Lisi i Varrit të Mirë (Macukull)
Gjëndet rreth 2.5 km larg qëndrës së fshatit Macukull, në komunën me të njëjtin emër të rrethit të Matit. Përfaqëson një dru të veçuar shparthi. me kurorë të hapur ombrellore. Lartësia e tij është rreth 20 m, diametri i trungut është 80 cm dhe perimetri i tij është 220 cm. Ka 13 degë, ku disa janë dëmtuar pjesërisht nga faktorët natyrorë. Perimetri i kurorës është 22 m, ndërsa mosha 280 vjeç. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, turistike e fetare. Banorët e kanë ruajtur pasi vendndodhja e tij është përdorur prej dhjetra vitesh si vend i mirë. Vizitohet sipas rrugës rurale qyteti i Burrelit – Shoshaj – Lis – Qafë Murrë – Macukull.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.