Liqenet e Kacnisë

Ndodhen në shpatin lindor të malit të Balgjajt (Allamanit), në jugperëndim të fshatit Kacni, prej nga kanë marrë emrin, të rrethit të Dibrës, në lartësinë mbi 1700 m. Janë të vendosura në disa cirqe të mëdhenj komplekse akullnajore. Përbëjnë liqene akullnajore. Janë të gjatë mesatarisht 50-100 m dhe të gjerë 20-35 m. Sipërfaqja e tyre veçmas arrin në disa ha. Kanë thellësi mbi 5 – 6 m. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Janë të pasur me një botë të gjallë dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpine. Pyjet e halorëve përreth e zbukurojnë jashtëzakonisht peizazhin natyror përreth tyre. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohen duke ndjekur intinerarin: Bulqizë (Peshkopi) – Maqellarë – Kacni – liqenet.





No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.