Kroi i Mbretit – Serakol
Ndodhet në afërsi të fshatit homonim, në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve dhe terrigjenëve. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Serakol – monumenti.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.