
Ndodhet në afërsi të fshatit Muhur, 1000 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e triasit të sipërmë - jura e poshtëmë. Nuk është eksploruar plotësisht. Pjesa e njohur është e gjatë 50 metra, e gjerë deri në 3 m. dhe e lartë 2 m.. Shpella ka konkrecione të shumta. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike e kulturore. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Peshkopisë – Bellovë – monumenti.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.