Liqeni i Madh (Lurë)

Ndodhet në Parkun Kombëtar të Lurës, në lartësinë mbi 1600 m të malit të Kurorës së Lurës, i vendosur në një cirk të madh kompleks akullnajor. Përbën një liqen akullnajor, me sipërfaqe rreth 50 ha. Ka ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe, ndërsa gjatë verës mbulohet nga zambakë të mëdhenj e të bardhë. Është i pasur me një botë të gjallë të larmishme dhe formon një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Fushë Lurë – monumenti.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.