tilla te paeksploruara ka me shumice ne teritorin e Hasit si Golaj, Perollaj, Helshan, Fajza, Tregtan, Brrut etj. Jane studiuar venbanime te tilla edhe ne Ujz e Rugove te Hasit .

Vendbanimet shpellore kane perhapje ne zonen e larte te Hasit e tille eshte Shpella e Dajcit e studiuar ne vitin 1985 -1987 e cila eshte banuar qe ne epoken e bronzit, hekurit e deri ne antiken e hereshme. Vendbanime te tilla ka ne Qytetez ne Dobrune e Lipavec.

Vendbanimet e fortifikuara kane filluar nga jeta paraqytetare dhe jane vendosur ne pika dominuese duke i ndertuar me gure llac e gelqere. Njiheshin nga sllavet me emrin “Gradina” dhe kodrat ku jane vendosur quheshin Gradishta. Autoret antike i permendin me emrin CASTELLUM, te tilla jane vendbanimi i fortifikuar ne Gradisht te Ura e Fshejt, fortifikimi ne Gradisht te madh te Krumes ne lartesine 928 m qe turqit ju dhane emrin “Hisarllik” prandaj dhe quhet Kalaja e Hisarit. Fortifikim te tille kemi edhe ne murin e Dajcit ne Keshtel etj. Gjate antikitetit te vone dhe mesjetes kemi kala ne Kostur e Pus te Thate, ndersa me vone u ndertua Kalaja e Lekes (Qafa e Qytetit).

 

 

Monumentet e kulturës në këtë rreth janë:

· Shkolla e invernati Kosova në Krumë. 

· Shtëpia  e Man dhe Hate Ferizollit në fshatin Vranishtë. 

· Shtëpia  e Man Çelës (pronë Sali Çela) në fshatin Helshan. 

· Shtëpia  e Ibrahim Sadikut në fshatin Helshan.

· Shtëpia  e Çardaku i Ibrahim Gjonit në Helshan. 

· Shtëpia  e Bajram Ukës në fshatin Kostur. 

· Shtëpia  e Mus Hasanit në fshatin Kostur.   

· Shtëpia  e Adem Pardojës në fshatin Krumë.

· Shtëpia  e Selman Zyber Daullit (pronar Bajram Dauti) në fshatin Golaj. 

·  (Per te tjerat shih: Kukës, Pukë ose Tropojë

 

Gjithashtu gjenden edhe shumë monumente natyre shume të bukura për t’u vizituar, që janë:

· Burimi i Krumes. Lumi i Krumes (Vrella) ne vendin ku buron ka nje pamje shume te mahniteshme por per shkak te shfrytezimit te saj per uje te pijshem ajo e ka humbur shume bukurine.

· Burimet e Brudit

· Gurra e Vranishtit

· Gurra e Domajve. Eshte nje burim shume karakteristik me uje te kristalte qe akoma dhe sot ruan origjinalitetin e saj pasi ajo nuk eshte transformuar si ajo e Krumes. Legjendat thone se keto dy burime vijne nga bjeshket e Cahanit dhe kane te njejtin uje dhe rrjedhin nga i njejti burim i nendheshem.

· Shpella e pellumbave. Kjo shpelle shtrihet ne vargmalin e Pashtrikut ne kufirin mes fshatave Vlahen, Dobrune dhe Greçine, dhe shtrihet mes nje pylli te dendur dhe nje bimesi shume te larmishme.

· Shpella me oborr

· Shpella qe tingellon, Mazrek

· Maja e Qytezes

· Ahishtja e Liqenit te Kuq

· Pisha ne Gjinaj. Kjo ka nje pamje shume te bukur e cila eshte shume karakteristike per zonen sepse e gjithe zona perreth eshte e zhveshur dhe e mbuluar me shkurre te vogla kurse kjo pishe eshte si kurore mes tyre dhe fshatit prej mese nje shekulli. Ajo eshte dhe mes dy burimeve te cilet jane ne mes te fashtit Gjinaj .

 

 

Në këtë rreth, duke u mbështetur në kriteret e Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), është shpallur edhe kjo zonë e mbrojtur si park kombëtar:

 

· Tej Drini Bardhë, me sip. 30.0 ha, zone e mbrojtur e kategorise se IV me VKM nr.102, datë 15.01.1996

 

 

 

Shpella e Daçit

Shpella e Dajçit (2600 P.E.S—1200 P.E.S) rreth 10 km në lindje të Krumës. Kjo shpelle gjendet ne Lagjen Daç te fshatit Mujaj. Eshte nje shpell shume kararkterisite ne llojin e vete ajo daton qe ne kohe shume te lashta nga germimet arkeologjike e kryera ketu tregojne se kjo shpell eshte banuar qe ne lashtesi dhe gjithe zona per rrethe ka tuma te ndryshme .

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.