Kroi i Gjeneralit (Gur i Bardhë)
Ndodhen në afër vakëfit të fshatit Gur i Bardhë të komunës Xibër të rrethit të Matit, në lartësinë 850 m mbi nivelin e detit. Përbën një burim karstik, që del në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të triasit të sipërmë -jura e poshtëme dhe terrigjenëve, por i rregulluar në formën e çezmës ose kroit. Ka ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijon një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale malore Klos – Guri i Bardhë – Linos.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.