Gurri i Vashës
Ndodhet në afërsi të fshatit Shelli – Vig, komuna Macukull e rrethit të Matit, 850 m mbi nivelin e detit. Përbën një gur gëlqeror me moshë kreta e sipërme, me formë të veçantë (kërpudhe), i formua nga proceset e karstit dhe era. Është i gjatë deri në 30 m, 20 m i gjerë dhe 40 m i lartë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Lis – Vig – Fushë Bunari – Mbasdejë (sektori i vjetër).
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.