Lisi i Dobit

Gjëndet pranë fshatit Fushë Muhur, komuna Muhur në rrethin e Dibrës në lartësinë rreth 500 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru lisi të veçuar. Ka lartësi mbi 25 m, diametër të trungut rreth 110 cm e perimetër të tij mbi 320 cm. Ka 30 degë që formojnë kurorën ombrellore me perimetër mbi 78 m. Druri ruhet në gjëndje të mirë dhe ka moshë mbi 160 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike e historike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Peshkopisë – Fushë Muhur.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.