Rrapi i Zabelit – Gurrë e Madhe
Gjëndet afër qendrës së fshatit Gurrë e Madhe, komuna Gurrë në rrethit e Matit, në lartësinë e rreth 750 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru të veçuar me moshë 160 vjeçare, lartësi rreth 25 m e trung me trashësi 160 cm me perimetër 370 cm. Ka 18 degë që zënë fill nga trungu, 4 – 5 m mbi sipërfaqen e tokës. Ruhet ende në gjëndje të mirë, pasi për banorët ka qënë si vendtakim për mbledhje, festa, etj. Ka vlera biologjike, estetike, didaktike. Vizitohet sipas rrugës rurale Klos – Gurrë e Madhe.
Lisat e Kishës Grashot
Gjënden në lartësinë e rreth 700 m mbi nivelin e detit, në fshatin Dukagjin, komuna Derjan e rrethit të Matit. Përfaqëson një grup drurësh me lartësi 10 – 15 m, trashësi të trungjeve 25 – 35 cm dhe moshë 100 – 130 vjeçare. Janë ruajtur banorët e fshatit, të cilët i kanë quajtur të shenjtë. Kanë vlera biologjike, didaktike, estetike e fetare. Ruhen në gjëndje relativisht të mirë, pasi kanë dëmtime nga shkaqet natyrore. Vizitohen sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Derjan – Dukagjin.
Rrapi i Çelës – Patin
Gjëndet në qëndër të fshatit Patin, komuna Klos e rrethit të Matit, në lartësinë 480 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru të veçuar me lartësi 18 m, trung me diametër i 70 cm dhe perimetër 250 cm. Ka 6 degë që formojnë një kurorë të rregullt piramidale me perimetër 14 m. Mosha e monumentit është 220 vjeçare. Është ruajtur nga banorët, sepse ka shërbyer edhe si vendtakim për ta. Ka dëmtime jo të vogla për shkak të moshës. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike e turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën kombëtare Burrel – Klos – Patin.
Lisi i Teqesë së Domit
Gjendet në fshatin Batër, komuna Komsi e rrethit të Matit, 333 m mbi nivelin e detit, pranë Teqesë së fshatit. Përfaqëson një dru të veçuar shparthi me lartësi 8 m, diametër të trungut rreth 50 cm dhe perimetër të tij rreth 130 cm. Ka 4 degë që formojnë kurorë të rregullt ombrellore me perimetër rreth 16 m. Mosha e tij është 220 vjeçare. Është ruajtur, pasi është pranë objektit të kultit. Ka dëmtime jo të vogla nga faktorët natyrorë. Vlerat e tij janë biologjike, didaktike e fetare. Vizitohet sipas rrugës rurale Burrel – Komsi – Batër e Madhe.
Lisi në Varret e Kurmetës – Shqefën
Gjëndet në afërsi të shtëpive të fisit të Kurmetëve, prej nga ka marrë emrin, në fshatin Shqefën të komunës Macukull në rrethin e Matit, 530 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru qarri të veçuar, me lartësi 20 m, diametër të trungut 90 cm, perimetri të tij 270 cm. Ka 12 degë që nisin nga trungu në lartësinë e 4 m mbi sipërfaqen e tokës. Ka kurorë të rregullt ombrellore e perimetër 25 m. Mosha e tij është 260 vjeçare. Është dëmtuar pjesërisht nga faktorët natyrorë. Ka vlera biologjike, estetike, didaktike. Vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Shqefën.
Lisi i Kodrës së Varreve – Urxuall
Gjëndet në kodrën e varrezave të fshatit Urxuall, komuna Derjan të rrethit të Matit, në lartësinë e rreth 600 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru shparthi të veçuar. Është ruajtur nga vet banorët dhe ende është në gjëndje të mirë, po ka dëmtime të pjesëshme nga faktorë natyrorë. Ndodhet. Lartësia e drurit është 18 m, diametri i tij arrin në 90 cm e perimetri 280 cm. Ka 7 degë që nisin nga lartësia 3 m mbi sipërfaqen e tokës. Perimetri i kurorës ombrellore është 18 m, ndërsa mosha e drurit 280 vjeçare. Ka vlera biologjike, didaktike e fetare. Vizitohet sipas intinerarit Shoshaj – Derjan – Urxuall.
Lisi te varret e Shqypit – Barbullej
Gjëndet në afërsi të fshatit Barbullej, komuna Derjan të rrethit të Matit; në lartësinë rreth 600 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru qarri të veçuar me kurorë të rregullt ombrellore e moshë 230 vjeçare. Ka 8 degë që zënë fill në lartësinë 3 m mbi sipërfaqen e tokës. Lartësia e drurit është 21 m, diametër i trungut 90 cm dhe perimetri i tij 280 cm. Perimetri i kurorës arrin deri 21 m. Gjëndja e monumentit është mesatare, pasi është dëmtuar nga faktorët natyrorë. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike me rëndësi lokale. Vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Burgajet – Barbullej.
Lisat e Shkollës (Macukull)
Gjënden në lartësinë e rreth 1000 m, në qëndrën e fshatit Macukull, komuna me të njëjtin emër në rrethin e Matit. Përfaqëson një grup drurësh qarri, me sipërfaqe rreth 1 ha. Pranë tyre janë mbledhur banorët për takime, biseda etj. Drurët janë ruajtur prej vetë banorëve. Lartësia e drurëve është deri 24 m, diametri i trungut arrin deri në 40 – 50 cm. Kanë kurora të rregullta. Mosha e drurëve është 120 – 140 vjeçare. Kanë vlera biologjike, estetike, historike e turistike. Vizitohen sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Lis – Qafë Murrë – Macukull.
Lisi i Varrit të Turkut (Macukull)
Ndodhet në fshatin Vig, komuna Macukull e rrethit të Matit. Përfaqëson një dru lisi disi të veçuar nga shtatë të tjerë më të vegjël e më pranë tij. Ka formë të rregullt e kurorë ombrellore paksa të hapur. Lartësia e tij arrin rreth 22 m, trashësia e trungut është 70 – 130 m, ndërsa mosha 120 – 140 vjeçare. Pranë tij është një varr i hershëm. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike e fetare. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Lis – Vig – Fushë Bunar
Lisi i Varrit të Mirë (Macukull)
Gjëndet rreth 2.5 km larg qëndrës së fshatit Macukull, në komunën me të njëjtin emër të rrethit të Matit. Përfaqëson një dru të veçuar shparthi. me kurorë të hapur ombrellore. Lartësia e tij është rreth 20 m, diametri i trungut është 80 cm dhe perimetri i tij është 220 cm. Ka 13 degë, ku disa janë dëmtuar pjesërisht nga faktorët natyrorë. Perimetri i kurorës është 22 m, ndërsa mosha 280 vjeç. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, turistike e fetare. Banorët e kanë ruajtur pasi vendndodhja e tij është përdorur prej dhjetra vitesh si vend i mirë. Vizitohet sipas rrugës rurale qyteti i Burrelit – Shoshaj – Lis – Qafë Murrë – Macukull.
Lisi i Bershinit
Ndodhet në fshatin Bershi, komuna Klos e rrethit të Matit, në lartësinë 440 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru bunge i veçuar, me lartësi 18 m, diametër të trungut 100 cm e perimetër të tij 290 cm. Ka 12 degë që nisin nga trungu kryesor në lartësinë 4 m mbi nivelin e detit, perimetri i të cilave është 23 m. Mosha e këtij monumenti është 270 vjeçare. Është ruajtur nga vetë banorët e fshatit, sepse ka shërbyer si vendtakimi për biseda, mbledhje etj. Sipas legjendës ky lis është i shenjtë. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike, fetare dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit të rrugës kombëtare Burrel – Klos e pastaj ajo rurale për në Bërshin
Qarri i Bardhë, Shoshaj
Gjëndet në fshatin Shoshaj, në rrethin e Matit. Përfaqëson një dru të veçuar qarri, me kurorë të çrregullt, lartësi mbi 14 m, diametër të trungut mbi 60 m e perimetër të tij rreth 200 cm. Ka 7 degë të mëdha që formojnë kurorën me perimetër mbi 34 m. Mosha e këtij monumenti është mbi 200 vjeçare. Ka tharje të degëve nga faktorët natyrorë, vlera shkencore (biologjike), estetike, didaktike e turistike. Vizitohet sipas rrugës këmbësore qyteti i Burrelit – fshati Shoshaj.
Lisi i qafë Shënkollit
Ndodhet në afërsi të fshatit Dukagjin, 650 m mbi nivelin e detit. Përbën disa drurë lisi, me trung dhe kurorë të veçantë (piramidale), me lartësi 21 m dhe diametër të trungut rrethrreth 1 m dhe moshë mbi 250 vjeçare. Kanë vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Mund të vizitohet sipas intinerarit Burrel – Dukagjin
Burimi i Shutresë
Ndodhet në afërsi të fshatit Laç, komuna Rukaj e rrethit të Burrelit; pranë luginës së lumit të Urakës, në lartësinë 230 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim të madh karstik, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të kretës së sipërm dhe terrigjenëve. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë që përdoret edhe për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Mund të vizitohet sipas intinerarit Burrel – Shoshaj – Urakë.
Lisat e Lam Pores
Ndodhet në afërsi të fshatit Macukull, komuna me të njëjtin emër në rrethin e Matit, 700 m mbi nivelin e detit. Përbën drurë lisi të bashkuar në një trung me lartësi 16 m, diametri i trungut është deri 110 cm, ndërsa perimetri i tij është 340 cm dhe moshë mbi 320 vjeçare. Kanë kurorë të rregullt ombrellore, perimetri i së cilës arrin në 25 m Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale qyteti i Burrelit – Shoshaj – Qafë Murrë – Macukull.
Tisat e Mbasdejës
Ndodhen në afërsi të fshatit Vinjoll, komuna Lis e rrethit të Matit, 1500 m mbi nivelin e detit. Përbën një grup drurësh tisi, që rrezikohen të zhduken, me trung dhe kurorë të veçantë (piramide) 10 – 13 m, trashësia e trungut është 18 – 20 cm, ndërsa mosha është 70 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen sipas intinerarit Burrel – Lis – Vinjoll (Vig) – Mbasdejë (sektori i vjetër).
Kroi i Gjeneralit (Gur i Bardhë)
Ndodhen në afër vakëfit të fshatit Gur i Bardhë të komunës Xibër të rrethit të Matit, në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të triasit të sipërmë -jura e poshtëme dhe terrigjenëve, por i rregulluar në formën e çezmës ose kroit. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale malore Klos – Guri i Bardhë – Linos.
Kanioni i Filmit
Ndodhet sektorin e mesëm të rrjedhjes së Filmit (degë e Urakës), në afërsi të fshatit Dukagjin, komuna Derjan në rrethin e Matit, 600 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një kanion në gëlqerorët e kretës së sipërme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër. Është i gjatë rreth 1 km, i thellë rreth 150 m dhe i gjerë deri disa dhjetra metra. Ka shpate të thepisura me lartësi mbi 40 – 50 m. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Derjan – Dukagjin
Bershini Groshot
Ndodhet në afërsi të fshatit homonim të rrethit të Matit, në lartësinë 600 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru të veçuar, që vendasit e njohin me emrin bershi, me lartësi 10 m, diametër të trungut 30 cm e perimetër të tij 50 cm. Është ruajtur nga vetë banorët e fshatit, sepse e konsiderojnë të veçantë. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike, fetare dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit të rrugës Burrel – Dukagjin e pastaj ajo këmbësore për në Groshot
Lisi i Tushës, Frankth
Ndodhet në afërsi të fshatit Frankth., 800 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru lisi, me trung dhe kurorë të veçantë (kërpudhe) me lartësi 20 m dhe diametër të trungut rreth 2,4 m dhe moshë mbi 150 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Frankth
Gurri i Vashës
Ndodhet në afërsi të fshatit Shelli – Vig, komuna Macukull e rrethit të Matit, 850 m mbi nivelin e detit. Përbën një gur gëlqeror me moshë kreta e sipërme, me formë të veçantë (kërpudhe), i formua nga proceset e karstit dhe era. Është i gjatë deri në 30 m, 20 m i gjerë dhe 40 m i lartë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Lis – Vig – Fushë Bunari – Mbasdejë (sektori i vjetër).
Maja e Boshtrës (Macukull)
Ndodhet në afërsi të fshatit Macukull komuna me të njëjtin emër në rrethin e Matit, 1118 m mbi nivelin e detit. Përbën një gur ranor me moshë tortoniane, me formë të veçantë (piramidale), i formua nga proceset e erozionit dhe era. Është i gjatë deri në 900 m, 500 m i gjerë dhe 100 m i lartë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike dhe kulturore. Vizitohen sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Qafë Murrë – Macukull. Maja e Boshtrës (Mat).
Puset e Valcës
Gjënden pak në veriperëndim të qëndrës së fshatit Macukull, kommuna me të njëjtin emër e rrethit të Matit, rreth 900 m mbi nivelin e detit është, në një territor të përbërë nga gëlqerorët e kretës së sipërmë, në të cilët është i zhvilluar fuqimisht procesi i karstit, i cili ka formuar një peizazh me një mori formash negative karstike, sidomos puse të ngushta dhe të thella ende të pa eksploruara. Pjesa e dukshme ka diametër të hyrjes deri 2 m, thellësi rreth 2 – 3 m. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Vizitohen sipas rrugës ruralë Shoshaj (Burrel) – Qafë Murrë – Macukull.
Lisi i Qershizës
Ndodhet në juglindje të liqenit të Ulzës, pranë rrugës automobilistike që lidh fshatrat Shoshaj – Bruç, në lartësinë rreth 250 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru qarri, me trung dhe kurorë të veçantë ombrellore dhe mjaft të hapur mbi territorin e varrezave të fshatit. Ka lartësi mbi 15 m e trashësi trungu mbi 1 m. Mosha e tij duhet të jetë mbi 200 vjeçare. Ruhet në gjëndje shumë të mirë. Në trungun e degëve kryesore të tij ka një bimë tjetër parazite, lartësia e së cilës arrin deri 60 – 70 cm. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale Shoshaj – Kalbrosh – Bruç.
Rrapi i Marqethit
Ndodhet në afërsi të fshatit Lis komuna me të njëjtin emër e rrethit të Matit, 800 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru rrapi të veçuar, me trung dhe kurorë të veçantë (ombrelle) me lartësi 20 m dhe diametër të trungut 120 – 130 cm dhe moshë mbi 180 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Lis.
Kanioni i Urakës
Ndodhet në sektorin e mesëm të rrjedhjes së Urakës (degë e Matit), në lindje të fshatit Urakë, komuna Derjan e rrethit të Matit, rreth 150 m mbi nivelin e detit, ndërsa ajo e buzës së mureve të tij arrin në mbi 300 m. mbi këtë nivel. Përfaqëson një kanion rreth 3 km të gjatë në gëlqerorët e kretës së sipërme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër dhe karsti. Muret rrethues janë vertikalë me guva e shpella karstike, ende të panjohura, por shumë të vështira për t’u eksploruar. Edhe kalimi përgjatë tij është shumë i vështirë. Ka raste kur gjerësia e kanionit është rreth 4-7 m, ndërsa thellësia e tij arrimn rreth 100 m. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Mund të vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – fshati Urakë.
Kepi i Skënderbeut Varosh
Gjëndet në Mbasdejë, në afërsi të fshatit Vig të rrethit të Matit, 800 m mbi nivelin e detit. Njihet edhe me emrin Kalaja e Skënderbeut. Përbën një gur gëlqeror, me formë të veçantë, afërsisht formën e një kërpudhe dhe është pasojë e veprimit të agjentëve të jashtëm atmosferikë dhe atyre tektonikë. Është i gjatë 120 m, 25 m i gjerë dhe 140 m i lartë, ndërsa sipërfaqia 2 ha. Legjenda e lidh me Skenderbeun, që e ka përdorur atë si pikë vrojtimi. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, historike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Qafë Murrë – Mbasdejë.
Guri i Gjatë – Urxuall
Ndodhet në afërsi të fshatit Urxuall, komuna Derjan në rrethin e Matit, 600 m mbi nivelin e detit. Përbën një gur ranor dhe konglomeratik, me formë të veçantë (mullari të stërzgjatur) në shpat mali dhe i veçuar nga të tjerët përreth. Lartësia e tij është mbi 20 m, gjërësia 10 – 15 m. Rrëpira shkëmbore ku ndodhet është 20 – 25 m e lartë dhe mbi 30 m e gjerë. Është formuar nga grryerja e agjentëve atmosferikë. Në rrëzën e shpatit ka blloqe shkëmborë të rrëzuar me volum prej dhjetra m³. Përgjatë saj kalon rruga këmbësore për në Urxuall e Dukagjin. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Derjan – Urxuall.
Qarri Peladhi – Zerqan
Gjëndet në qëndër të fshatit Peladhi, në komunën Zerqan të rrethit Bulqizë, 620 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru qarri të veçuar. Druri ka kurorë jo shumë të rregullt, lartësi 18 m, diametër të trungut mbi 800 me e perimetër të tij mbi 250 cm. Ka 13 degë që formojnë kurorën me perimetër mbi 31 m. Mosha e drurit është mbi 150 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), estetike, didaktike, historiko – kulturore e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – fshati Peladhi.
Pisha Zogje
Njihet edhe me emrin Vishkulli Zogje. Ndodhet në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit, në fshatin Zogje, komuna Shupenzë e rrethit të Bulqizës. Përfaqëson një dru pishe të veçuar. Ka kurorë ombrellore disi të një çadre, lartësi mbi 20 m, diametër të trungut rreth 1,8 m, perimetër rreth 565 cm dhe moshë mbi 110 vjeçare. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – fshatrat Kartashicë – Zogje
Qarri i Gjinovecit
Qarri i Kovashicës
Shpella e Ftohtë Gjuras
Shpella e Xixëlles Valikardhë
Xixëll Martanesh
Njihet edhe me emrat Xixëlla dhe Beteja e vitit 1846, Xixër ura e Qerbelasë. Ndodhet në afërsi të fshatit Peshk komuna e Martaneshit në rrethin e Bulqizës, 1200 m mbi nivelin e detit. Përbën një fushë të modeluar nga akujt dhe karsti, me formë gati ovale me gjatësi mbi 1,5 km e gjerësi disa qindra metra. Në mes të saj ka një dru bredhi të rritur e ruajtur mirë. Pranë ka një burim karstik dhe një lapidar për betejën e sheh Feze Bulqizës, si dhe një urë guri me emrin ura e Qerbelasë. Në të janë zhvilluar edhe ngjarje historike të krahinës të shek. të XIX. Këtu organizohen festa fetare me rrënjë pagane. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, historike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Bulqizës – Peshk.
QARKU I DIBRES
Qarku Dibër është një nga 12 qarqet e Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 2.586 km². Qarku i Dibrës përfshin rrethin e Dibrës, rrethin e Bulqizës dhe rrethin e Matit. Qendra e Qarkut të Dibrës ndodhet në qytetin e Peshkopisë. Qarku i Dibrës kufizohet në lindje me Maqedoninë.E gjithë zona është malore dhe përfshin rajonin historik të Dibrës së Vogël. Qarku kufizohet në veri me Qarkun e Kukësit, në perëndim me Qarkun e Tiranës dhe me Qarkun e Durrësit, në Veriperëndim me Qarkun e Lezhës dhe në Jug me Qarkun e Elbasanit. Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 144.598 (2006) banorë.
Nr.
|
Njësi të qeverisjes vendore
|
Qendra e
Bashkisë
|
Njësitë
administrative përbërëse
|
Qytetet dhe fshatrat në përbërje të tyre
|
|
Qarku
|
Bashkia
|
||||
II.
|
DIBЁR
|
Dibër
|
Qyteti
Peshkopi
|
Peshkopi
|
Qyteti Peshkopi
|
Tomin
|
Fshatrat; Tomin, Brezhdan, Cetush, Dohoshisht, Pilafe, Pollozhan,
Rrashnapojë,
Selane, Ushtelenxë, Bahute, Staravec,
Shimçan, Zimur,
Zdojan
|
||||
Melan
|
Fshatrat; Melan, Cerjan,
Rabdisht, Zagrad, Begjunec, Trepçë, Grevë,
Ilnicë, Bellovë, Pejkë, Pjeçë, Trenë
|
||||
Kastriot
|
Fshatrat; Kastriot, Brest i Sipërm, Brest i Poshtëm, Kishavec, Kandër,
Kukaj,Vakuf, Fushë-Kastriot, Borovjan, Deshat, Limjan, Sohodoll, Sohodoll i
Vogël, Vrenjt, Përgjegje
|
||||
Lurë
|
Fshatrat; Fushë-Lurë,
Borie-Lurë, Arth, Gurë-Lurë, Lurë e Vjetër,
Arrëmollë, Krej-Lurë, Pregj-Lurë, Sumej, Vlashej
|
||||
Maqellarë
|
Fshatrat; Maqellarë, Bllatë e Poshtme, Bllatë e Sipërme, Burim, Çernen,
Fushë e Vogël, Katund
i Vogël, Kërçisht i Sipërm, Kërçisht i Poshtëm, Kllobçisht, Kovashicë, Majtarë, Pocest, Pesjak,
Podgorc, Vojnik, Dovolan,
Erebarë, Grezhdan, Herbel, Popinar, Gradec
|
||||
Muhurr
|
Fshatrat; Muhurr, Bulaç, Fushë-Muhurr, Hurdhë-Muhurr, Rreth-Kale,
Shqath, Vajmëdhej
|
||||
Luzni
|
Fshatrat; Katund i Ri, Hotesh, Lishan i
Poshtëm, Lishan i Sipërm, Arap i
Sipërm, Arap i Poshtëm
|
||||
Selishtë
|
Fshatrat; Selishtë, Kacni, Lukan, Murrë, Qafë-Murrë, Selishtë e Sipërme
|
||||
Sllovë
|
Fshatrat; Sllovë, Kallë, Vleshë, Zall-Kalis, Dypjakë,
Palaman, Sllatinë,
Shumbat, Venisht, Trojak
|
||||
Kala e Dodës
|
Fshatrat; Ceren, Kullas, Ploshtan, Radomirë, Shullan,
Tejzë, Ujëmirë,
Vasie
|
||||
Zall-Dardhë
|
Fshatrat; Zall-Dardhë, Lashkizë, Lugjej, Menesh, Nezhaj, Qa, Soricë,
Shënlleshën, Tartaj
|
||||
Zall-Reç
|
Fshatrat; Zall-Reç, Bardhaj-Reç, Draj-Reç, Gur-Reç, Hurdhë-Reç, Kraj-
Reç, Ndërshenë, Qafdraj, Tharkë
|
||||
Fushë Çidhën
|
Fshatrat; Fushë Çidhën, Blliçe, Laçe, Rrenz
|
||||
Arras
|
Fshatrat; Arras, Gur i Zi, Lazrej, Kodër Leshaj, Mustafe, Sinë e Sipërme,
Sinë e Poshtme, Çidhën, Grykë Nokë
|
||||
Bulqizë
|
Qyteti
Bulqizë
|
Bulqizë
|
Qyteti Bulqizë, Fshatrat; Vajkal nr1, Vajkal nr 2
|
||
Martanesh
|
Qyteti Krastë, Fshatrat; Gjon, Lenë,
Peshk, Val, Stavec, Mëlcu,
Ndërfushas
|
||||
Fushë-Bulqizë
|
Fshatrat; Fushë - Bulqizë, Dushaj, Dragua, Koçaj
|
||||
Zerqan
|
Fshatrat; Zerqan, Krajkë, Peladhi, Smollik, Sofraçan, Sopot, Strikçan,
Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël, Valikardhë, Zall-Sopot, Zall-Strikçan, Godvi
|
||||
Shupenzë
|
Fshatrat; Shupenzë, Vlashaj, Boçevë, Homesh, Okshatinë, Kovashicë,
Zogjaj, Shtushaj, Topojan, Mazhicë, Gjuras, Bllacë
|
||||
Gjoricë
|
Fshatrat; Gjoricë e Sipërme, Gjoricë e Poshtme, Çerenec i Sipërm,
Çerenec i Poshtëm, Viçisht, Lubalesh
|
||||
Ostren
|
Fshatrat; Ostren i Madh, Radovesh, Kojavec,
Lejçan, Orzhanovë,
Okshtun i Madh, Oreshnjë, Okshtun i Vogël, Ostren i Vogël, Tuçep, Lladomericë, Pasinkë, Tërbaç
|
||||
Trebisht
|
Fshatrat; Klenjë,
Gjinovec, Trebisht- Balaj, Trebisht- Çelebi, Trebisht-
Mucinë, Vërnicë
|
||||
Mat
|
Qyteti
Burrel
|
Burrel
|
Qyteti Burrel
|
||
Baz
|
Fshatrat; Baz, Fushë-Baz, Rreth Baz, Karicë, Drita
|
||||
Derjan
|
Fshatrat; Derjan,
Urxallë, Barbullej, Dukagjin, Gjoçaj, Lam i Madh, Zall
Gjoçaj
|
||||
Rukaj
|
Fshatrat; Bruç, Prellë, Rremull, Rukaj, Laç, Urakë
|
||||
Macukull
|
Fshatrat; Macukull, Dej Macukull, Shëlli, Vig, Shqefën
|
||||
Komsi
|
Fshatrat; Komsi, Kodër
Qerre, Frankth, Selixë, German, Batër e Vogël,
Batër e Madhe, Midhë, Fshati Burrel, Zall-Shoshaj
|
||||
Lis
|
Fshatrat; Lis, Vinjoll, Gjalish, Burgajet, Zenisht, Shoshaj, Mallunxë
|
||||
Ulëz
|
Fshatrat; Qyteti Ulëz, Kokërdhok, Stojan, Madhesh, Lundre, Bushkash
|
||||
Klos
|
Qyteti
Klos
|
Klos
|
Qyteti Klos, Fshatrat; Bejnë, Klos Katund, Shëngjun, Plani i Bardhë,
Fullqet, Dars, Fshat, Bel, Unjate, Pleshë, Cerrujë, Patin, Bërshi
|
||
Xibër
|
Fshatrat; Xibër Murriz, Petralbë,
Shkallë, Xibër Hane, Gur i Bardhë, Ketë
|
||||
Suç
|
Fshatrat; Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj, Suç,
Kujtim,
|
||||
Gurrë
|
Fshatrat; Rripë, Gurrë e Vogël, Mishtër, Shulbatër, Dom, Gurrë e Madhe
|
Subscribe to:
Posts (Atom)